BDI: 3 vjet lirim nga pagesa e tatimit për ndërmarrësit e rinj
Afat prej 3 vitesh, kohë në të cilën ndërmarrësit e rinj do të lirohen nga pagesa e tatimit që të inkurajohen iniciativat profesionale dhe ndërmarrëse te të rinjtë.
Arsyetim:
Nuk ka të dhëna publike në dispozicion se janë miratuar masa të këtilla. Programi parazgjedhor i BDI-së përsëri përmban premtime të ngjashme, mirëpo kësaj radhe pa kornizë kohore, që në mënyrë indirekte tregon se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Link
- Bashkimi Demokratik për Integrim: “Platformë për bashkim, zhvillim dhe integrim – Zgjedhjet 2011” (prill 2011). Platformë për bashkim zhvillim dhe integrim (PDF). [Qasur më: 21.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari