Vllatko Gjorçev ankohet për censurim të lirisë së bastioneve pro-qeveritare?!

Vlladimir Gjorçev - a censuron LSDM mediumet? Foto: printscreen.

Владимир Ѓорчев е најмалку 18 години во политиката, така што предобро знае што зборува, кога вели дека СДСМ и некои НВО-а сакале да воведат цензура во медиумите во Македонија посебно врз „Сител“ и ТВ „Нова“ – „последни бастиони на слободата“. Говори невистина

 

Vlladimir Gjorçev është më së paku 18 vite në politik dhe shumë mirë i di rrethanat politike në vend, prandaj kur thotë se LSDM dhe disa OJQ kanë dashur që të censurojnë mediumet në Maqedoni, veçanërisht televizionin “Sitell” dhe “Tv Nova” – “bastionet e fundit të lirisë”, thotë një të pavërtetë.

 

Ish deputeti i VMRO DPMNE-së dhe funksionar ti lart i kësaj partie Vlladimir Gjorçev dha deklaratën në Vazhdim:

Mediumet sulmohen mbi çfarë do baze. Klanet e LSDM-së dhe OJQ e tyre politike i kanë kolonizuar të gjithë mediumet, nuk largohen prej televizioneve, gazetave, radiove dhe internetit, flasin qartë se nuk ka demokraci, nuk ka liri. Censura e LSDM-së dhe Soros dënon “Sitellin” dhe Tv “Novën”, secilën javë. Dëshira dhe qëllimi i LSDM-së është që të shkatërrohen disa mediume të cilat janë bastione të fundit të lirisë së mendimit dhe garantues të pluralizmit…Trupi ad-hoch për censurim, të cilët do të jenë arbitrit e “të vërtetës”, dhe për asfiksim të lirisë së gjuhës së përdorur dhe lirisë së të shprehurit.

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja, data: 18.12.2016]

 

ARSYETIM:

Deklarata e Vlladimit Gjorçev për sa u përket mediumeve është plotësisht e pavërtetë, ndërsa fakte për një pretendim të tillë ka shumë. Këtu do të përdorim vetëm një pjesë prej tyre me qëllim që të pasqyrohet e pavërteta e deklaratës së Gjorçevit.

Njeriu i cili nuk e njeh politikën dhe realitetin e shoqërisë në Maqedoni dhe së pari herë e lexon deklaratën e këtij funksionari të VMRO DPMNE-së, do të mendoj se në qeveri është LSDM-ja dhe ata së bashku me disa organizata joqeveritare janë duke e shkatërruar lirinë e mediave  dhe lirinë e të shprehurit. Kjo gjë të ish thënë prej ndonjë politikani të ri në politik dhe në moshë, ndoshta opinioni do të kishte të drejtë që të vlerësojë se bëhet fjalë për konfuzion apo gabim…Por, Vlladimit Gjorçev në politik është më së paku 18 vite, kështu që. shumë mirë e di se çka flet. Dhe përsëri, deklarata e tij është plotësisht e pavërtetë.

Për të konstatuar pavërtetësinë e kësaj deklarate  e Gjorçev do të shtojë tre argumente:

E para, nota për gjendjen keqe të mediumeve në Republikën e Maqedonisë që moti e kanë konstatuar ekspertët vendas, relevantët në këtë fushë, më pas kolegët gazetarë dhe një pjesë e bashkësisë mediatike. Është e mjaftueshme që në këtë temë të lexohen qëndrimet e futura në dokumente të ndryshme, vlerësime dhe analiza, kumtime dhe kërkesa të dërguara nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni, Instituti Maqedonas për Mediume, Këshilli për Etik në Mediumet e Maqedonisë. Por, lista nuk përfundon këtu. Një numër i deklaratave publike janë dhënë nga profesorët të cilët ligjërojnë komunikIM dhe gazetari në disa fakultete shtetërore dhe private në Maqedonisë. Nëse ju referohemi hetimeve të SPGM-së të bërë në vitin 2014 mbi 60 % e të gazetarëve të anketuar në mënyrë anonime ankohen për censurë, ndërsa mbi 54 % emërojnë autocensurën si metodë pune. të nxitur nga frika e hakmarrjes dhe rrethi për arsye të ndryshme, përfshirë këtu edhe humbjen potenciale edhe të vendit të punës!

E dyta, vlerësimin për rrezikim të lirive mediatike dhe të drejtave shumë kohë më herët i konstatuan edhe organizatat e huaja edhe atë ata profesionale dhe me renome, siç është Freedom House, sipas të cilëve Maqedonia prej vitit 2016 hynë në grupin e vendeve jo të lira për kah mediumet, ose, përsëri, Federata për Gazetarë Evropiane dhe Ndërkombëtare (EFJ/IFJ), të cilat çdo vit së paku një herë flasin për një situat të tillë. Gjithashtu lirinë dhe vendosjes në rrezik të së drejtës së shprehjes, e konstatojnë edhe Kombet e Bashkuara, përmes raporteve të deputetit të specializuar Franck La Ru, më pas Unioni Evropian në të gjithë raportet e saja për zhvillim të RM-së, më pas Këshilli i Evropës përmes rezolutës për Maqedoninë, etj

Më në fund edhe në raportet ekspertit Rajnhard Pribe, të cilat më pas u bënë pjesë e Reformave Urgjente me prioritet të qeverisë së kaluar dhe Kuvendit të RM-së, u konstatua gjendja e vështirë e mediumeve të cilat më pas u bënë pjesë e negociatave në “procesin e  Përzhinos”. Ajo çka ndodhi më vonë. në fillim të vitit 2016 VMRO DPMNE lëshoj edhe këtë konstatim të fundit të paprekur nga Marrëveshja e Përzhinos, ndërsa përsëri, u kthye kah ai, pranimi i trupit Ad-hoch për monitorim dhe zgjedhja për emërim të redaktorit në programin informues në RTVM gjatë kohës së procesit të zgjedhjeve dhe para zgjedhjeve, kjo flet se VMRO DPMNE pranon se ka probleme në  hapsirën mediatik, por edhe për atë se kjo gjendje është komfor për partinë qeverisëse, funksionar i lart i të cilës është Vlladimir Gjorçev.

E treta dhe e fundit, në raportin e fundit të OBSE/ODIHR, misioni mbikëqyrës i së cilës ka qenë prezent në vend, shumë herë gjatë vitit 2016, dhe në vazhdimësi që nga shtatori/tetori, në lidhje me mediumet thotë këtë në vazhdim:

Rezultatet e ndjekjes së mediumeve të MMZ i OBSE/ODIHR tregoi se dy televizione publike e kanë respektuar rregullatoren për informim të balancuar përmes grupeve në fushatën zgjedhore

Televizionet private Sitell, Kanal 5 dhe Alfa nuk kanë siguruar informim të balancuar dhe të paanshëm në lajmet e tyre. Edhe pse ata e kanë ndarë hapësirën në mënyrë të barabartë ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së. në rastin e parë informimi ka qenë me ton pozitiv, ndërsa në rastin e dytë më së shpeshti negativ, veçanërisht te Sitell. Të tre kanalet haptazi e kanë mbështetur partinë qeverisëse dhe janë fokusuar në tema të cilat ishin pjesë përbërëse e kampanjës së VMRO-DPMNE-së. Informata dyshuese të marra nga interneti kohë pas kohe janë transmetuar si lajme politike në këto kanale.

Nëse ndiqet logjika e deklaratës së Vlladimr Gjorçev në pjesën e mediumeve edhe atë se kush kryen censurë, atëherë edhe OBSE/ODIHR do të duhej të gabonte, sepse në vend të shprehjes bastione të lirisë së të shprehurit,  i theksojnë televizionet e lartë përmendura si mediumet të cilat informojnë në të mirë të VMRO DPMNE-së.

Për shkak të argumenteve dhe fakteve të më sipërme, deklarata e Gjorçev jo vetëm që është jokonsekuente, por është edhe e pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.