Shkolla fillore në Grupçin pajiset me fasadë energjetike dhe panele diellor

Фото: ФБ профил на градоначалникот на Општина Желино, Блерим Сејдиу

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në fushatën për zgjedhjet lokale, ndër të tjera, premtoi rinovimin e shkollës fillore në fshatin Grupçin. Ky premtim i Sejdiut, dhënë në programin e tij zgjedhor, në pjesën “Edukimi” – në kuadër të projektit për rinovimin e shkollave fillore në Komunën e Zhelinës (fq.3), është realizuar.

 

 

Premtimi: Rinovimi i shkollës fillore në fshatin Grupçin

 [Burimi: Programi Zgjedhor i Kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, f.3 – data: Tetor 2021]

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në fushatën për zgjedhjet lokale, ndër të tjera, premtoi rinovimin e shkollës fillore në fshatin Grupçin. Ky premtim i Sejdiut, dhënë në programin e tij zgjedhor, në pjesën “Edukimi” – në kuadër të projektit për rinovimin e shkollave fillore në Komunën e Zhelinës (fq.3), është realizuar.

Shkolla Fillore Grupçin kohët e fundit ka marrë një pamje të re, fasadë efikase energjetike dhe panele diellore. Fotografitë e ndërtesës së rinovuar të shkollës janë postuar në faqen zyrtare të Kryetarit Sejdiu në Facebook.

 

Shkolla “Pashko Vasa” në Grupçin, pas 30 vjetësh, merr pamjen e merituar.

 

Kemi instaluar panele diellore në këtë shkollë në mënyrë që të zvogëlojmë konsumin e energjisë elektrike, si dhe të izolojmë fasadën në mënyrë që  nxënësit të mund të mësojnë në kushte më të mira, më të ngrohta dhe më të rehatshme, thuhet në postimin e Sejdiut të punlikuar më 2 qershor.

Fоtо: ФБ профил на градоначалникот на Општина Желино, Блерим Сејдиу

Lidhur me rindërtimin e shkollës në faqen e internetit të Komunës së Zhelinës në tetor të vitit të kaluar, u publikua një informacion i cili, ndër të tjera, thotë:

 Komuna e Zhelinës pranoi projektin e shpallur në janar 2020, i cili zbatohet në kuadër të programit për zvogëlimin e ndotjes së ajrit për vitin 2020 – programi i efiçiencës së energjisë, dhe fondet sigurohen nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore – Sekretariati i Përgjithshëm.

Si pjesë e rindërtimit, do të bëhet një fasadë e re me izolim termik, një investim me vlerë 1,200,000 denarë.

Komuna e Zhelinës konfirmoi për “Vërtetmatësin” se “projekti është zbatuar plotësisht dhe nxënësit do të kthehen në klasa në shtator në një ndërtesë të rinovuar të shkollës”.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, premtimin e Kryetarit Sejdiu për rinovimin e shkollës në fshatin Grupçin, e vlerësojmë si të realizuar.

 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.