Për Vërtetmatësin

Me publikimin e vertetamtes.mk (www.vertetmates.mk) , Fondacioni “Metamorphosis”  i ofroi në dispozicion opinionit edhe një vegël të rëndësishme për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësi së partive politike karshi qytetarëve.

Vërtetmatësi.mk, nëpërmjet një ekipi profesional nga fusha të caktuara, i analizon premtimet e subjekteve politike dhe i prezanton në formë lehtë të lexueshme, bashkë me statistika sistematike. Çdo premtim i identifikuar vlerësohet me një notë sipas shkallës së realizimit: i realizuar, pjesërisht i realizuar ose i parealizuar. Premtimet që nuk janë logjike ose janë të dhëna në një formë që pamundëson kontrollin vlerësohen si jo konsekuente.

Me informimin dhe njohjen me premtimet dhe me argumentet nga shpjegimet, qytetarët edukohen si të lexojnë dhe interpretojnë programet politike dhe platformat, si dhe si vetë t`i ndjekin dhe t`i vlerësojnë sa nga ajo që është shkruar dhe premtuar është përmbushur.

Vertetmatësi do të vazhdojë të funksionojë për një periudhë më të gjatë dhe do të ndjek realizimin e premtimeve parazgjedhore nga fituesit, si dhe deklaratat e politikanëve të cilat mund të klasifikohen si premtime.

Qëllimi thelbësor i Vertetamtes.mk është që të shtoj njohuritë e qytetarëve, mediumeve, organizatave joqeveritare, por edhe të partive dhe anëtarëve të tyre, të cilët nëpërmjet tij kanë mundësi të njihen edhe me një sërë aspekte të procesit politik në Maqedoni.

2022/23

  • * NED – Fondacioni Nacional për Demokraci (National Endowment for Democracy – ned.org), i financuar nga Kongresi në SHBA, në periudhë prej prillit të vitit 2011 deri në tetorë të vitit 2023. Prej 1 korrikut 2021, Fondacioni “Metarmofozis” dhe Vërtetmatësi filluan ta zbatojnë projektin “Kontroll të fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së” (Fact Checking the Progress of North Мacedonia Towards the EU), i cili gjithashtu, mbështetet nga NED.

 

  • Ambasada holandeze në Shkup, Maqedoni e Veriut – nga 1 nëntori 2021, Fondacioni Metamorfozis dhe Vërtetmatësi filluan zbatimin e projektit “Qendra kundër dezinformimit të Ballkanit Perëndimor: Ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme nëpërmjet mbikqyrjes së gazetarisë” ( (Western Balkans Anti-Disinformation Hub: Exposing Malign Influences through Data-Driven Watchdog Journalism). Projekti zbatohet në bashkëpunim me organizata partnere nga Shqipëria, BeH, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia dhe zbatimi i tij vazhdon në periudhën 2022/23.

 

  • Fondacioni Metamorfosis dhe Vërtetmatësi në vitin 2022 vazhdoi bashkëpunimin me rrjetin social Facebook në kuadër të partneritetit në programin global të verifikimit të fakteve të palëve të treta të këtij rrjeti social në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky lloj bashkëpunimi është arritur nga rrjeti social Facebook me dhjetëra organizata të tjera të verifikimit të fakteve në mbarë botën dhe do të vazhdojë edhe në vitin 2023..

2021/22

  • * NED – Fondacioni Nacional për Demokraci (National Endowment for Democracy – ned.org), i financuar nga Kongresi në SHBA, në periudhë prej prillit të vitit 2011 deri në tetorë të vitit 2020. Prej 1 korrikut 2021, Fondacioni “Metarmofozis” dhe Vërtetmatësi filluan ta zbatojnë projektin “Kontroll të fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së” (Fact Checking the Progress of North Мacedonia Towards the EU), i cili gjithashtu, mbështetet nga NED.

 

  • FBD – Fondi Ballkanik për Demokraci i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (Balkan Trust for Democracy of the German Marshall Fund of the United States – gmfus.org), në periudhën prej vitit 2017 deri në qershor 2018. Prej 1 qershorit 2021, Fondacioni “Metamorfozis” dhe Vërtetmatësi filluan ta zbatojnë projektin “Përgjigje e shpejtë ndaj dezinformatave për vaksinimin” (Rapid Response to Vaccine Disinformation), i cili gjithashtu, mbështetet nga FBD. 
  • Fondacioni Metamorfosis dhe Vërtetmatësi në vitin 2022 vazhdoi bashkëpunimin me rrjetin social Facebook në kuadër të partneritetit në programin global të verifikimit të fakteve të palëve të treta të këtij rrjeti social në territorin e Maqedonisë së Veriut. Ky lloj bashkëpunimi është arritur nga rrjeti social Facebook me dhjetëra organizata të tjera të verifikimit të fakteve në mbarë botën dhe do të vazhdojë edhe në vitin 2023..

2020/21

  • * YouTube/IFCN – më 21 gusht 2020, fitoi grant për zbatimin e projektit “Kundërspin TV”, i cili ka zgjatur për gjashtë muaj (tetor 2020 – mars 2021). Projekti u mbështet nga rrjeti social për shpërndarjen e videove, YouTube, ndërsa aktivitetet për ndarjen e granteve u realizuan nga Rrjeti Ndërkombëtar për Kontrollin e Fakteve (IFCN).
  • * FSHH – Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (fosm.mk) në periudhën prej korrikut deri në dhjetor 2018.
  • * Përveç kësaj, Fondacioni “Metemorfozis” dhe Vërtetmatësi prej gushtit 2020, filluan bashkëpunim me rrjetin social “Facebook”, me çka portali Vërtetmatësi u bë partner në programin global për kontrollin e fakteve nga palët e treta në këtë rrjet social për territorin e Maqedonisë së Veriut, së bashku me dhjetra organizata tjera për kontrollin e fakteve, nga e gjithë bota.

Puna e Vërtetmatësit është e përkrahur nga donatorët në vijim të cilët punojnë për zhvillimin e demokracisë:

Me publikimin e Vërtetmatësit në vitin 2011, si dhe me ueb aplikacionin paraprak Glasomer.mk (glasomer.mk),, Fondacioni “Metamorfozis” e vazhdoi bashkëpunimin rajonal me shoqatat qyetetare “Zashto ne” nga Bosna dhe Hercegovina dhe LiNet nga Serbija për përdorimin e teknologjive të reja për transaprencë më të madhe, përkrahur nga NED, si pjesë e përpjekeve për zhvillimin e demokracisë në rajon. Metamorfozis e vazhdon bashkëpunimin me organizatat të cilat punojnë në këtë sektor nëpërmjet rrjetit rajonal ACTION SEE dhe rrjetit global International Fact-Checking Network (IFCN).’

 

Vërtetmatësi nuk është nën kontrollin redaktues të shtetit, partieve politike apo politikanëve dhe nuk do ta përqendrojë verifikimin e fakteve në një parti apo anë të caktuar politike të spektrit politik.
Vërtetmatësi nuk do të punësojë asnjë person që mban një pozicion të paguar ose të shquar në një parti politike, qeveri ose ndërmarrje publike nën kontrollin e drejtpërdrejtë të një partie politike ose qeverie dhe nuk do të kërkojë ose këshillojë lexuesit të votojnë për ndonjë parti politike, kandidat për post publik ose politika të tjera, përveç atyre që janë të rëndësishme për kontrollin e fakteve.
Vërtetmatësi nuk do të hyjë në asnjë marrëveshje ose partneritet me një parti politike dhe do të trajtojë çdo konflikt të arsyeshëm interesi ose paragjykim politik nga ekspertë ose organizata që citohen ose përdoren.
Anëtarët e redaksive të Vërtetmatësit nuk do të bëjnë deklarata politike në emër të redaksisë dhe nuk do të pranojnë asnjë dhuratë, favorizim apo favor në mjedisin e punës që tejkalon normat e zakonshme shoqërore të mirësjelljes së kolektivit.