Ka vend për frikë – nuk e dimë se si është ndërtuar para 20 viteve

Profesor Garevski nuk ka frikë, por vetëm nga objektet qëndrore seizmike. Foto: screenshot.

Изјавата на директорот на Институтот за сеизмологија и земјотресно инженерство, проф. д-р Михаил Гаревски е можеби вистинита ако се однесува на зградите проектирани по сеизмички прописи, но токму поради тоа е и недоследна, од едноставна причина што не е познат фактот колку од изградените објекти во Скопје по земјотресот од 1963 година, се проектирани и изградени според вакви стандарди

 

Profesor, Dr. Mihail Garevski për TV Nova dha deklaratë në lidhje me stabilitetin e objekteve në Shkup dhe rreth ndjenjës për rrezik te qytetarët, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente:

Nuk ka vend për panik dhe nga aspekti tjetër, sepse – çdo herë kur flas, flas për ndërtesat të cilat janë ndërtuar pas tërmetit (të 1963), jo para tërmetit, para tërmetit edhe pse një pjesë e tyre janë sanuar përsëri janë të rrezikuara – Do me thënë të gjithë këto ndërtesat e tjera të cilat janë projektuar sipas rregullores seizmike, të gjithë ato ndërtesa shumë lehtë do të mund të përballojnë tërmetin e Shkupit (i referohet magnitudës prej 6.1, si në vitin 1963), përsëri flas në aspekt të qëndrueshmërisë, konstruksionit kryesor…

[Burimi: TV Nova, (prej minutës 1:44 deri në minutën 2:15),  Data: 12.09.2016]

 

ARSYETIM:

Deklarata e drejtorit të Institutit seizmologjik dhe inxhinierisë së tërmeteve, Prof.Dr. Mihail Garevski ndoshta është e vërtetë për sa i përket ndërtesave të projektuara pas regjistrimeve seizmologjike, por pikërisht edhe për këtë është jokonsekuente, për të vetmen arsye që nuk është i njohur fakti se sa nga objektet e ndërtuara në Shkup pas tërmetit të vitit 1965, janë projektuar në bazë të këtyre standardeve. Prej këtu, është jokonsekuente që të flitet se gjithçka është në rregull, nëse opinionit nuk i bëhet i ditur ky fakt.

Fundja, vet Garevski, disa herë në deklaratat e tij në opinion në vitet e fundit bën me fines diskreditimin për periudhën e fundit të viteve të tetëdhjeta dhe fillimin e viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, deri para dy viteve, kur me ndërrimin e Ligjit për ndërtim u vendos detyrim i rreptë për respektim dhe zbatim i kontrollit të objekteve jashtë standardeve seizmologjike. .

Pas tërmetit të Shkupit në nivel të qytetit të Shkupit, ka pasur propozim që të mos them ligj, që të gjithë objektet të vijnë në Institutin për revizion. Por, diku ka fundi i viteve të 80 dhe fillim të viteve të 90 ajo rregull u zhduk…

Në këtë moment objektet që ndërtohen në Maqedoni janë perfekte, dhe pikërisht për shkak të këtij kontrolli si i cili nuk ekziston në rajon, mendoj se ndërtojmë objekte më të sigurta në të gjithë rajonin, për të mos thënë në Evropë. Në filozofinë e ndërtimtarisë është ndërtesa, nuk duhet që të bjer, gjegjësisht të mos ketë viktima, ndërsa dëmtime do të ketë për çdo tërmet katastrofal. Do të thotë se gjithë këto objekte të reja, në dy vitet e fundit, pasi u kemi bërë kontroll, tërmeti i Shkupit, për to nuk është asgjë (Intervista e Garevskit për Agjencinë Maril). 

 

PROFESORËT PARALAJMËROJNË- 20 VITET JANË KOMPROMIS

Opinioni, veçanërisht në Shkup, është dëshmitar se çfarë ka ndodhur me “pauzën ligjore” këto njëzet e ca vite në pjesën e standardeve për ndërtim, për të cilin flet profesor Garevski. Ajo shihet rregullisht në atë pjesë ku ka ndërtime të egra, atje ku ka mbipopullim (Debar Mëhalla dhe Zona në qendrën e qytetit, plus pjesa në Vodno) dhe në objekte ku qytetarët vazhdimisht ankohen se pronarët vazhdimisht bëjnë rindërtime të brendshme, për këshillin shtëpiak, qiramarrësit nuk e din se a rrëzohet një pjesë e murit ose pjesë e cila e mban ndërtimin.

Profesori nga Fakulteti i Ndërtimtarisë pranë UKM, Dr. Goran Markovski, i cili është edhe kryetarë i Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar në Maqedoni, disa herë në vitet e kaluara paralajmëronte dhe pyeste nëse “kemi harruar tërmetin e viti 1963”:

Edhe pse dihet kualiteti i konstruktimit është e vetmja siguri për mbrojte të ndikimeve të cilat veprojnë përreth objektit, mes të cilëve janë edhe tërmetet, të cilët janë prezent dhe do të jenë në Maqedoni, për fat të keq, jemi shpesh dëshmitar të aventurave inxhnjero-arkitektonike mbi ndërtesat ekzistuese dhe atyre të rejave, jemi dëshmitar të konstruktimit të tyre me kod të gabuar gjenetik, në përdorimin e materialeve me kualitet të pakontrolluar, paditurisë në ndërtim, amatorizëm, spekulim. Të preokupuar vetëm në aspektin urbanistik të ndërtesës (lartësi, dimension, kate, zona, parkimi etj. ) lejuam “mbirjen” e një numri të madh të ndërtesave të njohura si të egra, ekzistimi i të cilave paraqet rrezik të pakontestueshëm në sigurinë e qytetarëve (Kolona për “Dnevnik” në vitin 2010)

Dy vite më vonë, në vitin 2012 në ballin të revistës profesionale “Prestigj”, Markovski është edhe më decid:

Objektet me gabime gjenetike në sistemin e konstruksionit të vrasin sytë, të tmerrojnë, paralajmërojnë, zhgënjejnë, mbjellin mosbesim. Në fushë, në shoqëri, në sistem, te ne. Me lehtësi të pa dëshirueshme e cila çdo herë e më shpesh ndryshon, për zonat aktive seizmologjike nuk është e preferueshme, një sistem i tillë ndërtimi, i paskrupullt, joprofesional, i dhunshëm dhe me adaptime të guximshme të qiramarrësve (nga padituria) dhe hapësirave për biznes, objektet me dimensione kolosale të rrezikshme të larta si shpate, ndërtime të njëpasnjëshme dhe mbindërtime, ndonjëherë edhe aventura në ndërtesat ekzistuese, janë pjesë e përditshmërisë sonë. Për fat të keq, një pjesë e madhe e tyre induktojnë dhe numrin formal nga ana e institucioneve përgjegjëse. Prej të cilëve pritet e kundrat. Për sigurim të kualitetit. 

Një paralajmërim të njejtë jep edhe profesori Mirosllav Gërçev, i cili është pjesë e Fakultetit të ndërtimtarisë, për të cilin, për hir të së vërtetës, si ish kryetar i Komunës Qendër u akuzua në opinion edhe nga oponenti politik VMRO DPMNE, për fillim e kaosit urbanistik në Debar Mëhallë:

…Se këto njohuri shkencore implementohen në gjithë procesin e ndërtimit, nga planifikimi i procesit të ndërtimin, por nuk kam fjalë aq të mira, por ekziston një tendencë negative…me pavarësinë filloi de-Kapaciteti i institucioneve shtetërore…tani ata institucione të shtetit janë në shërbim të ndërtimit të korruptuar, dhe ndërtimit joadekuat, duke mos respektuar këto standarde…(24 Analiza, 12.09.2016, diku ka minuat 11-12)

Në analizën e njejtë edhe Gërçev edhe profesoresha Vera Çejkovska, udhëheqëse e laboratorit Seizmologjik në Fakultetin e shkencave matematik-natyrore pranë UKM, paralajmëruan se në njëzet vitet e fundit nuk bëhet llogari as për hartat e përbërjes së tokës në Shkup, gjatë përgatitjes së planeve gjenerale dhe të detajuar urbanistike nga ana e organeve shtetërore dhe komunale, para së gjithash, për shkak të partizimit dhe de-Profesionalizimit, dhe interesit të përfitimit dhe kapitalit. (nga minuta e 78 deri në minutën e 80)

 

LIGJI PËR NDËRTIM I NDRYSHUAR 20 HERË PËR 10 VITE!

Fundja, një fakt fletë shumë për atë se a duhet të ekzistojë frikë ose panik te njerëzit nga aspekti i asaj se a janë objektet e banimit të sigurta nga tërmetit. Kjo materie ashtu siç dihet rregullohet me Ligjin për ndërtim. Ashtu siç theksojnë personat profesional, përfshirë këtu edhe Garevskin dhe Markovskin, pjesë prej atij ligji dhe propozimet ose rregulla si regjistrime nënligjore në lidhje me aspektin seizmologjik, u zhdukën ka fundi i fundit të viteve të tetëdhjeta, ndërsa Republika e Maqedonisë deri në vitin 2005 nuk ka shkruar ndonjë të ri, të përshtatshëm me kushtet e reja në Ligjin për ndërtim. Dokumenti i parë është sjellë në vitit 2005.

Në vitin 2005 sillet Ligji i parë për ndërtim në Maqedoninë e pavarur, edhe pse dhjetra vite më herët u përgatit teksti kualitativ. Ndër të fundit në Evropë formohet Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve, mes të cilës u jepe autorizim pjesëmarrësve në ndërtim me të cilët vërtetohet profesionalizmi për nxjerrjen e veprimtarive përkatëse në procesin e ndërtimit…(prof. Markovski, nga kolona e vitit 2010 në Dnevnik)

Ajo që opinioni duhet të dijë është se ky ligj i cili është ndërrua më së shpeshti në dhjetë vitet e fundit, që më pas në 2009 te sillet ligji i ri, më pas, është shkurtuar dheee.  stërshkurtuar, disa herë në vit nga ana e shumicë parlamentar. Fundja, screenshoti më poshtë nga ueb faqja parvo.org.mk, fletë vet për vetenË

fireshot-capture-20-pravo-org-mk-i-zakoni_-http___www-pravo-org-mk_documentlaws-php

Juristët përfundojnë se ndryshimet e shpeshta të ligjit janë bazë e pasigurisë në shtet. Nëse është ashtu, ajo shprehet edhe në pasigurinë e qytetarëve, në atë se a riemërohen standardet dhe normat dhe nëse me qëllim largohen edhe nga nevojat e përfitimit të ligjit në kapitalin privat.

Sigurisht, se dihet se njëra nga ndryshimet, ai i vitit 2013, me të cilin merret edhe detyrimi për kontroll në aspektin e seizmologjisë së të gjithë objekteve me sipërfaqe bruto mbi 200 metër katrorë nga ana e institucionit shkencor (IITIS). është nën shërbim dhe ka qasje në sigurinë e qytetarëve/

Për shkak të argumenteve të thëna më larët nga persona profesional, deklaratën e profesor Garevskit se nuk ka vend për panik për objektet e ndërtuara pas vitit 1963, e vlerësojmë si jokonsekuente, nga aspekti i vetëm se nuk e dimë se sa janë ata objekte të ndërtuara sipas standardeve jashtë atyre seizmologjike nga 1990 deri në vitin 2013. Fundi i fundi, do të përsërisim, vet Garevski e thotë këtë, në deklaratat e vjetra në publik:

Sa ndërtesa të vjetra do të tejkalonin një tërmet të fuqishëm? 

– Ne sigurojmë për ndërtimet e reja të cilat ndërtohen nga ky vit dhe më pas (Intervista e Garevskit për”Veçer” në vitin 2014).

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

BURIMET:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.