Meta fakt: Kisella Voda vendosi një stacion të dytë matës për cilësinë e ajrit
Në Kisella Vodë deri më tani ka punuar vetëm stacioni matës në Shtëpinë e Kulturës “Biljana Beliçanec”. Duke pasur parasysh se tani është vendosur një tjetër stacion matës, mund të konstatojmë se premtimi i kryetarit të Komunës së Kisella Vodës nga programi parazgjedhor është realizuar.
Kryetari i komunës së Shkupit Kisella Voda, Orce Gjorgjievski, në nëntor të vitit 2021 ka njoftuar se rreth të gjithë ndotësve më të mëdhenj në komunë do të vendosen stacione matëse që do të përcaktojnë cilësinë e ajrit.
Edhe pse dy vjet më vonë stacioni matës pranë Shtëpisë së Kulturës në Kisella Vodë ishte i vetmi funksional, kryetari Gjorgjievski së fundi, më 29 shkurt 2024, e realizoi këtë premtim dhe për të kontrolluar ndotjen e ajrit në afërsi të Çimentos USJE Sh.A. komuna ka instaluar një stacion matës në parcelën e kompanisë. Prandaj këtë premtim të Gjordjievskit e vlerësojmë të realizuar.
Është një pajisje që ka një instrument të tipit Aeroqual AQS-1. Klasa e saktësisë për matjen e grimcave PM 10 është në dy matje dhe përfshin grimcat PM1, PM2.5; PM 10 dhe TSP. Gama e madhësisë së grimcave është nga 0,1 mikrometër në 40 mikrometra. Matjet do të kryhen në përputhje me standardet dhe direktivat e BE-së, thuhet në njoftimin e Komunës së Kisella Vodës.
Gjorgjievski tha se tani në lëvizje janë organet kompetente, gjegjësisht është e pashmangshme nevoja për angazhim jo selektiv të qytetit të Shkupit dhe pushtetit qendror përmes ministrive të tyre përkatëse për parandalimin e ndotjes së ajrit.
Stacionet matëse që përcaktojnë praninë e substancave ndotëse në ajër janë vendimtare për të kuptuar shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit dhe përmes matjeve mund të përcaktohet se cilat substanca ndotëse janë më të pranishme, në cilat periudha kohore ndotja është më e madhe dhe përveç alarmimit të popullatës, me autoritetet mund të përcaktojnë edhe masat e ardhshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
Në Kisella Vodë deri më tani ka punuar vetëm stacioni matës në Shtëpinë e Kulturës “Biljana Beliçanec”. Duke qenë se tashmë është vendosur edhe një stacion matës, mund të konstatojmë se premtimi i kryetarit të Komunës së Kisella Vodës nga programi parazgjedhor është realizuar.
BURIMET:
Маkfaks, 20.11.2021 – Në Kisella Vodë është vendosur stacioni matës për cilësinë ee ajrit (kontrolluar më 05.03.2024)
Ueb faqja e Komunës së Kisella Vodës, 29.02.2024 – Gjorgjievski veendosi sttacion matës në parcelën e Cementarnicës (kontrolluar më 05.03.2024)
Nezavisen, 20.11.2021 –Stacion matës për cilësinë e ajrit në Komunën e Kisella Vodës (kontrolluar më 05.03.2021)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari