BDI: Qasje në internet pa tel për fakultetet dhe konviktet studentore

Për studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Europës Jug-Lindore në Tetovë ne do të mundësojmë qasjen falas në internet për qëllime shkencore. Ata gjithashtu do të kenë qasje në internet të instaluar edhe nëpër konviktet studentore.

Arsyetime:

Sipas zëdhënësit të USHt-së ky universitet aspak nuk ka të ndërtuara konvikte askund në Maqedoni ku ka fakultete të saja, ndërsa internet pa tel ka vetëm në disa pjesë të rektoratit në Tetovë.

Sipas zëdhënësit të UEJL-it, ky unversitet studentëve u mundëson falas internet pa tel, mirëpo kjo nuk është investim shtetëror e as projekt.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.