BDI: 1000 bursa për studentët shqiptarë

Do të sigurojmë më së paku 1000 bursa për studime të rregullta dhe pasdiplomike në lëminë e informatikës dhe të telekomunikacionit në vend dhe jashtë për studentët shqiptarë.

Arsyetim:

Qysh para se BDI-ja të hyjë në koalicionin qeveritar, Qeveria e RM-së si pjesë e programit qeveritar “Maqedonia vend i informatikanëve”, çdo vit ndan nga 125 bursa për informatikë nga 500 bursat e planifikuara për periudhën prej katër vitesh 2007 -2011.

Bursat janë të dedikuara për studentët e talentuar të informatikës në universitetet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë, mirëpo jo edhe jashtë vendit. Bursat u dedikohen të gjithë studentëve, e jo vetëm shqiptarëve. Dihet se në konkursin e fundit prej 125 studentëve që fituan bursa, 20 ishin shqiptarë.

Nuk ka njohuri për ndonjë iniciativë tjetër për bursa për informatikanë, ndërsa nga Ministria për arsim dhe shkencë refuzuan të përgjigjen se a ka dhe sa bursa ka për shqiptarët në fushën e informatikës dhe të telekomunikimeve.

Linke:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.