FJALA NË FUNKSION TË DEMAGOGJISË: Përzgjedhje nga deklaratat e analizuara në vitin 2016

Në një formë apo tjetër, shumë deklarata i kanë "ikur" të vërtetës. Foto: pixabay.com

 

 

Vlladko Gjorçev ankohet për censurim të lirisë së bastioneve pro-qeveritare?! (19.12.2016)

Vlladimir Gjorçev është më së paku 18 vite në politik dhe shumë mirë i di rrethanat politike në vend, prandaj kur thotë se LSDM dhe disa OJQ kanë dashur që të censurojnë mediumet në Maqedoni, veçanërisht televizionin “Sitell” dhe “Tv Nova” – “bastionet e fundit të lirisë”, thotë të pavërtetën.

 

Gazifikimin dhe hekurudhën Manastir – Kremnicë, VMRO DPMNE i premton për dhjetë vite me rradhë (26.11.2016)

Një deklaratë të tillë të bartësit të listës në njësinë e pestë zgjedhore, Antonio Milloshovskit, në të cilën mes projekteve kapitale të planifikuara të VMRO DPMNE-së në periudhën katër vjeçare, përmendi tubacionin kryesor të gazit dhe rinovimin e hekurudhës prej Manastiri kah Greqia, e vlerësojmë si jokonsekuente, sepse në dhjetë vitet e kaluara (2006-2016) partia e tij shumë herë i ka premtuar këto projekte.

 

Kur LSDM propozon pagë më të lart minimale është populizëm, ndërsa kur premton VMRO DPMNE, nuk është populizëm! (22.11.2016)

Të kujtojmë se me 13 shtator të vitit 2015 grupi i deputetëve të LSDM-së paraqiti në Kuvend propozim për ndërrim të ligjit me të cilin paga minimale do të rritje në 11.000 denarë dhe kjo shumë do të vlejë për të gjitha degët.

 

Ajo që është e qartë për një fëmijë të vogël, nuk është e qartë për profesoreshën Dodovska (28.10.2016)

Problemi i deklaratës së Ivanka Dodovska është se ajo në emision u paraqit si profesoresha universitare, ndërsa deklarata, de fakto, është qëndrim politik. Sepse, si do të interpretohej ndryshe, kur profesoresha e shkencave juridike shprehet se PSP është para-institucion, dhe përdor termet si “kriza artificiale”, “mbajtësi të ombrellës”, “mentor”…?

 

Kush do t’i heq paditë e fëmijëve që nuk kanë mbiemra të “njohur”?! (28.10.2016)

Nëse para njëzet viteve personat udhëheqës partiak në pushtet i kanë mbyllur sytë para shkeljeve të “djalit të ish ministrit”, tani nuk lihet hapësirë për të shprehur habi për shkak të mistifikimit të dikujt dhe rolin e ndërtimit të kultit të “familjes”, ndërsa aq më pak të shprehim habi për rrënimit të institucioneve dhe mosfunksionimit të rendit ligjor.

 

Për gjithçka që u ra dakord, VMRO-DPMNE bëri obstruksione, posaçërisht ndaj PSP-së (04.10.2016)

Me disa analiza me shumë fakte, shumë herë gazetarët, politikanët, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të huaj diplomatik kanë thënë se VMRO DPMNE bënte pengesa në pjesën më të madhe të detyrimeve nga Marrëveshjes së Përzhinos. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që dy herë erdhi deri te anulimi i zgjedhjeve me vlerësim nga të gjithë (përveç se VMRO DPMNE-së), me arsyetim që nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.

 

A është e mundur që Minoski të mos dijë vlerësimin e kredive në shtetin ku është ministër i Financave? (19.09.2016)

Ajo e cila është më konfuze në këtë deklaratë të Minoskit është fakti se ai në atë dy herë fletë për një farë ulje të rejtingut kreditor, por nuk referohet në vlerësimin e “Fitch” , atëherë ngelet ulja e rejtingut kreditor në vend nga ana e “Standard and Poor’s” nga viti 2013. Sepse tjetër nuk ka. Agjencia e tretë më e madhe për dhënien e rejtingut kreditor (apo agjencia kreditore) është “Mood’s”, por ajo nuk ka kryer rejting kreditor në vend..

 

VMRO DPMNE vs. PSP: Kundër fakteve me gjuhën e urrejtjes (16.09.2016)

Në bazë të kësaj akuze ashtu siç informoj Fetai, janë edhe dy biseda telefonike nga bisedat joligjore të incizuara dhe përgjuara, përgjatë të cilave në të parën bëhet fjalë “për bisedën mes dy personave mbajtës të funksioneve të larta të qeverisë ekzekutive“, ndërsa biseda e dytë “mes një ish mbajtësi të funksionit të lartë të qeverisë ekzekutive i përfshirë në aktakuzën dhe një biznesmen i njohur maqedonas”. Gjatë kësaj, pas analizës, PSP qartazi erdhi deri te njohuritë që “i akuzuari i parë ka motive të pastra fitimprurëse, për shkak të mbarëvajtjes së interesit të biznesit partiak në majën partiake dhe të partnerëve të tij të biznesit”.

 

Ka vend për frikë – nuk e dimë se si është ndërtuar para 20 viteve (13.09.2016)

Ashtu siç theksojnë personat profesional, përfshirë këtu edhe Garevskin dhe Markovskin, pjesë prej atij ligji dhe propozimet ose rregulla si regjistrime nënligjore në lidhje me aspektin seizmologjik, u zhdukën ka fundi i fundit të viteve të tetëdhjeta, ndërsa Republika e Maqedonisë deri në vitin 2005 nuk ka shkruar ndonjë të ri, të përshtatshëm me kushtet e reja në Ligjin për ndërtim. Dokumenti i parë është sjellë në vitit 2005.

 

Gjeneral Nikolovski: Ushtria është lënë pas dore! (19.08.2016)

Trendi i zvogëlimit të mjeteve buxhetore dhe me atë edhe për ARM-në, përmes së cilës reflektohet edhe nënçmim për ushtrinë, shihet shumë vite më para, veçanërisht në vitin 2008 kur Maqedonia nuk u bë anëtare në NATO. Prej atëherë deri më sot, buxheti për mbrojtje afërsisht nga 130 milion euro u zvogëlua në 100 milion, ndërsa më i ulët ka qenë në vitin 2014 dhe 2015, kur arritën vetëm 90 milion euro. Në krahasim me vitet kur ka qenë rreth 200 milion euro (duke mos pasur parasysh vitin 2001 kur ka qenë dyfish më shumë), me të vërtetë shkurtimi është i dukshëm. 

 

Gruevski i ndau qytetarët në ” të Vmro-së dhe të tjerët” (15.08.2016)

Gruevski nuk ofroi asnjë fakt të vetëm që të vërtetojë pretendimin e tij që numri më i madh i vullnetarëve është nga radhët e VMRO DPMNE-së. Realisht nuk mundet që të numërohen njerëzit që ndihmojnë në Stajkovcë, Çento, Singeliç, Inxhikovë as me precizitete të lartë as përafërsisht sipas orientimit të tyre partiak dhe përkatësisë. Edhe vet ai, në fjalinë e radhës flet kundër asaj që ka pohuar. Përkatësisht Gruevski, thotë se një numër i madh i punëtorëve erdhën “përmes ndërmarrjeve të caktuara publike”, për të cilët nuk mund të përgjithësojë se vinë nga radhët e VMRO DPMNE-së.

 

Romevski kundër Romevskit: Modeli i parashikimeve nuk funksionon! (11.08.2016)

Oliver Romevski, drejtori i Zyrës për punë hidro-meteorologjike, një ditë pas vërshimeve katastrofale të cilat kapluan regjionin e Shkupit dha deklaratë në të cilën shton se ajo që ka ndodhur me retë e shiut ka qenë fenomen dhe nuk ka mundur që të parashikohet. Dhe në ditët në vazhdim ka dhënë deklarata në të cilat mendojmë se nuk përputhen me të vërtetën.

Ministri më ekspert se institucionet relevante për hetim të kualiteti të ujit(13.07.2016)

Deklaratën e Todorov se rezultatet të cilat janë bërë janë të sakta, por janë kuptuar gabimisht, gjegjësisht në kontekst të rregullave të cilat që moti janë lëshuar nga Unioni Evropian, gjegjësisht janë bërë matje të cilat janë krahasuar me parametra të cilat nuk përdoren në BE, e vlerësojmë se jokonsekuente. 

Deputetët e qeverisë votuan për universitet të ri pa elaboruar dhe pa buxhet të mjaftueshëm (01.07.2016)

Në këtë propozim të ri të qeverisë ka edhe tre fakultete të reja, ashtu që numri i subjekteve juridike që do të përbëjnë universitetin e ri është 11, në vend të 8 që kanë qenë më parë. Deputetja Gërçeva, e cila edhe në komisionet Parlamentare më herët ka sjellë amandamente të cilat nuk kanë kaluar, deklaroi që duhet që të votojnë për lëndën në fjalë pa as edhe një elaborat.

 

Komuna e Strumicës nuk ka paguar transport dyfish më të shtrenjtë se ajo e Manastirit (27.06.2016)

Me këtë Marrëveshje është rregulluar prokurimi publik i nxënësve për relacionet në dy drejtime Radovish-Kallugjericë-Strumicë. Në nenin 2 të Marrëveshjes është shtuar se çmimi i vetëm për dy drejtime është 71 denarë deri në Radovishi dhe 57 denarë deri në Kallugjericë, për çdo nxënës në veçanti dhe se çmimi është caktuar sipas ankandit elektronik. Në Marrëveshje thuhet se çmimi i dhënë për transport të nxënësve është i pandryshueshëm (Neni 1). Me Marrëveshjen vërtetohet se deklarata e Pishev se Strumica paguan dyfish transport më të shtrenjtë se Manastiri, është e pavërtetë.

 

Nuk është e ditur se Mijallkov dhe Jankulloska zyrtarisht kanë refuzuar faljen e Ivanovit  (30.05.2016)

Bëhet fjalë për deklaratën e shefit të diplomacisë Nikolla Popovski, të cilin ai e dha në një intervistë të ashpër të cilën e udhëhiqte gazetari i Deutsche Welle, Mitel Fridman. Në këtë deklaratë Popovski vërtetoi se ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish drejtori i Drejtorisë për Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, kanë kërkuar nga presidenti Gjorgje Ivanov të tërheq abolimin për ata. 

 

Pjesëmarrja e VMRO DPMNE-së në zgjedhje, nuk do të thotë respektim i Marrëveshje së Përzhinos (16.05.2016)

VMRO-DPMNE i paraqiti listat e deputetëve dhe përkrah asaj se tre parti politike nga Marrëveshja e Përzhinos, LSDM, PDSH dhe BDI vendosën që të mos marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa edhe pse më shumë se njëzet parti jashtëparlamentare informuan për të njëjtë, me arsyetim se nuk janë përmbush kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve fer. 

 

Nga cili raport lexoi Trajçevski që nuk pa shkelje gjatë informimit? (03.05.2016)

Drejtori i Agjencisë për shërbime Audio dhe audio-Vizuale ( ASHAA) në një intervistë ekskluzive dhënë për Tv Nova më 25.04.2016, dha deklaratë të pavërtetë për sa i përket raportit të parë të monitorimit të mediumeve të cilin e realizon vetë agjencia për mënyrën e raportimit në programe informative, gjatë periudhës së shpalljes së zgjedhjeve deri në fillimin e fushatës zgjedhore.

 

“Revolucioni shumëngjyrësh” nuk organizohet nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur” (27.04.2016)

Objekt i kësaj analize është saktësia e deklaratës së Stevço Jakimovskit, gjegjësisht a janë organizator të protestave organizatat që i financon Fondacioni Shoqëri e hapur- Maqedoni i ashtuquajturi SOROS? Kjo deklaratë  vlerësohet si e pavërtetë.

 

Gruevski nuk do t’i shoh provat e PSP-së për rastin “Kosomos” (25.04.2016)

Për sa i përket pjesës nga deklarata e Gruevskit e cila thotë që prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë më të vogël juridike, mund të vërehet që në konferencën për shtyp, të PSP-së, prokurorja, Fatime Fetai, saktë, në detaje e përshkroi rastin e quajtur TNT dhe procedurën si dhe me urdhrin e kujt është rrënuar kompleksi “Kosmos. 

 

KSHZ konfirmon që mbi 300 mijë votues janë të dyshimtë (11.04.2016)

Gjegjësisht mediumet me 17.03.2016 informuan që 495.258 është numri i votuesve të dyshimtë që e tregon kontrolli i kryqëzuar i të dhënave në bazat e MPB-së me të dhënat nga 10 institucione tjera. Deri tek të dhënat është ardhur me kontroll të kryqëzuar sipas metodologjisë që më herët e përgatiti KSHZ-ja,  por jo të gjithë gjysmë milion votuesit e dyshimtë, të cilat në raport janë të cituar në tabelën e quajtur ” personat që janë kandidat për kontroll” janë edhe të ashtu quajtur votues fantom.

 

Ahmeti nuk deshi as që ta mendonte një gjë të tillë, ndërsa tani do të shkoj në zgjedhje pa opozitën (11.04.2016)

Pas publikimit të vendimit për bojkot nga LSDM, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë në emisionin “Rruga drejt ” në televizionin Alsat me 8 prill 2016, doli me qëndrim që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje dhe bëri thirrje që Zoran Zaev të “ndryshoj qëndrim për të mirën e vendit dhe partisë së tij”.

 

Presidenti i Antikorrupsionit “është i hidhëruar” me ligjin e “tij” (08.04.2016)

Presidenti i Komisionit Shtetëror për ndalim të Korrupsionit, në konferencë për shtyp me 06.04.2016 dha deklaratën në vazhdim në lidhje me listat anketuese të funksionarëve të lartë të qeverisë së RM-së, por edhe për atë vet si anëtar dhe si njeriu i parë i komisionit, të cilat janë të pavërteta në lidhje me materien ligjore e cila rregullon këto çështje. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.