Për gjithçka që u ra dakord, VMRO-DPMNE bëri obstruksione, posaçërisht ndaj PSP-së

Dimovski Ilija. Foto: ueb faqja e VMRO DPMNE-së.

Shumë herë gazetarët, politikanët, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të huaj diplomatik, kanë thënë se VMRO DPMNE bënte pengesë në  pjesën më të madhe të detyrimeve të Marrëveshjes së Përzhinos. Ky ka qenë edhe arsyeja kryesore që dy herë erdhi deri te anulimi i zgjedhjeve me vlerësim nga të gjithë (përveç se nga VMRO DPMNE), se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve

 

Pas mosmiratimit të iniciativës së PSP-së, e kthyer në formë ligjore për ndryshim të disa ligjeve mes të cilëve edhe atë me të cilin vazhdohet afati i zhvillimit të hetimeve të PSP-së i cili tani zgjat vetëm 18 muaj, Ilija DImovski dha deklaratën në vazhdim:

 

VMRO DPMNE vazhdon të mbaj qëndrimin e njëjtë për PSP-në. Nuk pranojmë marrëveshje të reja dhe afate të reja jashtë asaj që është arritur në Përzhinos. Gjithçka për të cilat u arrit marrëveshja në ato bisedime e kemi mundësuar, tha sot në konferencën për shtyp deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski 

[Burimi: Plus info, Data, 04.10.2016]

 

ARSYETIM:

Ilija Dimovski, koordinator i grupit të deputetëve të VMRO DPMNE-së u mundua që vendimin e VMRO DPMNE-së ta fsheh me një deklaratë të pavërtetë, veçanërisht në pjesën ku shprehet se nuk pranojnë afate të reja për punën e PSP-së dhe negociata të reja, për shkak se “gjithçka për të cilat u arrit marrëveshja e kemi mundësuar”.

E vërteta është krejt ndryshe. Me disa analiza me shumë fakte, shumë herë gazetarët, politikanët, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të huaj diplomatik kanë thënë se VMRO DPMNE bënte pengesa në pjesën më të madhe nga detyrimet e Marrëveshjes së Përzhinos. Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që dy herë erdhi deri te anulimi i zgjedhjeve me vlerësim nga të gjithë (përveç se VMRO DPMNE-së), me arsyetim që nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.

Por, këtu do të ndalemi në pjesën për detyrimet e formimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Kuptohet se VMRO DPMNE nuk mundet që të nxirret me faktin se detyrimi është përmbushur me atë se prokuroria është formuar në kohë (është emëruar në kohën e prokurorja speciale Katica Janeva dhe se i është mundësuar buxheti i projektuar si të domosdoshëm për vitin kalendarik 2015/2016).

Marrëveshja e Përzhinos bazohet ne principe dhe ka qëllime. Një prej principeve kryesore është “Respektimit i marrëveshjes në tërësi dhe vullneti i mirë“, ndërsa më pas edhe “Respektimi i principit demokratike për përgjegjësi politike“. Asnjë njërin as tjetrin nuk e pamë në rastin e Prokurorisë Speciale Publike. Sepse nëse ekziston e para, atëherë VMRO DPMNE si parti qeverisëse e cila është e interesuar për sundim të drejtësisë dhe drejtësi në RM, do të pajtohet me vazhdimin e afatit për hetim të PSP-së, të paktën as sa është ndarë për LPP edhe për Prokurorinë e rregullt Publike, me çka do të tregohet se e respekton edhe Kushtetutën. Përderisa, përsëri, ekziston “përgjegjësia politike”, partia nuk mundet që në secilën mënyrë të mundshme të pengojë PSP-në, përfshirë edhe përmes ndikimit mbi pushtetin gjyqësor, gjë për të cilën nuk ka dyshim te pjesa më e madhe e opinionit të gjerë dhe atij profesional.

Në të vërtetë, sipas kësaj analize, vetëm deri në janar të vitit 2016, zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos u vonua për mesatarisht 44 ditë në fushën e zbatimit.

Kur do të kalkulohen të gjithë vonesat e bëra për shkak të pengesave ndaj PSP-së, del se 12 muaj që nga inaugurimi i Prokurores Speciale Publike, ajo ka mundur efektivitet të punojë pas gjashtë muajsh me gjithë kapacitetin e vet. Këtu do t’i rikujtojmë vetëm pengesat kryesore – Vonesat me vendosjen në hapësirat e përkohshme, vonesa me dorëzimin e materialit nga Prokuroria Themelore Publike në Specialen, vonim të dorëzimit të fakteve për rastin Puç për gjashtë muaj, 3 muaj të humbur për shkak të abolimit të Gjorgje Ivanov, i cili më pas u tërhoq, vonesa në ndërrimin e ligjit për nëpunësit në prokurorinë publike, vonesa me adaptimin e hapësirave të reja të PSP-së…Fundi i fundit, këtë e vërtetojnë edhe nga PSP. Të gjithë vonesat e tjera kanë ndodhë për shkak të faktorëve të tjerë, mes të cilëve para së gjithash gjyqi dhe procedurat e tij, dhe ato 15 ditë vonesë për shkak të dorëzimit të zgjatur të materialeve nga ana e LSDM-së nga momenti kur Janeva i kërkoi.

Këto pengesa në punën e PSP-së nuk janë prodhim i analizave të vendit, por ato kanë dal edhe nga Unioni Evropian dhe SHBA dhe Parlamenti Evropian, por edhe kërkesat më të reja nga Brukseli dhe Uashingtoni  të para ditëve ishin në mbështetje të PSP-së.

Për atë, deklarata e Ilija Dimovski është jo konsekuente me tendencë për arsyetimin e veprimeve partiake për veprimet kundër kërkesave për ndryshime ligjore nga ana e PSP-së, por është edhe e pavërtetë në pjesën se gjithçka çka kanë ndërmarrë si parti e kanë përmbushur.

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.