Janë promovuar dy fusha tenisi në Komunën e Dibrës

Фото; dibra.gov.mk/mk/

Ndërtimi i fushave për tenis 

[Burimi: Programi politik i kryetarit Ruzhdi Lata për Komunën e Dibërs në zgjedhjet lokale 201, data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Në programin për zgjedhjet lokale 2017, kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, në faqe 7 në pjesën “Sport” premtoi ndërtim të fushave për tenis, ky premtim i kryetarit Lata është realizuar. 

Premtimi i Lata-së, për një angazhim më të madh në vendet rekreative mes të cilave bëjnë pjesë edhe fushat e tenisit për banorët e Dibrës, ka qenë pjesë edhe e retorikës së tij në periudhën parazgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2017. 

Pas marrjes së mandatit të tij, tashmë me 13 korrik 2018, kryetari publikoi informacion dhe fotografi në këtë projekt të mbështetur edhe nga Agjencia për rini dhe sport. 

Në kumtesën e Komunës së Dibrës publikuar edhe në Facebook thuhet:

Sot në Komunën e Dibrës ishte i pranishëm edhe zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Gazmend Rustemi i cili u prit nga kryetari Lara. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë promovimi i dy fushave të tenisit të ndërtuara në afërsi të shkollës Penesita. Kryetari deklaroi se një prej prioriteteve të Komunës është edhe zhvillimi i sportit i cili me ndihmën e qeverisë dhe me iniciativë të Komunës janë ndërtuar disa terrene sportive në qytetin tonë. Pas këtyre aktiviteteve, u vizitua edhe stadiumi i qytetit për të cilin u fol për shqyrtim të mundësisë për projektim dhe financim, që në të ardhmen të bëhet rikonstruktimi dhe rritja e standardeve të këtij stadiumi. 

Sipas informacioneve të verifikuara dhe fotografive të publikuara nga vendi ju janë ndërtuar këto fusha, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, ky premtim për “Ndërtimin e fushës së tenisit”, merr vlerësimin si i realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.