VMRO-DPMNE: Zvogëlimi i emetimeve të gazrave të serrës
Do të përkrahim implementim të projekteve që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emetimeve të gazrave të serrës, nëpërmjet masave në sektorin energjetik, bujqësi, infrastrukturë (ndriçim rrugor), pyllëzimi, përkrahjes së teknologjive të pastra, forsimi i përdorimit të autobusëve ekologjikë dhe përdorimi i lëndëve djegëse ekologjike. Afati: 2009-2012.
Arsyetim:
Është realizuar zvogëlimi i emetimeve të gazrave të serrës. Për pjesën e forsimit të përdorimit të autobusëve ekologjikë dhe lëndëve djegëse ekologjike, nuk ka të dhëna sa ka pasur ndryshime në këtë drejtim. Autobusët e rinj që i dhuroi qeveria janë me motor që e plotëson standardin ЕКО 4, që mundëson emetim të zvogëluar të gazrave dalës dhe harxhim të zvogëluar të lëndëve djegëse.
Linke:
- 24 Press (22.02.2011). Gruevski dhe gjysma e qeverisë në autobus. [Qasur më: 22.05.2011]
- Ministria për mjedis jetësor. Zvogëlimi i emetimeve të gazrave të serrës me përfshirje dhe djegie të gazit në projekt të përbashkët të gjashtë deponive. [Qasur më: 22.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari