Deputetët e qeverisë votuan për universitet të ri pa elaboruar dhe pa buxhet të mjaftueshëm

Sa të kushtoj, le të kushtoj, -paguan buxheti i RM-së. Foto: screenshot Solza Gërçeva

 

Deputetja e pavarur Solza Gërçeva në seancën e 107 parlamentare në lidhje me propozim-Ligjin për formimin e universitetit shtetëror “Damijan Gruev”, deklaroi:

Ky universitet hapet pa asnjë buxhet, pa asnjë elaborat. Unë si deputete edhe herën e parë kur u bë propozim-Ligji edhe tani kam kërkuar elaborate. Në çfarë bazë është bërë akreditimi i këtij universiteti рrеј këshillit për akreditim, nuk morra përgjigje…Atë kulaç të vogël të cilin edhe tani e ndajnë një numër i madh i universiteteve shtetërore dhe private tani do të duhet ta ndajnë edhe me një sistem tjetër paralel të quajtur Damjan Gruev. Përsëris ky është një projekt politikë me prapavijë politike, nuk është aspak serioze të premtohet se do të fillojë me punë për vitin akademik 2016/2017, dhe do të shërbej paralelisht me UKM-në.     

[Burimi: 24 Vesti dhe Telma, Data: 28.06.2016]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të deputetes Solza Gërçeva të dhënë gjatë seancës parlamentare të mbajtur me 28.06.2016, atëherë kur u soll propozim-Ligji me procedurë të shpejtë, e konsiderojmë plotësisht të vërtetë. Sipas Gërçevës deputetët në mënyrë të papërgjegjëshme, pa njohur implikacionet financiare, kanë ngritur dorë për propozim-Ligjin e ri që e solli Kuvendi me procedurë të shpejtë dhe që jua shfaqi deputetëve qeveria e RM-së, një ditë-dy më parë.

. Në këtë propozim të ri të qeverisë ka edhe tre fakultete të reja, ashtu që numri i subjekteve juridike që do të përbëjnë universitetin e ri është 11, në vend të 8 që kanë qenë më parë..

Deputetja Gërçeva, e cila edhe në komisionet Parlamentare më herët ka sjellë amandamente të cilat nuk kanë kaluar, deklaroi që duhet që të votojnë për lëndën në fjalë pa as edhe një elaborat.

Vërtetues direkt për deklaratën e saj është edhe deklarata e zëvendës ministrit për arsim Spiro Pirtovski, i cili dha këtë përgjigje:

…Elaboratet si dokument bazë mbi të cilat Këshilli për akreditim dha mendime pozitive, nuk janë përmbajtje dhe dokumente me karakter të fshehtë dhe unë do t’ju dorëzoja të njëjtat. 

Kontrolluam edhe faqen e Kuvendit të RM-së, në pjesën materialet për seanca të cilat ju jepen deputetëve. Aty vërtetë shihet se është i vendosur vetëm propozim-Ligji, ndërsa nga materialet shoqëruese janë vetëm raportet e komisioneve amë për rishikim të këtij propozimi.

Në tekstin e ligjit, në pjesën hyrëse në lidhje me buxhetin për këtë universitet të ri thuhet:

III.  VLERËSIM PËR PASOJAT FINANCIARE NGA PROPOZIM I LIGJIT MBI BUXHETIN DHE PËR MJETET TJERA PUBLIKE FINANCIARE

 Ky ligj shkakton implikime fiskale.

  1.   LLOGARITJE TË MJETEVE FINANCIARE TË NEVOJSHME PËR ZBATIMIN E LIGJIT, SIGURIMI I TYRE, TË DHËNA NËSE ZBATIMI I LIGJIT TËRHEQ DETYRA MATERIALE PËR SUBJEKTE TË VEÇANTA

Mjetet sigurohen prej buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Do me thënë ka implikime financiare, por nuk dihet se sa. Deputetëve ajo nuk iu ka interesuar, ato para të cilat mund të jenë shumë, do të sigurohen prej buxhetit të RM-së.

Se sa papërgjegjësi dhe me plane jo precize është sjellur ky ligj flasin edhe ekspertët

“Themelimi i universitetit të ri pa një analizë gjithëpërfshirëse, e cila iu mungon edhe atyre ekzistuese, se çka ofrojnë dhe pse është paraqitur nevoja e themelimit të tij, nuk është menduar mirë, kanë vepruar si të papërgjegjshëm dhe është në dëm të arsimit në përgjithësi”, thotë Dona Kosturanova prej “Forumit arsimor për të ri” (FAR)

 Universitetin e ri si dëm financiar për shtetin e vlerëson edhe profesori i Fakultetit Juridik “Justiniani i parë”, pranë UKM-së, Dr. Gordan Kallajxhiev:

 “Hapja e fakulteteve të reja është joproduktive dhe e dëmshme për shoqërinë në përgjithësi…Numri i maturantëve nga viti në vit zvogëlohet, ndërsa kapacitetet e fakulteteve ekzistuese si shtetërore ashtu edhe private çdo herë e më pak shfrytëzohen, gjegjësisht zvogëlohet numri i studentëve. Kjo, kuptohet se është më e dëmshme financiarisht për fakultetet private, por edhe ato shtetërore nuk qëndrojnë mbrapa”.

Por, Për VMRO DPMNE-në, hapja është e arsyetueshme sepse, sipas partisë qeverisëse “do të shpërndahet oferta dhe shumë studentë për herë të parë do të mund të regjistrohen në disa drejtime”, dhe pjesëtarët e saj ndjehen shumë krenarë për këtë hap…Por, as ato nuk përmendin asnjë implikacion financiarë, buxhet, elaborat, e kështu me radhë…

 Prej këtu, deklaratën e Gërçevës se qeveria, respektivisht deputetët sollën ligj pa plane precize dhe pa bërë llogaritjet e duhura dhe se bëhet fjalë për projekt politikë, e konsiderojmë të vërtetë. 

BURIMET:

Vlerësoi: Teo Blazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.