BDI: Pengimi i ndikimit mbi mediumet
Strategjia e Bashkimit Demokratik për Integrim në raport me mediumet është pengimi i çdo lloji të ndikimit nga qendrat politike dhe të biznesit dhe mundësimi i tyre që të zhvillohen në një ambient demokratik.
Arsyetim:
Kritika më e re në raportin e fundit të BE-së për vitin 2010, ishte për seriozitetin e shkeljes së lirisë së të shprehurit në Maqedoni. Numri i gjobave për ofendim dhe kërcënim të gazetarëve është dyfishuar dhe mediumet edhe më tutje janë subjekt i ndikimit politik dhe ekonomik. Përfaqësues dhe organizata ndërkombëtare përmendin gjendje dështuese në sferën mediatike dhe në mënyrë demonstrative kërkohet nga institucionet, qendrat politike dhe pronarët e mediumeve, të mundësojnë zbatim joselektiv të regullativës dhe funksionim të lirë të mediumeve, pa asnjë lloj presioni.
Linke:
- Komisioni Evropian (09.11.2010). Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë 2010. [Qasur më: 24.05.2011]
- Radio Evropa e Lirë (03.05.2011). Liria e mediumeve në Maqedoni është e kërcënuar, thonë organizatat. [Qasur më: 24.05.2011]
- А1 (06.05.2011).Brukseli kërkon liri për mediumet. [Qasur më: 24.05.2011]
- Toni Gllamçevski. Dojçe Vele (03.05.2011). Gjendja e mediumeve në Maqedoni nuk përmirësohet. [Qasur më: 24.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari