Komuna e Strumicës nuk ka paguar transport dyfish më të shtrenjtë se ajo e Manastirit

 

Në 24.06.2016, deputeti i VMRO-DPMNE-së Vasil Pishev, në pres-konferencë lajmëroi:

….Komuna e Strumicës ka paguar transport dyfish më të shtrenjtë se Komuna e Manastirit…

[Burimi: Tv Nova, Data: 24.06.2016]

ARSYETIM

Këtë deklaratë të Pishevit e konsiderojmë të pavërtetë 

 Ja, përse. Deklarata e Pishev është në lidhje me rastin “Trasporter” të cilin e ka hapur Prokuroria Speciale Publike, sipas të cilës dyshohet se kryetari i komunës së Manastirit dhe kryetari i Komisionit për prokurim të shpejtë në marrëveshje me shkollat dhe udhëheqësit e disa kompanive të transportit i kanë shkaktuar dëm buxhetit të RM-së me vlerë prej 360.000 eurosh, duke organizuar transportin “më të shtrenjtë në botë, më të shtrenjtë edhe se ai në Tokio“, deklaroi prokurorja Fetai.

 Pishev në pres-konferencë (24.06.2016) përmendi 3 relacione për të cilat Strumica, paguan transport dyfish më të shtrenjtë se atë që paguanin nxënësit e Manastirit. Relacionet janë Radovish-Kallugjericë-Strumicë, Nova maalla-Dobrashinci-Strumicë dhe Zlleovo-Strumicë. Për relacionin e parë, Pishev e thotë këtë:

Për relacionin Radovish-Kallugjericë-Strumicë me gjatësi prej 34 kilometrash, Komuna e Strumicës ka paguar plotë 230 denarë për nxënës, ndërsa për gjatësinë e njëjtë të relacionit Manastir-Buçin, Komuna  e Manastirit ka paguar 94 denarë,dyfish më pak se Komunës së Strumicës dhe Zoran Zaev. 

Në ditën e njejtë (24.06.2016), Komuna ne Strumicës e ka demantuar deklaratën e Pishev dhe po atë ditë publikoi Marrëveshjen për prokurim publik të organizimit të transportit të nxënësve të shkollave të mesme për vitin shkollorë 2015/2016, respektivisht 2016/2017. Me këtë Marrëveshje është rregulluar prokurimi publik i nxënësve për relacionet në dy drejtime Radovish-Kallugjericë-Strumicë. Në nenin 2 të Marrëveshjes është shtuar se çmimi i vetëm për dy drejtime është 71 denarë deri në Radovishi dhe 57 denarë deri në Kallugjericë, për çdo nxënës në veçanti dhe se çmimi është caktuar sipas ankandit elektronik. Në Marrëveshje thuhet se çmimi i dhënë për transport të nxënësve është i pandryshueshëm (Neni 1).

 Me Marrëveshjen vërtetohet se deklarata e Pishev se Strumica paguan dyfish transport më të shtrejtë se Manastiri, është e pavërtetë.

BURIMET:

Vlerësuar prej: Milena Josifovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *