Fuqizimi i ligjit për gjuhët edhe më tej ngelet çështje e hapur

Votimi i Ligjit për përdorim të gjuhëve, hapi dyshime të reja. Foto: printscreen

Ligji për gjuhën shqipe i cili do të avancojë shfrytëzimin e gjuhës shqipe në Maqedoni (shtylla e 3 e premtimeve kryesore të BDI-së)

 

ARSYETIM:

Një prej premtimeve kyçe të BDI-së me vite,  ligji me të cilin do të avancohet shfrytëzimi i gjuhës shqipe në Maqedoni dhe do të mundësojë përdorim më të gjerë, është dhënë pothuajse në të gjithë fushatat zgjedhore, në të gjithë zgjedhjet në të cilat ka marr pjesë BDI si parti, ndërsa e fundit edhe në zgjedhjet parlamentare me 11 dhjetor të vitit 2016.

Pas votimit të këtij ligji në Parlament, edhe pse me muaj vonesë që prej premtimit të fundit, e vlerësojmë si premtim të realizuar nga BDI, sepse ligji është votuar, por, përsëri, duket pasur parasysh faktin se i njëjti nuk është nënshkruar dhe nuk ka hyrë në fuqi, vlerësimi përfundimtar është se premtimi është duke u realizuar.

Ligji për gjuhët ka qenë premtim me prioritet i BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët para zgjedhjeve parlamentare, me çka, sipas mediumet, ka pasur edhe marrëveshje të nënshkruar me LSDM-në qeverisëse për votimin e këtij ligji në 100 ditët e para. Ahmeti në fushatën zgjedhore parlamentare në dhjetor të vitit 2016 përmendi 5 shtylla në programin e BDI-së në qeverinë e tij, mes të cilave, si numër tre ka qenë implementimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipet në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Ligji për gjuhët,gjegjësisht për avancimin e gjuhës shqipe ka qenë pjesë edhe e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, të ashtuquajturës “Platforma e Tiranës” e përbërë prej kërkesave të partive politike shqiptare për koalicionin e ri qeveritar, e cila ka qenë shkak i përplasjeve të ashpra ndërpartiake gjatë krizës politike e cila pati kulmin me ngjarjet në Kuvendin e RM-së me 27 prill të vitit 2017.

Përsëri, ky ligj nuk u gjend në shtëpinë legjislative në 100 ditët e para, siç ishte caktuar, debati për të filloi me 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin për çështje evropiane, përderisa shumica parlamentare i ka konstatuar nevojat për implementimin e tij me 15 nëntor të të njëjtit vit. Për votimin e parë të këtij ligji duhet që të pritej deri me 11 janar të vitit 2018, kur Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratuar me 69 vota “pro” dhe pa praninë e opozitës. Por, siç edhe pritej nga opinionn, ligji nuk u nënshkrua nga Presidenti Gjorgje Ivanov me arsyetimin se rrezikon karakterin unitar të shtetit, sovranitetitin dhe integritetin territorial të Maqedonisë dhe nxit bllokim të tërësishëm të institucioneve. Në daljen e tij ai tha se ligji është votuar pa debat publik, pa opozitën dhe pa interpretim profesional nga ana e ekspertëve, ndërsa është keqpërdorur edhe flamuri evropian me atë se ligji është shënuar si reformë evropiane.

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, pas 30 ditëve, duke u thirrur në paragrafet 3 dhe 4 prej nenit 38 të Ligjit për Kuvendin, si dhe në nenin 173 nga Rregullorja e Kuvendit, me 14 mars përsëri e futi në procedurë, dhe për herë të dytë është shqyrtuar dhe miratuar prej shumicës parlamentare dhe përkrah tentimit për pengesa të opozitës me 34 mijë amendamente dhe pengesave fizike në ditën e votimit.

Pasi presidenti Ivanov sërish  për herë të dytë u shprehë se nuk do ta nënshkruaj ligjin në fjalë, Xhaferi paralajmëroi se presidenti është i detyruar që ta bëj këtë, me çka para mediumeve deklaroi:

Neni 75 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë është i qarët pas votimit të dytë të ligjit me shumicë votash prej deputetëve të Parlamentit, siç është rasti me ligjin, Presidenti është i detyruar që të nënshkruaj këtë ligj. Në të kundërtën shkel normat e Kushtetutës.  

Qëndrim të njëjtë ka edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili poashtu, vlerëson se Ivanovi është i detyruar që të nënshkruaj këtë ligj, pasi i njëjti është votuar për herë të dytë në Kuvend.

Përsëri, Ivanvoi nuk do të nënshkruaj ligjin për gjuhët, dhe pa “aminin” e tij, ligji nuk do të publikohet në “Gazetën zyrtare”, dhe me këtë edhe nuk do të hyjë në fuqi. Për zgjedhjen e këtij problemi ka edhe mendime të ndryshme në opinionin. Disa argumentojnë se ligji mund të hyjë në fuqi vetëm me nënshkrimin e Xhaferit, ndërsa argumenteve të tjera thonë se duhet që të kërkohet interpretimi prej Gjykatës Kushtetuese, prej ku do të konstatohet kushtetueshmëria e këtij ligji.

Nga Qeveria kohë më parë deklaruan se ky ligj, pas miratimi, mund që të dërgohet në Komisionin e Venecias, prej ku mund të shënohen vërejtjet në ligj, mendim të njëjtë ndanë edhe kryeministri Zaev, i cili vlerëson se Ivanov duhet të nënshkruaj ligjin dhe të lejojë që ai të merr jetë, dhe për këtë të sqarohen në Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionin e Venecias. Refuzimi i Presidentit Ivanov që të nënshkruaj ligjin, sipas tij, paraqet “shkelje flagrante të Kushtetutës dhe qyqari”.

Sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Parlament, e vlerësojmë si të realizuar nga ana e BDI-së, sepse ligji është votuar, por përsëri, ai nuk është nënshkruar dhe nuk ka hyrë në fuqi, dhe vlerësimi final i premtimit është, duke u realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.