Janë siguruar uniforma falas për nxënësit e klasave të parë në Strumicë
Uniforma shkollore për të gjithë fëmijët e klasave të para
[Burim: Programi zgjedhor i Kosta Janevskit për zgjedhjet lokale 2017-292==021 – „Jetë për të gjithë në Strumicë“ (faqe 13) , data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Premtimi i kryetarit të Komunës së Strumicës, Kosta Janevski që do të sigurojë uniforma për të gjithë fëmijët e klasave të para në shkollat fillore në këtë Komunë, dhënë gjatë fushatës të zgjedhjeve lokale (tetor 2017), është realizuar. Ky premtim i Janevës është theksuar në fillim të programit të tij zgjedhor “Jetë për të gjithë në Strumicë”. në pjesën kushtuar nxënësve (faqe. 13), ku, mes tjerash, thuhet:
Uniformat janë shenjë e seriozitetit. Me to fëmijët mund më lehtë të konentrohen në qëllimin kryesor pse janë aty, edukimin dhe arsimimin e tyre, ndërsa më pak do të koncentrohen se si janë veshur… Sigurimi i uniformës shkollore ndihmon në krijimin e atmosferës së punës, gjë për të cilën tregojnë edhe një numir i madh studimesh..
Në fillim të gjysmëvjetorit të dytë vitin e kaluar shkollor një pjesë e mediumeve informuan që uniforma shkollore kanë pranuar 639 . nxënës të klasave të para në shkollat fillore. Këtë vit shkollor, gjithashtu, janë siguruar falas edhe 620 uniforma tjera, me çka sipas kryetarit të Komunës Janevski nga buxheti komunal janë ndarë 650.000 denar. Informacion dhe fotografi që nxënësit e klasave të para janë paisur me uniforma, janë publikuar në ueb-faqen e Komunës së Strumicës.
BURIME:
- Извор:Изборна програма на Коста Јаневски за локалните избори 2017-2021 – „Живот во Струмица за сите“ (стр.13) [Пристапено: 02.10.2019]
- Веб-страница на Општина Струмица (07.02.2019): Училишни униформи за сите ученици во прво одделение во општинските основни училишта [Пристапено: 02.10.2019]
- МИА (07.02.2019): Општина Струмица обезбеди училишна униформа за 639 прводеленци [Пристапено: 02.10.2019]
- Струмицаденес.мк (07.02.2019): Општина Струмица обезбеди училишна униформа за 639 прводеленци! [Пристапено: 02.10.2019]
- Веб-страница на Општина Струмица (30.08.2019): Основните и средните училишта во општина Струмица се подготвени за новата учебна година [Пристапено: 02.10.2019]
- Дрнка.мк (01.10.2019): Јаневски најави бесплатен училишен прибор за 820 деца, униформи за 620 првачиња и ужинка овошје за основците во општина Струмица [Пристапено: 02.10.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari