KSHZ konfirmon që mbi 300 mijë votues janë të dyshimtë

 

Me 07.04.2016, një ditë pas vendimit të Parlamentit për shpërndarje, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski mbajti një konferencë për shtyp në të cilën foli për pastrimin e listës zgjedhore, Ai tha: Shifrat prej 300 mijë dhe 500 mijë janë një gënjeshtër e kulluar. Duan të fusin huti tek votuesit. Çfarë 500 mijë, a thua dikush beson që kjo është e mundur. Pavarësish të gjithë vëzhguesve unë jam i bindur që askush, as vet LSDM nuk besojnë në këtë mjegullim.

[Burimi Кurir, Data: 07.04.2016]

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që “numri i 300 mijë ose 500 mijë ( votuesve jo konsistent) është gënjeshtër e kulluar”, me të cilin opozita do që të fus huti tek votuesit, e vlerësojmë si jo konsekuente.

Gjegjësisht mediumet me 17.03.2016 informuan që 495.258 është numri i votuesve të dyshimtë që e tregon kontrolli i kryqëzuar i të dhënave në bazat e MPB-së me të dhënat nga 10 institucione tjera. Deri tek të dhënat është ardhur me kontroll të kryqëzuar sipas metodologjisë që më herët e përgatiti KSHZ-ja,  por jo të gjithë gjysmë milion votuesit e dyshimtë, të cilat në raport janë të cituar në tabelën e quajtur ” personat që janë kandidat për kontroll” janë edhe të ashtu quajtur votues fantom.

Numri i votuesve fiktiv, i cili është në bazën e MPB-së, ndërsa nuk haset në asnjë bazë tjetër  të dhënash është 192.122. Nga këto, 102.512, siç shkruan në dokument, janë me dokumente të vlefshme, ndërsa 89.610 janë pa dokumente të vlefshme. Edhe më të dyshimta janë 30,312 qytetarë që të rinj me të drejtë vote.

Ndarja e qytetarëve me dokumente të vlefshme  ose te pa vlefshme  është  në numrin e përgjithshëm të votuesve të dyshimtë, me çka nga pothuajse gjysmë milion votues të dyshimtë të cilët duhet të kontrollohen në teren- 371.426 janë me dokument të vlefshëm, ndërsa 123,832 pa dokument të vlefshëm.

Me datë 19.03.2016 KSHZ njëzëri miratoi Raportin e analizës  së kryqëzuar nga ekspertët nga baza e të dhënave nga MPB me të dhënat nga institucionet.

Sipas të dhënave të dyshimtë apo jo konsiistent janë afërsisht 310.000 votues.

Siç informojnë mediumet, të dhënat janë të ndryshme nga Raporti që dy ditë më parë doli në opinion, që përmbante pothuajse gjysmë milion votues të dyshimtë. Shumë anëtar të Komisionit thonë që kjo ka qenë Raport preliminar, në të cilin krahasimi është bërë me bazën e shtetasve, dhe jo sipas bazës së MPB=së, që dallojnë për 120.000 persona.

Me 17.03.2016 reaguan edhe nga organizata joqeveritare MOST, të cilët 10 vite i ndjekin zgjedhjet në Maqedoni.:

Plani për miratim të kontroll të kryqëzuar të të dhënave në Listën Zgjedhore ishte përgatitur nga ekspert dhe u soll nga KSHZ, në bazë të Metodologjisë për udhëheqje dhe azhurnim të  Listës Zgjedhore të miratuar nga katër partitë politike. Nga kjo, KSHZ e ka patjetër të publikoj Raportin fillestar nga kontrolli i kryqëzuar ashtu siç ai është përpunuar dhe dorëzuar nga ekspertët, gjegjësisht pa asnjë intervenim shtesë, ndërsa miratimin u tij duhet të bëhet në seancë publike. Për më tepër, KSHZ duhet menjëherë t’i vendos kriteret, gjegjësisht pyetjet testuese për realizimin e kontrolleve plotësuese të cilat e ndryshojnë planin fillestar, si dhe rezultatet që i presin nga ato.

Më 20.03.2016 reaguan edhe nga organizata joqeveritare „Civil“.

Kontrolli në teren i Listës Zgjedhore tani është e domosdoshme, kur rezultatet nga kontrolli i kryqëzuar i të dhënave janë skandaloze dhe janë një befasi e pakëndshme për të gjithë opinionin, reagojnë nga OJQ CIVIL

Përkundër impulsit fillestar me të cilin KSHZ i arsyeton shpresat që, përfundimisht, punohet në pastrim të vërtetë të Listës Zgjedhore, me vendimin që në teren të kontrollohen vetëm një e treta e votuesve të dyshimtë hedh dyshim rreth këtij procesi. Vendimi i fundit i KSHZ-së për kontroll të pjesshëm të një numri të vogël të votuesve, ngre dyshimin që u shpëtuan një pjesë e votuesve fiktiv për të cilët zëshëm kemi folur tashmë disa vite. Për këtë arsye, KSHZ duhet ta rishqyrtoj vendimin dhe të merr një vendim i cili do të mbjell besim për punën e këtij institucioni. – deklaruan nga organizata joqeveritare.

Nga e gjithë kjo del që KSHZ dhe organizatat joqeveritare kanë qëndrim që Lista Zgjedhore ka më shume se 300.000 votues jo konsistent. Për këtë arsye deklaratën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruvski që numri i 300 mijë dhe 500 mijë ( votues jo konsistent) është një gënjeshtër e kulluar, e vlerësojmë si jo konsekuente.

LINQE:

Vlerërsuar nga: Vlade Gjorçev