Në vitin 2008 do ta fillojmë mbindërtimin e sistemit të ujësjellësit në f. Vapilla, Ohër, dhe do ta fillojmë Projektin për ujësjellës të lagjes Kodra e Diellit në Tetovë;
Do të ndërmarrim masa sanuese në rrjetin e ujësjellësit në f. Llakoçerej i Poshtëm, Ohër, dhe do ta përfundojmë sistemin e ujësjellësit në f. Moroishtë, Strugë. Afati: fillimi i aktiviteteve në vitin 2008;
Projekti i cili filloi në fillim të vitit 2008 dhe përfshin 6 liga kombëtare universitare për basketboll, futboll të vogël, shah, dhe ping-pong. Projekti do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.
Do të bëjmë revalorizim të vlerave të Liqenit të Ohrit në interes së mbrojtjes së tij më të madhe, do të përcaktojmë status të vendit të Ramsarit për Liqenin e Dojranit, shkallë të mbrojtjes për malin Jabllanica dhe mundësi për ta futur…
Strategji nacionale për mbrojtje të natyrës, e cila do të përmbajë baza afatgjate për politikat për mbrojtje të natyrës dhe plane për menaxhim me rajonet e mbrojtura. Afati:viti 2009.
Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtje të natyrës dhe biodiversitetit, do të përgatisim Listë të kuqe të llojeve të kërcënuara të kafshëve dhe të bimëve, në të cilën do të përshkruhet në mënyrë të saktë gjendja e këtyre llojeve në natyrë…
Do të ndërtojmë stacion për filtrim të ujit në Gjevgjeli. Projekti me konstruksion financiar prej 6 ilionë eurosh do të përkrahet nga Qeveria e Maqedonisë, plani grek për rekonstruim dhe qeveria e Zvicrës. Ndërtimi do të fillojë deri në…
Do të formojmë Drejtori për ujërat në kuadër të Ministrisë për mjedis jetësor dhe do t'i përforcojmë kapacitetet institucionale për menaxhim me rajonet me derdhje të lumenjve. Afati: viti 2012;
Do të punojmë në rregullimin dhe promovimin e vlerave të Parqeve nacionale si zona të mbrojtura të rangut më të lartë. VMRO-DPMNE do të ndërmarrë masa për përgatitje të planeve hapësinore për tre parqet nacionale deri në vitin 2011.
Do të përkrahim implementim të projekteve që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emetimeve të gazrave të serrës, nëpërmjet masave në sektorin energjetik, bujqësi, infrastrukturë (ndriçim rrugor), pyllëzimi, përkrahjes së teknologjive të pastra,…
Do të bëjmë rekonstruksion të shtigjeve për atletikë në stadiumet e qytetit në Shkup dhe në Ohër. Në stadiumin e qytetit në Shkup, një pjesë të madhe të investimit, sipas paralajmërimeve do ta sigurojë Komiteti Olimpik i Maqedonisë,…
Tribuna veriore, perëndimore dhe lindore, semafor i madh, ripërtrirje e barit dhe mbështjellës i jashtëm rreth Stadiumit të qytetit në Shkup. Ndërtimi i tribunës veriore tashmë është në ndërtim e sipër, dhe do të përfundojë në qershor të…
Qeveria do të investojë në ndërtimin e një vendqitjeje profesionale me standarde, ku do të mund të mbahen edhe kampionate evropiane dhe botërore. Afati: 2011