BDI: Luftimi i papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës
Luftimi i papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës, në veçanti për rininë do të vazhdojë me dinamikë më të madhe; Do të zbatohet politikë proaktive për punësim, veçanërisht te të rinjtë në mjediset rurale.
Arsyetim:
Sipas raportit të fundit të BE-së për vitin 2010, papunësia në vitin 2009 mbeti shumë e lartë në 32,2% dhe vazhdoi të rritet në vitin 2010. Rreth 24% e të papunësuarve janë të moshës ndërmjet 15 dhe 24 vjet. Papunësia te kjo grupmoshë mbeti shumë e lartë, në rreth 55% (qershor 2010). Niveli i papunësisë mbetet shumë i lartë, veçanërisht te më të rinjtë dhe ata më pak të arsimuarit.
Linke:
- Komisioni Evropian (09.11.2010). Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë 2010. [Qasur më: 24.05.2011]
- F.M. Ndërmarrës. Papunësi rekorde e të rinjve në Maqedoni. [Qasur më: 24.05.2011]
- Marija Mininçiq. TV-ALFA (18 maj 2010). Mbi 50% e të rinjve në Maqedoni të papunësuar. [Qasur më: 24.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari