Në komunën e Aerodromit nuk u ndërtua tregu i ri modern

Златко Марин (десно). Фото: Скриншот од видео 2017.г

Premtim: TREGU I GJELBRT I MBYLLUR

Komuna e Aerodromit po përballet me mungesën e një tregu të mbyllur modern të gjelbër. Duke ndjekur nevojat e qytetarëve të treguar në takimet e shumta në periudhën e mandatit, një nga projektet kapitale do të jetë ndërtimi i një tregu modern të mbyllur në të cilin do të planifikohen disa përmbajtje: pjesë për shitje të produkteve të kopshtit, pjesë për shitje të produkteve të qumshtit, pjesë për shitje të mishit të freskët, sektori i hortikulturës, shitore, kafeteri, këndi i fëmijëve, parking, hapësira të magazinës për përdoruesit e tregut të gjelbër, ambientet administrative, etj. (Afati: 2018 – 2020)

[Burmi: Programi parazgjedhor i Z. Marin, faqe 26 –  data: tetorë 2017 ]

 

ARSYETIM:

Kryetari aktual i Komunës së Aerodromit, Zlatko Marin, i cili tashmë ka shprehur qëllimin e tij për të kandiduar përsëri në zgjedhjet e ardhshme lokale, gjatë kandidimit të tij për herë të parë katër vjet më parë, u premtoi qytetarëve se Komuna do të ketë një treg të mbyllur të gjelbër. Ky premtim i Marin dhënë në programin e tij parazgjedhor “Jeta në Aerodrom për të gjithë!” (P. 26) nuk është përmbushur.

Një treg i gjelbër modern, i mbuluar dhe shumëfunksional është një shenjë dalluese për të gjitha qytetet moderne. Qytetarët e Komunës së Aerodromit, si pjesë e Qytetit të Shkupit, kanë nevojë për një treg të tillë dhe ne do ta realizojmë atë, tha Marin në program.

 

Përveç programit zgjedhor, Marin përsëriti premtimin në një video të regjistruar në fillim të tetorit 2017, transmetuar në faqen e tij zyrtare në Facebook. Nga teksti në njoftim mund të konkludohet se tregu i gjelbër i mbyllur i planifikuar ishte parashikuar në zonën prapa qendrës tregtare “Biser” në këtë komunë.

Sidoqoftë, kjo nuk ndodhi. Tregu edhe sot e kësaj dite mbetet një premtim i parealizuar.

“Vërtetmatësi” erdhi në këtë përfundim pas kontrolleve të gjera të të dhënave të disponueshme publike në internet, pasi qëllimi për të kontrolluar premtimin përmes shërbimeve zyrtare të Komunës së Aerodromit, u reduktua në përgjigjen:.

Ju informojmë se është duke u zhvilluar një proces për të siguruar stalla dhe një lokacion për hapjen e tregut të parë në Komunën e Aerodromit për produktet organike bujqësore.

 

Megjithëse, pyetja jonë ishte në lidhje me realizimin e premtimit të një “tregu të mbyllur” dhe jo një “tregu për produktet organike bujqësore”.

Kjo u pasua nga një kërkim në internet me motorin e kërkimit Google me fjalë kyçe, por ne nuk gjetëm informacion për ndërtimin e një tregu të gjelbër në Aerodrom.

As kërkimi i plotë i faqes në internet të Komunës së Aerodromit nuk dha asnjë rezultat. Përveç që mund të shihet se “ndërtimi i një tregu të mbyllur të gjelbër” është ndër projektet kapitale në programin e punës së kryetarit (fq.5) (botuar në buletinin komunal të nëntorit 2017).

Informacioni në lidhje me tregun e gjelbër të mbyllur nuk mund të gjendet as duke shfletuar manualisht njoftimet e lajmeve dhe njoftimet e postuara në faqen e internetit të Komunës. Ky projekt nuk përmendet në raportin për punën dy-vjeçare të Kryetarit të Komunës së Aerodromit (2017 – 2019). Më 15 nëntor 2019, një lajm u botua në faqen e internetit që Marin kishte dorëzuar një raport mbi punën e bërë. Në lajme, ekziston një lidhje tjetër që çon në një broshurë me më shumë detaje, pra, në të gjithë përbërjen e raportit, edhe në këtë broshurë të botuar në fund të vitit 2019, mund të shihet se Marin nuk e përmend tregun e mbyllur si diçka për të cilën është punuar ose është planifikuar të punohet.

Gjithashtu,  tregu i mbyllur i gjelbër nuk gjendet në seksionin “Projektet dhe Dokumentet” në faqen e internetit të Komunës. Ky projekt nuk qëndron në projektet aktuale të bashkësive lokale 2017-2019, as në projektet e ardhshme, pra projekte që së shpejti duhet të fillojnë me implementim.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne vlerësojmë se premtimi i Kryetarit të Komunës së Aerodromit për ndërtimin e një tregu të mbyllur nuk është përmbushur.

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.