BDI: Përmirësimi i klimës së biznesit
Klima e biznesit do të përmirësohet përmes forcimit të shtetit ligjor, përforcimit të rolit dhe mandatit të agjencioneve rregullatore dhe mbikëqyrëse.
Arsyetim:
Sipas raportit të fundit të BE-së për vitin 2010, dobësitë në sundimin e të drejtës, veçanërisht në gjyqësi, e cila karakterizohet me procedura të ngadalshme, mjete të pamjaftueshme dhe zbatim jo të sigurt të marrëveshjeve, dhe korruptimi i përhapur, vazhdojnë të kenë ndikim negativ në ambientin e biznesit.
“Investitorët e huaj do të vijnë kur do t’u garantohet se do të ketë sistem gjyqësor të paanshëm dhe do t’u sigurohet administratë publike efikase”, tha kryetari i Komisionit Evropian, Zhoze Baroso, më 4 prill në Ohër.
Edhe pse, sipas Doing Bussines të Bankës Botërore, Maqedonia është në vendin e 32-të në vitin 2010, në krahasim me vitin 2009 kur ishte në vendin 69-të, megjithatë investime nuk ka. Poashtu, edhe vetë ministri për ekonomi e pranoi se nuk ka investime, edhe pse Maqedonia është vendi më i lirë për investim.
Linke:
- Komisioni Evropian (09.11.2010). Raporti për përparimin e Republikës së Maqedonisë 2010. [Qasur më: 24.05.2011]
- А1 (10.04.2011).Çdo i treti qytetar i Maqedonisë është i varfër. [Qasur më: 24.05.2011]
- ALSAT-M (11.05.2011). Еdhepse të lirë, përsëri askush nuk na do. [Qasur më: 24.05.2011]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari