BDI: Bartshmëria e numrave – Mobile Number Portability (MNP)
Bartja e numrave të telefonave celularë prej një operatori në operator tjetër, mirëpo mbetet e drejta për ta mbajtur numrin e njëjtë.
Arsyetim:
Vendimi dhe i tërë procesi për bartshmëri të numrave (MNP) Mobile Number Portability, i cili filloi të funksionojë më 01.09.2008, ishte në kompetencë të Agjencisë për komunikime elektronike, që është institucion shtetëror, rregullator i pavarur i tregjeve për komunikime elektronike në Republikën e Maqedonisë. Agjencia për punën e saj përgjigjet para Kuvendit të RM-së.
Linke:
- Agjencia për komunikime elektronike (23.07.2009) Raporti vjetor i punës për vitin 2008 (pdf). [Qasur më: 24.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari