Ahmeti nuk deshi as që ta mendonte një gjë të tillë, ndërsa tani do të shkoj në zgjedhje pa opozitën

Pyetjes së gazetarëve: A do të shkoni në zgjedhje pa opozitën, lideri i BDI, Ali Ahmeti, në janar ju përgjigj:

Nuk dua të mendoj, për shkak se të gjithë së bashku duhet të veprojmë siç thash edhe në fillim, duhet t’i vendosim interesat e shtetit mbi ato partiak dhe të bëjmë përpjekje për zgjidhje konsensuale.

[Burim: А1 о(nga minuta e 2,28 deri në minutën e 2,57 të videos) Data: 16.01.2016]

ARSYETIM

 

Lideri i Bashkimit Demokratik për integrim, me 16 janar të vitit 2015, pas mbarimit të takimit të liderëve në Përzhino, në të cilin u bisedua për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve të konfirmuar në Marrëveshjen e Përzhinos me 24 prill 2016, duke informuar gazetarët çka po ndodh gjatë negociatave të asaj nate, deklaroi që nuk do të donte të mendonte të shkoj në zgjedhje pa opozitën.

 Takimi ishte dinamik, me mendime të ndryshme dhe debate. BDI ka kërkuar të respektohet Marrëveshja e 2 qershorit dhe Protokolli nga 15 qershori dhe të respektohet të gjithë të arriturat e marrëveshjes që i kemi deri më tani. Të vendosen interesat shtetëror mbi ato partiak. Për fat të keq nuk arritëm të gjejmë kompromis për realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos për sa i përket datës e zgjedhjeve. Tre parti politike ranë dakord me datën ndërsa njëra jo dhe në parim mendojmë që për pyetje të tilla duhet të ketë konsensus – deklaroi Ahmeti. (nga 0,00 deri 2,03 minutë në video)

Në pyetjen e gazetarëve, nëse BDI do të shkoj në zgjedhje pa opozitën  (nga 2,16 deri në 2,20 ), Ahmeti ishte i prerë që :

Nuk dua që të mendoj një gjë të tillë. (nga 2,28 deri në minutën 2,33 të videos )

Data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, 24. prill 2016, u shty për 5 qershor, pasi që LSDM kërkoi shtyrje të datës për shkak të mungesës së kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe pasi faktori ndërkombëtar dha të njëjtin vlerësim.

Deputetët nga radhët e BDI, në 24 shkurt deri tek Qeveria ofruan propozim për ndryshim të vendimit për shpërndarje të parlamentit me 24 shkurt, për të cilin votuan deputetët e shumicës parlamentare. Në këtë mënyrë, shpërndarja e parlamentit u shty për datën 7 prill, a data e zgjedhjeve u shty për 5 qershor

Kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski, me 6 prill e shpërndau Parlamentin dhe paralajmëroi që me 15 prill do të shpall zgjedhje të cilat do të mbahen me 5 qershor.

Pas kësaj, lideri i LSDM, Zoran Zaev, në konferencë për shtyp deklaroi që partia e tij do t’i bojkotoj zgjedhjet.

 

Pas publikimit të vendimit për bojkot nga LSDM, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë në emisionin “Rruga drejt ” në televizionin Alsat me 8 prill 2016, doli me qëndrim që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje dhe bëri thirrje që Zoran Zaev të “ndryshoj qëndrim për të mirën e vendit dhe partisë së tij”

 Ato nuk  duhet të heqin dorë, por duhet të bëhen pjesë e procesit sepse nuk do të ketë dobi as LSDM as votuesit e tyre, tha Ahmeti.

Duke pas parasysh këtë ndryshim të qëndrimit të tij, mund të thuhet që deklarata e lartpërmendur e Ahmetit është jo konsekuente.

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Аna Anastasivska

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.