Kush do t’i heq paditë e fëmijëve që nuk kanë mbiemra të “njohur”?!

Nëse para njëzet viteve personat udhëheqës partiak në pushtet i kanë mbyllur sytë para shkeljeve të “djalit të ish ministrit”, tani nuk lihet hapësirë për të shprehur habi për shkak të mistifikimit të dikujt dhe rolin e ndërtimit të kultit të “familjes”, ndërsa aq më pak të shprehim habi për rrënimit të institucioneve dhe mosfunksionimit të rendit ligjor. 

 

Ish ministri i punëve të brendshme Ljubomir D. Fërçkovski, këto ditë deklaroi për Telma, se i vjen keq që në kohën e tij nuk ka lejuar që ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov t’i shkruhet padi, dhe atë e ka bërë për shkak të respektit ndaj babit të tij Jordan Mijallkov, me të cilin kanë qenë së bashku në qeverinë e parë eksperte (në krye me Nikolla Kljusev), i cili humbi jetën tragjikisht në Serbi në aksident rrugor.

Shumë mirë më kujtohet një rast. Inspektori më transmetoi se personi me emrin Sasho Mijallkov ka qenë i arrestuar kur një veturë e tipit Јeep ka hyrë në një bar nate dhe ka marr pjesë në një përleshje. Nuk e njoha, por më ishte thënë se është djali i ministrit të ndjerë të punëve të brendshme Jordan Mijallkov dhe nga respekti për babanë e tij nuk i lejova që t’i shkruhet kallëzim. Kishte edhe një rast tjetër në të cilin i riu Mijallkov theu ligjin, dhe nuk u raportua. Gjatë kohës së mandatit tim si ministër ishin shumë akte kriminale të Sasho Mijallkov – tha për Tellmën ish ministri i punëve të brendshme Ljubomir Fërçkovski

 [Burimi: Tellma , Data 27.10.2016]

. 

ARSYETIM:

Një deklaratë të tillë të ish ministrit të punëve të brendshme, në të cilën tregon se si shef i mëhershëm i policisë sekrete Sasho Mijallkov, në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar ka qenë i arrestuar dhe është marr në pyetje për thyerje të ligjit, por ai nuk i ka marr parasysh këto, sepse ka qenë djali i ministrit të ndjerë të punëve të brendshme Jordan Mijallkov, e vlerësojmë si jokorrekte dhe jokonsekuente, aq më tepër që e jep një prej nënshkruesve të Kushtetutës, në të cilën është e definuar mirë se të gjithë qytetarët janë të njëjtë para ligjit.

Akti më i lartë shtetëror, më saktë kapitulli i dytë i quajtur: “LIRIT THEMELORE DHE TË DREJTAT E NJERIUT DHE QYTETARIT”, Neni 9 thotë:

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë të njëjtë në liri dhe të drejta pavarësisht gjinisë, racë, ngjyrës, nacionalitetit dhe prejardhjes sociale, bindjes politike dhe fetare; pronës dhe statusit shoqëror. Qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve. 

Ndërsa në rastin konkret, sipas asaj që pranon profesor Fërçkovski, i cili për shumë vite ka qenë në funksione të larta shtetërore, del se disa kanë qenë (janë) “më të barabartë” se të tjerët. Çka të bëjnë ata fëmijë të cilët nuk kanë emra dhe mbiemra të “zëshëm”? Të ju besojnë institucioneve ose të pajtohen me faktin se atyre nuk ka kush jua heq raportet?!

Edhe pse para njëzet viteve personat udhëheqës politik në shtet i kanë mbyllur sytë para shkeljeve të “djalit të ministrit të mëhershëm”, tani nuk ka vend për të shprehur habi për shkak të mistifikimit të dikujt dhe rolit të ndërtimit të kultit “të familjarëve”, dhe aq më pak të shprehet habi për shkak të rrënimit të institucioneve dhe mosfunksionimit të rendit ligjor.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *