BDI: Stimulimi dhe institucionalizimi i kulturës shqiptare
Ngritja e institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, përshtatja e legjislacionit aktual që favorizon konsolidimin institucional të kulturës shqiptare, krijimi i fondeve të veçanta, krijimi i infrastrukturës adekuate për aktivitete kulturore në Maqedoninë Perëndimore.
Arsyetim:
BDI ka punuar në konservimin dhe në rekonstruimin e disa xhamive, shtëpive të kulturës, u hap Muzeu i alfabetit shqip në Manastir, dhe Muzeu i lirisë në Shkup, Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës. Mirëpo, opinioni shqiptar ankohet se Qeveria një pjesë shumë të vogël të buxhetit e ndan për kulturën shqiptare, ndërsa në projektin më të madh deri tani, Shkupi 2014, pët të cilin janë harxhuar shuma milionëshe nuk ka investuar asnjë denar për përmendore shqiptare. Teatrot shqiptare dhe Instituti për trashëgiminë shqiptare disa herë janë ankuar për mungesë mjetesh. Sheshi Skënderbeu, i cili duhej të kishte përmendore shqiptare akoma nuk është konkretizuar, e as programi 4 vjeçar për revitalizimin e Çarshisë së vjetër në Shkup.
Linke:
- Televizioni Koha (18.01.2011). 2011-ta Vit i zi për kulturën shqiptare. [Qasur më: 21.05.2011]
- Koha (13.05.2011). Kultura vetëm në kartë apo edhe në vepër [Qasur më: 21.05.2011]
- TV ALB (02.02.2011). Vazhdon “rrënimi” i Institutit. [Qasur më: 21.05.2011]
- Shqip Media (19.10.2010). Një orë e Cecës vlen sa krejt kultura shqiptare në Maqedoni. [Qasur më: 21.05.2011]
- Shqip Media (19.03.2011). Maqedoni, qeveria Gruevski nuk akordon fonde për kulturën shqipe. [Qasur më: 21.05.2011]
- Shqip Media (01.09.2010). Anashkalohet kultura shqiptare në Maqedoni. [Qasur më: 21.05.2011]
- Lajm Press (02.03.2010). Margjinalizohet kultura shqiptare. [Qasur më: 21.05.2011]
- Lajm Press (28.01.2010). Gjithë mjetet për kulturën maqedonase. [Qasur më: 21.05.2011]
- TV ALB (22.03.2011). “Gruevski u parandalua më 1998”. [Qasur më: 21.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari