Kur LSDM propozon pagë më të lart minimale është populizëm, ndërsa kur premton VMRO DPMNE, nuk është populizëm!

Lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski me 21.11.2016 duke promovuar programin e ri partiak “Realja”, mes tjerash, lajmëroi  edhe rritjen e pagës minimale:

Nga paga ekzistuese që arrin vlerën prej 10080 denarë, do të rriten në 12.000 denarë në vitin 2017, 12.500 në vitin 2018, 13.200 denarënë vitin 2019, në 12.000 denarë në vitin 2020. Në industrinë e tekstilit dhe lëkurës ku paga minimale është 9.000 denarë, do të rritet në 10.500 denarë në vitin 2017, 11.500 në vitin 2018, 12.500 në vitin 2019, në 13.500 në vitin 2020. Kjo rritje është reale dhe e balancaur, dhe ajo do të sigurojë rritje të pagës pa rezikun e largumit nga puna ose krjimit të probeleme te punëdhënësit

[Burimueb-faqja e VMRO DPMNE-së , Data 21.11.2016]

 

ARSYETIM:

Këtë deklaratë të kryetarit të VMRO DPMNE-së në të cilën për periudhën katër vjeçare të ardhshme (2017 – 2020 ) premton rritje të pagës minimale në 14.000 denarë, gjegjësisht 13.500 denarë në industrinë e tekstilit dhe lëkurës, e konsiderojmë si jokonsekuente, sepse kur para një viti opozita propozoi rritje të pagës minimale partia e tij e kundërshtoi. Po ashtu, në shtator të këij viti (2016) VMRO DPMNE e kritikoi LSDM-në, kur ata lajmëruan se nëse fitojnë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, do të rritin pagën minimale në 12.000 denarë deri në prill të vitit 2017, ndërsa deri në vitin 2020 ajo do të arrij vlerën prej 16.000 denarë. Të kujtojmë se me 13 shtator të vitit 2015 grupi i deputetëve të LSDM-së paraqiti në Kuvend propozim për ndërrim të ligjit me të cilin paga minimlae do të rritje në 11.000 denarë dhe kjo shumë do të vlejë për të gjitha degët.

Kërkojmë atë shumë menjëherë që të vlejë për të gjithë të punësuarit në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe në industrinë e prodhimit të teshave (deklaroi atëherë deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski)

Ditën e njëjtë (13.09.2015) VMRO DPMNE në reagim me shkrim vlerësoi se “marrja e propozimit të LSDM-së do të thotë largim nga puna të 30.000 të punësuarve për shkak të rritjes së shpenzimeve të kompanive”

Është e qartë, se ajo për LSDM-në nuk është e rëndësishme sepse ata në historinë e tyre kanë sjellë vendime me të cilat 200.000 njerëz mbetën pa ekzistencën e tyre. Në këtë mënyrë, ashtu siç propozon LSDM, në vend që të ju ndihmojnë, do të dëmtojmë më së paku 30.000 familje edhe ata të cilët kanë të hyrat më të ulta. (deklaratë e VMRO DPMNE-së) 

Në tetor të vitit 2015 Kuvendi, pas debatit dy ditor, nuk e votuan propozim-Ligjin e opozitës për rritje të pagës minimale në 11.000 denarë (09.10.2015). Atëherë shumica qeverisëse propozimin për ndërrim të ligjit për pagën minimale e vlerësoi si të paqëndrueshëm dhe populist. Deputetët e VMRO DPMNE-së gjatë debatit në kuvend e përsëritën qëndrimin se, përderisa propozim-Ligji do të pranohet ajo do të thotë mbyllje e shumë kompanive private, si dhe pa punë do të mbesin rreth 30 mijë punëtor. Sepse, sipas partisë qeverisëse:

nëse rritet paga minimale në 11.000 denarë, punëdhënësit do të kenë shpenzime më të mëdha për punëtor. