Vuçiq manipulon me referendumin, hesht faktin që ishte konsultues
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mbrëmë (01.10.2018) nga Moska e komentoi rezultatin e referendumit në Maqedoni (30.09.2018), duke dhënë deklaratë manipuluese në të cilën heshti një fakt mjaft të rëndësishëm- që referendumi ka karakter konsultativ, që le hapësirë për trajtim të gabuar dhe tendencioz të rezultatit. Më posh ju përcjellim deklaratën e Vuçiqit, e cila sipas metodologjisës së Vërtetmatësit, e vlerësojmë së jokonsekuente.
Nuk më takon mua të përzihem në punët e brendshme të një vendi të sovran. Frikohem dhe më duket që disa njerëz nga bota na nënvlersojnë neve popujve të Ballkanit dhe mendojnë që munden gjithçka- mendojnë, të shohim nëse mundemi me popullin, nëse jo, nëse nuk mundet me popullin, do të mundohemi me presion ndaj deputetëve, nëse nuk mundet as ajo, nuk ka rëndësi, patjetër të jetë ashtu…Do t`i lusja njerëzit nga Evropa dhe bota të tregojnë respekt ndaj neve popujve të vegjël dhe të tregojnë që e kutpojnë atë që po ndodh, tha Vuçiq.
Ai, gjithashtu, vlerson që “nuk mund të kontestohet çfarë mendon populli dhe nuk mund asgjë të imponohet nga jashtët“:
Për sa i përket botës, prisja të kuptohen arsyet e vërteta të daljes së ulët dhe prisja dikush ta vlersojë këtë në formë reale. Nuk mund të harroni mendimin e popullit, Evropa patjetër të veprojë më me përgjegjshmëri, theksoi Vuçiq.
Ai theksoi që Serbia ka qëndrim të qartë për këtë, që do ta respektoj çdo marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë, por që nuk mund të anashkalohet çfarë mendon populli dhe nuk duhet asgjë të imponohet nga jashtë.
Njerëzit janë të pjekur, serioz edhe në vendet e Ballkanit, dikush këtë duhet ta kuptoj, porositi presidenti i Serbisë
[Burimi: B92 и МКD Data: 02.10.2018]
ARSYETIM:
Duke u shprehur për referendumin në Maqedoni, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një dalje jo korrekte politike nga Rusija, dha deklaratë të cilën e vlersojmë si manipuluese dhe “jokonsekuente”. Me një dozë të dukeshme tendence Vuçiq lëshoi mesazhe që Evropa duhet të sillet më përgjegjshëm, që, për të edhe pse ka qenë me rëndësi reagimi i Unionit Evropian dhe botës për referendumin në Maqedoni, megjithatë ai ka pritur qasje më ndryshe dhe më të kuptueshme për arsyet e vërteta të daljes së ulët. Më pas presidenti i Serbisë, rastësisht apo me qëllim, aspak nuk e përmend faktin që referendumi ishte konsultativ, më sakt që ky referendum ështlë shpallur për “konsultimin e qytetarëve” dhe që vendimi në këtë referendum nuk është i patjetërsueshëm. Injorimi i këtij momenti të rëndësishëm për sa i përket karakterit të referendumit, le hapësirë për manipulim, trajtim të turbullt dhe të pasaktë të numrave dhe nxjerrje të konstatimeve të pasakta për rezultatin e referendumit.
Në ligjin për referendum dhe formave tjera të përcaktimit, në Nenin 8, është definuar që “referendumi shpallet për shkak të vendimit të qytetarëve ose për konsultim të qytetarëve”, dhe që:
Vendimi i marrë në referendum për vendimmarrje është i obligueshëm.
Vendimi i marrë në referendum për konsultim nuk është i obligueshëm.
Ndërsa në Nenin 27 është përcaktuar
Në rastet e konsultumit paraprak të qytetarëve për çështje të interesit më të gjërë Republika e Maqedonisë mund të shpall referendum në nivel shtetëror për konsultim të qytetarëve (referendum për konsultim)
Domethënë ka dallim mes, referendumit që vendos (i obligueshlm) dhe referendumit për konsultim (konsultativ). Referendumi që u mbajt të dielën (30.09.2018), ishte organizuar në nivel shtetëror dhe ishte konsultativ, që nga fillimi kur u shpall dihej që, procedura më pas do të vazhdoj në Kuvendin e RM-së nëpërmjet ndryshimeve Kushtetuese,
Në pjesën e parë, pjesën kaotike të deklaratës së Vuqiç, ai, megjithatë, qartë implikon sikur pas gjithë kësaj që ndodh në Maqedoni të qëndroj disa “njerëz nga bota”, të cilët neve popujve të Ballkanit në nënçmojnë dhe mendojnë që gjithçka mundet, që më pas ta përshkruaj këtë “nënçmim” sikur ata “njerëz nga bota” të qëndrojnë pas referendumit (“të shohim nëse mundet me popullin”), sikur “ata njerëz nga bota” të qëndrojnë pas idesë për ndryshime Kushtetuese (“do të mundohemi me përqindje ndaj deputetëve”) dhe sikur “ata njerëz nga bota” me forcë do ta shtyjnë këtë proces me forcë (“kjo duhet ashtu të jetë”). Duke e sforcuar këtë teori të fjalëve boshe dhe mendimeve të cekta. Gjithë këtë të cilën Vuçiq ua mvesh “disa njerëzve nga bota”, është në fakt e paraparë në nenin 1, pikën 4 nga Marrveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë në qëndrimet a) deri në g) dhe nuk në të nuk ka “njerëz nga bota” të cilët do të qëndronin prapra dhe do t`i tërhiqnin litarët:
4. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Palët do t`i realizojnë hapat në vijim:
а) Pala e dytë pa vonesa do ta dërgojë këtë Marrëveshje në Kuvend për ratifikim.
b) Pas ratifikimit të Marrëveshjes në Kuvend të Palës së dytë, Pala e dytë do ta informojë Palën e parë që Kuvendi i Palës së dytë e ka ratifikuar Marrëveshjen.
v) Pala e dytë, nëse vendos, do të mbajë referendum.
g)Pala e dytë do ta fillojë procedurën e miratimit të amandamenteve në Kushtetutë, siç është paraparë në këtë marrëveshje.
d) Pala e dytë në tërësi do të implementojë amandamentet në Kushtetutë deri në fund të vitit 2018.
gj) Pas informimit nga Pala e dytë për mbarrim të procedurës për miratimin e amandamenteve të lartëpërmendura në Kushtetutë dhe për mbarimin e të gjitha procedurave të brendshme juridike të nevojshme për hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje, Pala e parë menjëherë do ta ratifikoj këtë Marrëveshje
E turrbullt është edhe pjesa e deklaratës së Vuçiq në të cilën thotë që nga bota ka pritur “qasje më ndryshe për arsyet e vërteta të daljes së ulët”, si dhe ka pritur ” dikush këtë ta shoh në formë më reale”, duke shtuar që nuk mund “të harrohet çfarë mendon populli” dhe duke nënvizuar që “Evropa duhet të veproj me më shumë përgjegjshmëri”.
Vuçiq përsëri është i paqartë (fillimisht thotë “bota” pastaj thotë “Evropa”) dhe përsëri sikur dëshrion në fshehtësi të thotë që ai i di arsyet për “daljen e ulët”, që bota, gjithashtu, i dinë, por sikur bota nuk donë ti kuptoj dhe t`i shohë, gjegjësisht sikur i fsheh përshkak të njëfarë ineresi të vet dhe qëllimeve tjera në prapravijë. Dhe nënkuptihet, nuk na refleton me urtësinë e saj, gjegjësisht nuk na tregon përse dalje ka qenë e “ulët”.
