VMRO DPMNE vs. PSP: Kundër fakteve me gjuhën e urrejtjes

Ato që për PSP janë "motive fitimprurëse" - për VMRO DPMNE janë luftë kundër qytetarëve dhe besimatrëve. Foto: Google/Vërtetëmatës

 

Kjo deklaratë, e cila nuk është e vërtetë duke u bazuar në fakte, veçanërisht që karakterizohet edhe me elementet të maskuara të gjuhës së urrejtjes, që shihen pikërisht në dy pasazhe të cilat do t’i citojmë. Që mund të vlerësohet si e tillë, flasin disa dokumente të cilat përmbajnë definicione dhe qëndrime doktrinë, të cilat vinë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht neni 10, më pas propozimet e Këshillit të ministrave në Këshillin e Evropës dhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila në praktikën e saj ka mjaftueshëm gjykime për veprat në të cilat bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes. 

Partia qeverisëse VMRO DPMNE në deklaratën e djeshme  në opinion në lidhje me punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) tha një të pavërtetë, dhe përdori edhe gjuhën e urrejtjes në mënyrë të maskuar:

Prokurorja Fatime Fetai doli hapur kundër të gjithë qytetarëve të cilët vendosën që të dalin në protesta për ndërtimin e kishës në Komunën Qendër, edhe pse përfaqësuesit e kishës sllave Maqedone dhe shoqërisë civile Veritas i’u kundërvunë qëllimeve të Andrej Zhernovskit dhe këshilltarëve të LSDM-së që të mos lejojnë të ndërtohet kisha e Shën Konstandinit dhe Elenës. 

Prokurorja Fatime Fetai vendosi që të dalë kundër besimtarëve të cilët e kanë të drejtë kushtetuese protestën dhe kanë të drejtë që të shprehin pakënaqësinë e vet ndaj politikës së Zhernovskit dhe LSDM-ës, vetëm për faktin se kanë shkaktuar dëm material prej 20 eurosh. 

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO DPMNE-së, Data, 15.09.2016]

 

ARSYETIM:

Edhe pse në orët e paraditës së 15.09.2016 në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike(PSP) u deklarua që do të ngrenë dy akuza, dhe më vonë, mediumet pretenduan që në njërën nga to, me vepër penale akuzohet edhe lideri i VMRO DPMNE-së dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kjo parti doli me deklaratë, në të cilën ashpër shtrembërohen faktet, por edhe përdoret edhe gjuha e urrejtjes, me çka mund të nxitet mos toleranca fetare dhe kombëtare. Shtrembërimi i fakteve shumë lehtë mund të vërtetohet. Sipas asaj që paraqiti në publik prokurorja Fatime Fetai (nga minuta 14:23 deri në minutën 28:33), bëhet fjalë për akuzën për nxitje dhe zbatim të dhunës kundër 12 personave, në lidhje me zhurmën që u bë para Komunës Qendër në vitin 2013. Në bazë të kësaj akuze ashtu siç informoj Fetai, janë edhe dy biseda telefonike nga bisedat joligjore të incizuara dhe përgjuara, përgjatë të cilave në të parën bëhet fjalë “për bisedën mes dy personave mbajtës të funksioneve të larta të qeverisë ekzekutive“, ndërsa biseda e dytë “mes një ish mbajtësi të funksionit të lartë të qeverisë ekzekutive i përfshirë në aktakuzën dhe një biznesmen i njohur maqedonas”. Gjatë kësaj, pas analizës, PSP qartazi erdhi deri te njohuritë që “i akuzuari i parë ka motive të pastra fitimprurëse, për shkak të mbarëvajtjes së interesit të biznesit partiak në majën partiake dhe të partnerëve të tij të biznesit”. Mediumet menjëherë e identifikuan të akuzuarin e parë, Nikolla Gruevski, dhe në bazë të bisedave të përgjuara telefonike të cilat i publikoi opozita (shih bisedën e fundit të linkut), ndërsa data e bisedave dhe orën i përmendi Fetai. Ajo shtoi se qëllimi ka qenë që të pengohet seanca në Këshillin e Komunës në rendin ditorë të së cilës ka qenë edhe rishikimi i anulimit të shumë planeve urbanistike, mes të cilëve edhe Plani i detajuar urbanistik për Mall ring. Fetai theksoi se në atë seancë nuk ka qenë tema për ndërprerjen e ndërtimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena”. Prej këtu, për shkak të faktit që PSP me aktin e vet akuzues nuk mund të “dalë kundër të gjithë qytetarëve…të cilët i’u kundërvunë qëllimeve të Andrej Zhernovskit dhe këshilltarëve të LSDM-së që të mos lejojë që të ndërtohet Kisha Shën Konstandin dhe Elena”, por që të përndjek kryesit e identifikuar dhe nxitësit e dhunës, deklaratën e VMRO DPMNE-së e vlerësojmë si të pavërtetë.

GJUHA E URREJTJES ËSHTË E DËNUESHME ME LIGJ

Këtë shqiptim/deklaratë, e cila nuk është e vërtetë, dhe përveç kësaj ka edhe një karakteristikë, dhe ajo është gjuha e maskuar e urrejtjes, prezente pikërisht në dy pasazhet që i cituam. Se mund të vlerësohet si e tillë, flasin disa dokumente që përmbajnë definicione dhe qëndrime doktrinë, dhe të cilat vinë nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, veçanërisht neni 10, më pas propozimet nga Këshilli i ministrave në Këshillin e Evropës dhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, në të cilën ka mjaftueshëm gjykime për vepra në të cilat bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes. Sipas publikimit të misionit OSBE në Maqedoni nga viti 2013 “Liria e të shprehurit të gjuhës së urrejtjes“, sintetizimi i doktrinës së një dokumentacioni për gjuhën e urrejtjes është si në vazhdim:

Gjuha e urrejtjes është një lloj i të shprehurit e cila është dizajnuar që të promovojë urrejtje mbi racën, religjionin, përkatësinë etnike, prejardhjes nacionale, gjinisë, orientimit seksual, klasës/statusit social, të metat fizike dhe mentale. 

Në publikim sqarohet se ajo gjuhë është e drejtuar ndaj grupit ose personit i cili e përfaqëson grupin:

Gjuha e urrejtjes nënkupton shprehjen e urrejtjes për një grup të caktuar. Ajo shfrytëzohet për të ofenduar një person përmes racës, etnitetit, religjionit ose të një grupit tjetër të cilit i përket. Një gjuhë e tillë në përgjithësi kërkon që të gjykojë ose përçmojë individin ose grupin ose të shpreh mllef, urrejtjes, dhunë ose përçmim ndaj tyre. 

 Në deklaratën e VMRO DPMNE-së të cilën e analizuam, në dy pasazhet shoqëruese mund të shihet se pa asnjë nevojë është apostrofuar “Prokurorja Fatime Fetai, e cila (së pari) doli kundër gjithë qytetarëve“, përgjatë të cilës përmendet kisha sllave maqedonase e cila ka qenë kundër Zhernovskit dhe LSDM-së, ndërsa në pasazhin e dytë “doli kundër besimtarëve…“. Së pari, prokurorja Fetai nuk doli kundër askujt, por prezantoi thelbin e akuzës kundër personave në veçanti, për një ngjarje të trajtuar nga ana penale, dhe kjo akuzën nuk është e Fetait, por e PSP-së dhe prokurores kryesore Katica Janeva. Por, në këto dy pasazhe nuk përmendet Janeva, sepse në gjuhën e urrejtjes të cilën e analizuam dhe detektuam, ka pasur për qëllim që të promovohet mos toleranca nga një grupi të tërë mbi baza politike (PSP këshillohet LSDM), por njëkohësisht që të arrihet, të nxitet urrejtja e “besimtarëve” (këtë herë nga konfesioni ortodoks, sepse është në pyetje KSM dhe kisha, kundër një religjioni dhe nacionaliteti tjetër. Pse, nëse demaskohet gjuha e kamufluar e urrejtjes, del se Fatime Fetai, Shqiptare, e cila me siguri është myslimane “del kundër të gjithë qytetarëve” dhe “kundër të gjithë besimtarëve”. Qëllimi final, sigurisht. është largimi i opinioni nga faktet dhe shpërndarja e diskreditimit të PSP-së, me këtë edhe ndaj LSDM-së, ndërsa përmes LSDM-së në mos tolerancën bazë politike ndaj të gjithë anëtarëve dhe përkrahësit e kësaj partie. Por, me përdorimin e një gjuhe të këtillë, VMRO DPMNE me vetëdije ose pavetëdije nxit mos tolerancë fetare dhe nacionale, duke i’u referuar asaj se Fetai është ajo që është kundër të gjithë qytetarëve dhe besimtarëve. Me ç’rast, gjuha e urrejtjes është e dënueshme sipas disa neneve të Kodit Penal në Maqedoni, ndërsa njëri prej tyre, neni 397-g, rregullon atë në këtë mënyrë (faqe 188):

Ai i cili përmes sistemit kompjuterik në opinion shpërndanë material të shkruar racist dhe ksenofobike, fotografi ose ndonjë prezantim ideje ose teorie e cila ndihmon, promovon ose nxit urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilit do person ose grupi, në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes nacionale dhe etnike, si dhe bindjeve fetare, do të dënohet me burg nga një vit deri në pesë vite. (2) Me dënimin e paragrafit (1) të këtij neni, do të dënohet edhe ai i cili veprën do ta bëj edhe përmes mjeteve të tjera të informimit. 

  Vlerësoi: Teo Bllazhevski

BURIMET:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.