Nga cili raport lexoi Trajçevski që nuk pa shkelje gjatë informimit?

Raporti i Agjencisë është i qartë- ka shkelje nga një pjesë e madhe e mediumeve. Foto: Skrinshot

 

 

„ Të premten e dërguam raportin e parë dhe deri të premten e datës (22.04.2016), për javën e kaluar nuk u konstatua shkelje e Kodit Zgjedhor. Në këtë periudhë i ndjekim edicionet qendrore informative të këtyre mediumeve të cilat i përmenda, të televizioneve dhe radiove nacionale dhe në qoftë se kanë emisione debatuese  të karakterit informativ do të ndiqet forma e informimit edhe në këto emisione informative. Kufizim i cili është i ri në këtë periudhë, do të thotë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri te fillimi i fushatës zgjedhore, e cila duhet të jetë me 15 maj, është ajo që televizionet, gjegjësisht, radiot në emisionet informative, kur informojnë, informimet nuk duhet të jenë në favor të partive në pushtet. Kështu që në këtë periudhë, deri të premten e javës së kaluar, nuk u konstatuan shkelje nga ana e mediumeve të lartpërmendura të cilat janë objekt i mbikëqyrjes”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio vizuale, Zoran Trajçevsski

[Burime: TV Nova (kanal youtube),  (nga minuta 1,27 deri 2,30 ) Data: 25.04.2016]

 

ARSYETIM:

Drejtori i Agjencisë për shërbime Audio dhe audio-Vizuale ( ASHAA) në një intervistë ekskluzive dhënë për Tv Nova më 25.04.2016, dha deklaratë të pavërtetë për sa i përket raportit të parë të monitorimit të mediumeve të cilin e realizon vetë agjencia për mënyrën e raportimit në programe informative, gjatë periudhës së shpalljes së zgjedhjeve deri në fillimin e fushatës zgjedhore.

Trajçevski konstaton se nuk janë vërtetuar shkelje të parapara në Kodin zgjedhor dhe se mediumet të cilat i kemi përcjellë të cilat emitojnë programe në nivel nacional nuk e kanë shkel as edhe kufizimin i cili parasheh që “gjatë informimit nuk duhet të anojnë në favor të partive në pushtet”.

Por kjo deklaratë thjesht nuk është e saktë dhe kjo mund të vërehet nga vetë raporti të cilin Agjencia e ka vendosur në ueb faqen e saj zyrtare. Por të shkojmë me radhë.

Me 28.04.2016, tre ditë pas deklaratës së Trajçevskit në intervistë, jep komunikatë e cila i dedikohet raportit të parë, për të cilin foli drejtori dhe i tërhoqi vërejtjen mediumeve të kenë kujdes për mënyrën e informimit të tyre. Ja, çka thuhet në një pjesë të komunikatës me titull Raport i ndryshëm ndaj standardeve profesionale në 10 ditët e para përpara fushatës parazgjedhore”.

 

Agjencia për shërbime Audio dhe Audio-vizuale, në Raportin për përfaqësimin e mediumeve në 10 ditët e para pas shpalljes së zgjedhjeve konstaton se një pjesë e mediumeve nuk i respektojnë parimet programore për informim objektiv dhe të paanshëm në përshkrimin e ngjarjeve, sigurimin e pikëpamjeve të ndryshme, trajtim të njëjtë të pikëpamjeve, respektimin e dinjitetit njerëzor, për nxitjen e frymës së tolerancës dhe pavarësisë dhe mëvetësisë në politikën redaktuese.

 Përsëri theksojmë për respektimi i nenit 61 nga Ligji për Shërbime Audio dhe Audio Vizuale për kryerjen e kësaj veprimtarie. Paralajmërojmë se, nëse ndonjëri nga mediumet vazhdon të emitoj raportime me të cilat ndërlidhet politika e shtetit me masa nga programet zgjedhore të partive politike dhe të informojnë për aktivitet të organeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal në mënyrë që të jetë në funksion të përfaqësimit mediatik në procesin zgjedhor të cilit do subjekt politik, do të merren mas ligjore. I rikujtojmë radio difuzionet që kërkesa për prezantimin e pikëpamjeve të ndryshme të cilat do të kenë trajtim të njëjtë, njësoj si të gjithë parimet tjera programore, dhe ndalesa e gjuhës së urrejtjes, vlen edhe për debatet, intervistat dhe emisionet tjera aktuale-informative.

 

Pastaj theksohet raporti i parë, në të cilin në fillim është cekur metodologjia dhe forma e ndjekjes së televizioneve dhe radiove, me ç’rast bëhet një dallim i prerë në radio- difuzionet private me program informativ, si dhe obligimet e posaçme të cilat i ka radio-difuzioni publik, gjegjësisht RTVM. Për mediumet komerciale -elektronike thuhet se obligim i tyre është që t’i ndjekin rregullat dhe parimet e nenit 61 të Ligjit ekzistues të ASHAA, ndërsa për RTVM-në, vlejnë në mënyrë plotësuese edhe parimet programore të cilat duhet të ju përmbahet televizioni publik të përshkruara në nenin 111 të të njejtit Ligj, por edhe si duhet të bëhet ndarja për aktivitet e rregullta shtetërore të cilat nuk duhet të jenë në favor të partive në pushtet.
Në këtë pjesë të raportit theksohen konstatimet thelbësore:

  • Shërbimi programor i radio difuzionit publik insiston të respektohen parimet programore dhe standardet si dhe rregullat e veta për mbulimin e procesit zgjedhor, me disa përjashtime.
  • Pesë shërbime programore- Tv Alfa, Tv Kanal 5, Tv Kanal 5 plus, Tv Nova dhe Tv Sitel nuk i respektojnë parimet e nenit 61 të Ligjit për shërbime audio dhe audio vizuale, posaçërisht pjesën në të cilën kërkohen informim objektiv të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të njëjtë të pikëpamjeve dhe mendimeve, si dhe opinioni lirshëm të formoj mendimin rreth disa ngjarjeve dhe çështjeve ( Paragrafi 9).
  •  Tv Alfa, Tv Kanal 5, Tv Kanal 5 plus, Tv Nova dhe Tv Sitel vërehen raportime lidhur me krizën politike, për aktivitetet e organeve shtetërore dhe për promovimin e masave të programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së, në përpunim dhe trajtim mediumet tregojnë formë të përafërt të informimit, përpunojnë, theksojnë teza dhe qëndrime të njëjta ( të tyre ose të mara nga mediume vendore apo të huaja, ekspert, përfaqësues të partive) por shfrytëzojnë dhe ( të huaja) incizime si materiale ilustruese, çka tregon në një far forme harmonizimin në politikat e tyre redaktuese. Kjo është në kundërshtim me parimin e mëvetësisë, pavarësisë dhe përgjegjësisë së redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve të tjerë gjatë përpilimit të programeve dhe përcaktimit të politikës redaktuese bazuar në nenin 61,  paragrafi 1, alineja 13 nga Ligji për Shërbime Audio dhe Audio-Vizuale. Edhe një ngjashmëri tek katër televizionet është ajo se e shfrytëzojnë metodologjinë për transmetimin e qëndrimeve ( të veta, të politikanëve, mediumeve tjera) nëpërmjet të cilit e manifestojnë tonin negativ dhe kornizën për LSDM-në dhe për aktivitetet e “Protestoj”.
  •  Te këto katër televizione, vërehet tendenca, e cila nëse vazhdon në të njëjtin drejtim, do të rezultojë në funksion të përfaqësimit dhe prezantimit zgjedhor nëpër mediume të partive në pushtet.

Pastaj, në Raport theksohen gjendja me fjalë dhe me tabela veçmas për çdo medium. Me ç’rast mund të vërehet që nga Shërbimi Publik më keq qëndron Radio e Maqedonisë, ndërsa televizionet e Programit të parë, si dhe programi i dytë ku emitohen programe në gjuhën shqipe, në përgjithësi, “me përjashtime të vogla” përpiqen të jenë të paanshëm dhe të balancuar.

Nga monitorimi tek radio-difuzionet komerciale, në raport konstatohet se tek televizionet Sitel, Kanal 5, Alfa dhe Tv Nova, ekziston shkelja në mënyrën e informimit sipas nenit 61, gjegjësisht, ata kanë informuar në mënyrë të njëanshme dhe të pa balancuar, me përzierjen e editorialeve, dhe në formë që t’i ikin përgjegjësisë redaktuese. Tek televizionet 24 Vesti dhe Telma, monitoruesit e Agjencisë kanë vërejtur që në tërësi respektohen standardet profesionale dhe nuk mbahet ana e njërit apo tjetrit, përveç  televizionit të parë, është vërejtur  qasje joadekuate në drejtim të raportimit nga protestat e Protestojmë dhe kundër protestës së organizuar nga GDOM dhe atë kryesisht në formën e informimit ( drejtpërdrejtë dhe me paraqitje të reporterëve dhe me fotografi dhe xhirime të huazuara me leximin e lajmeve).

 Profesionalizëm i tërësishëm dhe i balancuar në informim është konstatuar te mediumet të cilat emitojnë në dy gjuhë- në shqip dhe maqedonisht, në programet informative në gjuhën shqipe, siç është Alsat-M, posaçërisht Tv 21 dhe Tv Shenja. Sa i përket radiove, për Kanal 77 nuk është dhënë asnjë vërejte, ndërsa për Radion e Maqedonisë, siç përmendëm, janë konstatuar shmangie të rëndësishme nga detyrimet të cilat i kanë të përcaktuara me ligj dhe me standardet profesionale.

 Duke pasur parasysh të gjithë këto argumentet që janë theksuar edhe  në vetë Agjencinë, në raportin e saj të parë dhe vërejtjen e dhëna në komunikatën e 28.04, vlerësojmë që deklarata e Trajçevskit, për konstatimet në Raportin e parë, të dhëna me 25.04,2016 është e pavërtetë.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.