Si e para, a ka qenë dalja e vogël apo jo është çështje që mund të diskutohet. Ka shumë analist të cilët vlerësojnë që dalja është e vogël duke pas parasysh bojkotin e fshehur nga grupe anonime. Këto analistë vlersojnë që, nëse VMRO-DPMNE do të apelonte te votuesit e tyre të votojnë, referendumi do të kalonte, por që kësaj partie më shumë i intereson të kthehet në pushtet nëpërmjet obstruksioneve, sa që për to është me rëndësi integrimi euroatlantik i vendit.
Në anën tjetër, mendohet që kryeminsitri Zaev dhe Qeveria duhej të gjente mënyrë që në një farë mënyre t`i bind anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së të votojnë edhe përkundër thirrjeve për bojkot, apstenim dhe sulmet ndaj marrëveshjes nga vetë kryesija e partisë, Vuçiq duhet të pyes veten a do të kishin suksesë partitë opozitare serbe nëse do të mundeshin të bindin kryesinë e partisë dhe simpatizantët e partisë së tij të dalin në referendum, nëse ai paraprakisht i kërkonte anëtarësinë e tij dhe simpatizantët për bojkot të atij refendumi, Thjesht, është shumë të kërkohet nga një lider partiak në Ballkan (edhe në Evropë) të bind simpatizantët e partisë kundështare ta dëgjojnë atë dhe jo kryesinë e tyre. Po, teorikisht edhe kjo është e mundur, por në praktië, kjo pothuajse nuk ka ndodhur në historinë politike të rajonit.
Sipas rezultateve zyrtare që i publikoi KSHZ ( pas përpunimit të 100 përqind të vendvotimeve), në referendum kanë votuar 666.743 qytetarë ose 36,91 nga gjithësej të regjistruar 1.806,336 në Listën zgjedhore. Në pyetjen e referendumit “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë”. “për” janë deklaruar 91,46 përqind, ose 609,814, “kundër” janë deklaruar 5,65 përqind ose 37,700 votues, ndërsa të pavlefshme janë 19,221 fletvotime ose 2,89 përqind.
Këto rezultate nga referendumi, me të vërtetë pushtetit nuk i lënë hapësirë për triumfalizëm dhe eufori.Por, gjithashtu, pa marrë parasysh që nuk u kap censusi, nuk guxohet të anashkalohet vullneti i 609,813 qytetarëve të cilët pozitivisht janë deklaruar në kushte të organizimit të dyfishtë të bojkotimit të referendumit.
Kështu që, kryeminsitri Zoran Zaev ka të drejtë legjitime, por edhe obligim, këtë përkrahje të madhe ta kthej në aktivitet politik në Kuvend. Ndërsa nëse aty nuk arrijnë të siguroj shumicë (80 vota), të organizohen zgjedhje të reja parlamenta që të plotësohen obligimet e Marrëveshjes me Greqinë si kusht për avancim përfundimtarë drejt NATOS-s dhe EU-së.
Rruga për dalje të vendit nga kriza është kjo, alternativë tjetër, të paktën publikisht, nga dikush nuk është deklaruar. As edhe nga Vuçiqi.
BURIMET:
- Б92 (01.10.2018): “Ljudi su ozbiljni na Balkanu, neko to mora da razume” [Пристапено: 02.10.2018]
- Тајм.мк (01.10.2018): Вучиќ за референдумот во Македонија: „Европа мора да биде поодговорна“ [Пристапено: 02.10.2018]
- МКД (01.10.2018): Вучиќ: Луѓето се сериозни на Балканот, некој тоа мора да го сфати [Пристапено: 02.10.2018]
- Тајм.мк (30.09.2018): Заев: или одлука во парламентот или предвремени избори [Пристапено: 02.10.2018]
- Дојче Веле ( 30.09.2018): Заев: или одлука во парламентот или предвремени избори [Пристапено: 02.10.2018]
- Право.орг.мк : Закон за референдум и други облици на непосредно изјаснување на граѓаните [Пристапено на 02..10.2018]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari