Gjendja e krizës nuk është shpallur nga Pendarovski dhe ushtria nuk është pjesë e shërbimit të rojeve të burgut

Фото: Photo by Hédi Benyounes on Unsplash

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës në Njësinë Zgjedhore 3, Dragan Kovacki pretendon rrejshëm se me urdhër të presidentit Pendarovski është shpallur gjendja e krizës dhe se ushtarët dhe pleqtë po i ruajnë të burgosurit tanë. Gjendjen e krizës nuk e ka shpallur Pendarovski por Qeveria dhe pas skadimit të 30 ditëve me vendim të Kuvendit është vazhduar. Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes thekson se Ushtria nuk është pjesë e shërbimit të sigurisë, por është në mbështetje të institucioneve për sigurimin e perimetrit të jashtëm të burgut.

Para mbajtjes së tubimit më 4 prill, VMRO-DPMNE mbajti një panel diskutimi njëorësh, ku deputetët dhe anëtarët e partisë patën mundësinë të ndajnë mendimet dhe qëndrimet e tyre para të pranishmëve. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Dragan Kovçki, anëtar i Komisionit Ekzekutiv dhe bartës i Njësisë Zgjedhore 3, i cili tha:

Aktualisht jemi i vetmi anëtar i NATO-s, i vetmi i ashtuquajtur vend që dëshiron të jetë pjesë e botës së qytetëruar në të cilën ushtria ruan burgjet. Pra kemi një gjendje të shpallur krize, me urdhër të Pendarovskit ushtarët dhe eprorët ushtarak tanë i ruajnë të burgosurit. Dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në botën e qytetëruar. Unë mendoj se përveç Haitit, nuk ka asnjë vend tjetër ku ushtria siguron të burgosur.

[Burimi: Kanali në YouTube i VMRO-DPMNE, Dragan Kovacki – datë: 04.04.2024]

ARSYETIM:

Fushata parazgjedhore presidenciale e nisur javën e kaluar po ecën me vrull të plotë. Politikanët vizitojnë vende të ndryshme, reklamojnë aktivisht në të gjitha ekosistemet mediatike dhe në të njëjtën kohë mbajnë paraqitje të ndryshme publike. E tillë ishte edhe “studioja e hapur” e javës së kaluar e opozitës VMRO-DPMNE, ose më mirë një panel diskutimi para fillimit zyrtar të tubimit. Folës ishin deputetë dhe anëtarë të partisë, ndër ta ishin nënkryetarët e partisë Aleksandar Nikolovski dhe Vllado Misajlovski, sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski, si dhe Dafina Stojanoska dhe Dragan Kovaçki.

Në fokus këtë herë është fjala e anëtarit të Bordit Ekzekutiv dhe bartësit të Njësisë Zgjedhore 3, Dragan Kovaçki. Kryesisht ai i referohet punës së presidentit Stevo Pendarovski, përkatësisht rolit të tij si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të shtetit.

Fillimisht, nuk është e vërtetë se gjendjen e krizës e ka shpallur personalisht Pendarovski. Qeveria e bëri këtë. Vendimi është marrë në seancën e qeverisë dhe ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Siç parashikohet në ligj (neni 31):

Nëse situata e krizës vazhdon të zgjasë më shumë se 30 ditë, Qeveria duhet të kërkojë miratimin e Kuvendit për shtyrjen e afatit ose të propozojë shpalljen e gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme.

Pikërisht kështu ndodhi – më 28 shkurt të këtij viti, pas propozimit të ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, Kuvendi mori vendim për vazhdimin e afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, në me qëllim të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe është forcuar siguria e burgu në “Idrizovë”.

Lidhur me këtë, Ministria e Mbrojtjes thekson për Vërtetmatësin se:

Me këtë vendim miratohet afati i ekzistimit të gjendjes së krizës deri më 30 shtator 2024. Angazhimi i Ushtrisë në Idrizovë është në përputhje me vendimin e mësipërm si dhe me misionin e ushtrisë.

Në lidhje me pretendimin e Kovaçkit se “ushtarët dhe eprorët ushtarak po i ruajnë të burgosurit”, Ministria e Mbrojtjes thekson se:

Ushtria nuk është pjesë e shërbimit të rojes, por është në mbështetje të institucioneve për sigurimin e perimetrit të jashtëm.

Kjo do të thotë se edhe nëse ka ushtarë dhe eprorë ushtarak, ata nuk do të jenë pjesë e policisë së burgjeve, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me vetë të burgosurit.

Sa i përket problemit sistematik të mungesës së personelit në institucionet korrektuese, është i denjë për kritikë dhe kërkon rimendim se si të trajtohet më mirë.

Sipas argumenteve të mësipërme, deklarata e Kovaçkit mund të konsiderohet e pavërtetë. Problemet sistematike që ekzistojnë me burgjet nuk duhet të jenë justifikim për të “trazuarr ujërat” veçanërisht kur ato zbatohen përmes legjislativit dhe jo ekzekutivit.

 

Burim:

  • (04.04.2024) –  Kanali i Youtube i VMRO-DPMNE-së – [kontrolluar më 08.05.2024]
  • (08.06.2023) –Sloboden Peçat „Кризна состојба прогласена во затворот „Идризово“ “Është shpallur gjendje krize në brugun e Idrizovës– [kontrolluar më 08.05.2024]
  • (28.02.2024) – Kuvendi, Propozim vendim për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e situatës së krize – [kontrolluar më 08.05.2024]
  • (05.03.2024) – HRW, „Ligjet e reja forcojnë fuqinë ushtarake mbi civilët– [kontrolluar më 08.05.2024]
  • (22.06.2023) – Rojters, “Hondurasi ia dorëzon kontrollin e burgut policisë ushtarake” – [kontrolluar më: 08.05.2024]

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.