Afat prej 3 vitesh, kohë në të cilën ndërmarrësit e rinj do të lirohen nga pagesa e tatimit që të inkurajohen iniciativat profesionale dhe ndërmarrëse te të rinjtë.
Ngritja e institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, përshtatja e legjislacionit aktual që favorizon konsolidimin institucional të kulturës shqiptare, krijimi i fondeve të veçanta, krijimi i infrastrukturës adekuate për…
Ne do të punojmë për stimulimin e shfrytëzimit të internetit nga populli shqiptar, përmes inkuadrimit të shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe në lëminë e informatikës nëpërmjet të programeve arsimore të organizuara në bashkëpunim…
Do të realizojë një model të arsimimit me shanse të barabarta për të gjitha grupet etnike, sociale dhe gjinore. Për ta arritur këtë, ne do të iniciojmë një pakt për arsim që do t’i përfshijë politikanët, shoqërinë civile dhe profesionistët…
Do të sigurojmë më së paku 1000 bursa për studime të rregullta dhe pasdiplomike në lëminë e informatikës dhe të telekomunikacionit në vend dhe jashtë për studentët shqiptarë.
Në të gjitha qytetet në Maqedoninë perëndimore do të hapim Qendra publike për Teknologji Informatike. Në këto qendra do të ketë lojëra, por edhe programe edukative për të gjitha gjeneratat, ndërsa do të ketë mbikëqyrje nga menaxherët për të…
Strategjia e Bashkimit Demokratik për Integrim në raport me mediumet është pengimi i çdo lloji të ndikimit nga qendrat politike dhe të biznesit dhe mundësimi i tyre që të zhvillohen në një ambient demokratik.
Luftimi i papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës, në veçanti për rininë do të vazhdojë me dinamikë më të madhe; Do të zbatohet politikë proaktive për punësim, veçanërisht te të rinjtë në mjediset rurale.
Reformat në gjyqësi do të implementohen në mënyrë efektive dhe do të forcohet pavarësia dhe kapaciteti i përgjithshëm i sistemit juridik; Do të realizohet reforma e prokurorisë publike, pa ndikimin e politikës ditore;
Në përputhje me kërkesat e Komisionit Europian e në drejtim të plotësimit të agjendës euro-integruese të Maqedonisë, në periudhën e ardhshme, Bashkimi Demokratik për Integrim do të punojë dhe sigurojë se: Inkuadrimi dhe avancimi i nëpunësve…
Për studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Europës Jug-Lindore në Tetovë ne do të mundësojmë qasjen falas në internet për qëllime shkencore. Ata gjithashtu do të kenë qasje në internet të instaluar edhe nëpër…
Të gjithë asistentët dhe asistentët e ri të fakulteteve të mjekësisë që duan dhe që do të arrijnë të regjistrohen në studime pasdiplomike ose të doktoraturës, në njërin nga 100 universitet а ranguara më lartë në SHBA ose në ndonjërin nga 10…