Është rindërtuar hyrja lindore e Shkupit
Premtim: Zgjerim i bulevardit “Aleksandër Makedonski”
[Burimi: Programi zgjedhor i Petre Shilegov- “Jetë për të gjithë” fq.19 – data, tetorë 2017 ]
ARSYETIM:
Premtimi i Kryetarit të komunës së Shkupit, Petre Shilegov, për zgjerimin e bulevardit “Aleksandar Makeonski”, dhënë në prag të zgjedhjeve lokale në 2017, është përmbushur. Ky premtim i Shilegovit është pjesë e programit të tij zgjedhor, “Jeta në Shkup për të gjithë!” (fq. 19), në kapitullin “Infrastruktura” mes propozimeve për zgjidhje të reja të trafikut.
Rindërtimin e kësaj rruge, nga kryqëzimi në Autokomandë deri në dalje të qytetit, kryetari i Bashkisë së Shkupit bëri me dije në një konferencë për shtyp në prill të vitit të kaluar (2020), duke njoftuar rinovimin e rrugëve të qytetit.
Zgjerimi i bulevardit “Aleksandar Makedonski” filloi në shtator kur aktivitetet e ndërtimit filluan nga kryqëzimi me rrugën “Brigada 16 Maqedonase” në urën për këmbësorë para kryqëzimit në Hipodrom, i cili lidh këtë bulevard me autostradën .

Punimet e ndërtimit në bulevardin e përmendur në Komunën e Gazi Babës përfunduan tetorin e kaluar, kur seksioni 5.3 km i gjatë në hyrjen lindore të Shkupit u rikonstruktua plotësisht.

Informacionet dhe fotografitë për përfundimin e rindërtimit të kësaj rruge janë publikuar në disa media, ndërsa mund të shihen edhe në faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit.
BURIME:
- Макфакс (30.04.2020): (Видео) Шилегов најави градежна офанзива ова лето [Проверено на: 22.06.2021]
- Грид.мк (30.04.2020): Град Скопје со нова офанзива за изградба и реконструкција на градските улици [Проверено на: 22.06.2021]
- Тајм.мк (05.09.2020): Користете ја обиколницата за влез во Скопје [Проверено на: 22.06.2021]
- Макфакс (05.09.2020): (Видео) Започна реконструкцијата на булеварот „Александар Македонски“ [Проверено на: 22.06.2021]
- Официјална веб-страница на Град Скопје (05.09.2020): Булеварот Александар Македонски се реконструира [Проверено на: 22.06.2021]
- Официјална веб-страница на Град Скопје (08.10.2020): Пуштен во сообраќај булеварот Александар Македонски -источниот влез во Скопје [Проверено на: 22.06.2021]
-
Тајм.мк (08.10.2021):Источниот влез на Скопје од денеска е целосно обновен [Проверено на: 22.06.2021]
- Официјална Фејсбук страница на Град Скопје (20.11.2020):Градежната офанзива за 2020 година е завршена [Проверено на: 22.06.2021]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari