Janë paralajmëruar aktivitetet përgatitore për ndërtimin e kopshtit në Tearcë
Premtimi: Ndërtimi i kopshtit të fëmijëve në Komunën e Tearcës.
[Burimi: Programi Zgjedhor i Kryetarit të Komunës Tearce, Isen Asani për Zgjedhjet Lokale 2017 , Data: Tetor 2017]
Premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani, për ndërtimin e një kopshti rajonal, dhënë në programin e tij ” Për komunën që duam ” (f. 4), është duke u realizuar. Kryetari Asani kohët e fundit njoftoi se aktivitetet përgatitore për ndërtimin e një kopshti fëmijësh në Tearcë do të fillojnë së shpejti.
Ai postoi fotografi në profilin e tij në Facebook se si do të duket kopshti, duke njoftuar se projekti ka kaluar tashmë të gjitha fazat dhe përgatitjet për ndërtimin e objektit dhe do të fillojë së shpejti:
Të dashur miq, në këto periudha të vështira që po kalon njerëzimi, kur marrim lajme të këqija nga bota, dëshiroj të sjell lajme të mira për banorët e Komunës së Tearcës dhe veçanërisht për prindërit dhe fëmijët që tashmë janë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe nga ku ndjekin mësimet në Internet!
Me Zotin përpara, pasi të kalojë këtë periudhë të pandemisë, Komuna e Tearcës do të fillojë përgatitjet për fillimin e ndërtimit të kopshtit me një kapacitet për 200 fëmijë, projekti ka kaluar tashmë të gjitha fazat dhe do të duket si në fotot e mëposhtme!
Angazhimi ynë për të krijuar kushte më të mira për banorët e Komunës së Tearcës nuk do të ndalet këtu!
Përndryshe, premtimi për ndërtimin e një kopshti fëmijësh në Komunën e Tearcës nuk është i ri, Asani premtoi të njëjtën gjë në zgjedhjet lokale në 2013 (në programin zgjedhor ” Së bashku ndërtojmë” ) dhe nuk e përmbushi këtë premtim në mandatin e kaluar.
BURIME:
- Официјална Фејбук страница на градоначалникут на Општина Теарце [Пристапено на 27.05.2020]
- Изборна програма на градоначалникот на Општина Теарце, Исен Асани “За општината што ја сакаме”, [Пристапено на 27.05.2020]
- Општина Теарце [Пристапено на 27.05.2020]
- Службен гласник на Оптина Теарце за 2017 година [Пристапено на 27.05.2020]
- Интервју за ”Улпрес” објавено во Фејсбук страницата на ДУИ [Пристапено на 27.05.2020]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari