Nuk është vendosur parimi i votimit të dyfishtë në gjyqësor

Foto: Pixabay

 

Premtim: Vazhdimi i avancimit të parimit me votim të dyfishtë në fushat në të cilat nuk zbatohet

 [ Programi zgjedhor i BDI-së “Platforma 2016-2020” faqe 12, data: dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Në programin politik të BDI-së: “Platforma 2016-2020“, me të cilin kjo parti mori pjesë në zgjedhjet parlamentare (dhjetor 2016), në faqen 12 të pjesës “Drejtësi dhe sundim i ligjit“, është dhënë premtimi: “Vazhdimi i avancimit të principit të votimit të dyfishtë në fushat ku nuk zbatohet”, gjë që deri më tani (04.04.2018) nuk është realizuar. 

Dhjetë vitet e kaluara, BDI (si pjesë e qeverisë) kishte iniciativë që parimi për votim me shumicë të dyfishtë të hyjë në fuqi edhe në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit gjyqësor dhe Këshillit për prokurorë publik, por propozimet e tyre nuk janë realizuar (nuk ishin të pranueshme për VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në).

Pasi u hap ky debat në vitin 2010, profesor Mersim Maksuti asokohe, komentoi:

Për të gjithë ligjet që kalojnë me votim të dyfishtë në Parlament, duhet që votimi i dyfishtë të vlejë edhe në Gjykatën Kushtetuese, për atë se mund të ndodhë që ligji i cili kalon në Parlament të hidhet poshtë prej Gjykatës Kushtetuese me një votim të thjeshtë prej shumicës. 

Por, ekspertët ligjor të BDI-së as atëherë, as tani në Platformë, nuk sqarojnë, përveç se në Gjykatën Kushtetuese, si do të zbatohej principi i votimit me shumicë të dyfishtë në fushat e tjera në gjykatë, posaçërisht në gjykata ku vendimet miratohen individualisht prej gjykatësve.

Ky premtim nuk përmendet në planin prioritar të Qeverisë për reforma në gjykatë, dhe kjo mund të vërtetohet dhe me verifikimin e “Planit 3-6-9“, ku në asnjë pikë kushtuar reformave në gjyqësor të cilat tashmë janë zbatuar, as në ato që pritet që të miratohen në Kuvend, nuk përmendet mënyra e votimit, ose ndryshimi i principit sipas të cilit merren vendimet në sistemin gjyqësor. Një iniciativë e tillë nuk përmendet as në deklarata, as në daljet televizive të funksionarëve qeveritar, as edhe planet afatgjate për reforma të Qeverisë të paraparë në sistemin gjyqësor dhe sundimin e së drejtës.

Fundja, premtimi i BDI-së për “avancimin e votimit të dyfishtë”, nuk mban edhe logjikisht. Në asnjë gjykatë deri më tani nuk është implementuar ndonjë parim i tillë – pra votim i dyfishtë në baza etnike. Kështu që, nuk mund të thuhet “avancim” të votimit të dyfishtë, kur një parim i tillë aspak nuk është miratuar në asnjë gjykatë, dhe parë ka ky aspekt ky premtim është jokonsekuent.

Sipas aspektit ligjor të kontaktuar prej “Vërtetmatësit”, eventualisht parimi i ri i votimit të dyfishtë do të mund të zbatohet në Gjykatën Kushtetuese edhe atë për ligje të votuara në Parlament me parimin e Badenterit, si masë kontrolluese për ligjet që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe etnitet tjera .Ndërsa deri te një gjyqësor joselektiv dhe te sundim i së drejtës mund të arrihet me reforma në sistemin gjyqësor, gjykata të marrin një vendim të bazuar në vetëm një kriteri: vendimet duhet të merren në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën, ndërsa përkatësia etnike të mos ketë ndikim në ato vendime.

Duke pasur parasysh faktet e mësipërme, këtë premtim jokonsekuent të BDI-së: “Vazhdimi i avancimit të parimit të votimit të dyfishtë në fusha në të cilat nuk zbatohen”, e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi:  Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.