Nuk është ndërtuar parking i ri nëntokësor në qendër të Strugës
Premtim: Ndërtimi i parkingut nëntokësor në qendrën e Strugës me partneritet publiko-privat
ARSYETIM:
Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në programin e tij parazgjedhor “Për Komunën që duam” (faqe 16), dha premtimin për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendrën e Strugës. Ky premtim i Merkos është i parealizuar.
Në qendrën e qytetit në Strugë, nuk mund të shihet ndonjë iniciativë për ndërtimin e këtij parkingu nëntokësorë. Informacion për ndërtimin e parkingut nëntokësor nuk ka as edhe në ueb faqen zyrtare të Komunës së Strugës. Më saktë, në të gjithë informacionet e publikuara, thirrjet publike, por as edhe në seancën e fundit, sipas dokumenteve të publikuara, nuk ka iniciativë për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendrën e Strugës.
As në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Strugës dhe në faqen personale të kryetarit Merko, ku zakonisht promovon të gjithë projektet që planifikohen, që janë duke u realizuar ose janë realizuar, nuk ka njoftim për fillimin ose plan për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendër të Strugës.
Me verifikimin e mediumeve lokale në Strugë, por edhe në gjeneratorët e lajmeve, u nxorën të njëjtat rezultate, nuk ka informacione për një iniciativë të tillë.
Sipas verifikimeve të lartshënuara të Vërtetmatësit, ky premtim i kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për ndërtimin e parkingut nëntokësor me partneritet publiko-privat, nuk është realizuar.
BURIME:
- Веб страница на Општина Струга
- Предизборна програма на кандидадот за градоначалник на Општина Струга, Рамиз Мерко
- Официјална Фејсбук страница на градоначалникот на Струга, Рамиз Мерко
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari