BDI: Përmirësim i Ligjit për arsim të lartë
BDI do të punojë në përmirësimin e Ligjit për arsim të lartë në funksion të forcimit dhe mbrojtjes së autonomisë universitare dhe lirisë akademike.
Arsyetim:
Kuvendi i miratoi propozim-ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë, me procedurë të shkurtuar i kaloi të gjitha procedurat kuvendore. Përkrahje prej 80 përqind për Ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë tregoi anketa e Institutit për hulumtime politike – Shkup, e porositur nga Ministria për arsim dhe shkencë.
Mirëpo, për Ligjin, negativisht u shprehën një numër i madh profesorësh dhe rektori i UKIM-it, dhe ngritën iniciativë në Gjyqin Kushtetues. Kritikuan se në një nen garantohet pacenueshmëria dhe pavarësia e Universitetit, ndërsa në dispozitat e tjera shkilet autonomia.
Linke:
- Sitel (09.02.2011). Kuvendi i miratoi ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë. [Qasur më: 21.05.2011]
- TV ALFA (20.02.2011). Anketë: Ndryshimet në Ligjin për arsim të lartë janë të mira. [Qasur më: 21.05.2011]
- Radio Evropa e Lirë (10.02.2011). Pse shpejtohet me Ligjin për arsim të lartë?. [Qasur më: 21.05.2011]
- TV ALFA (05.05.2011). Iniciativa për Ligjin për arsim të lartë arriti në Gjyqin Kushtetues. [Qasur më: 21.05.2011]
- А1 (21.04.2011). Ligji për arsim të lartë është kundërthënës. [Qasur më: 21.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari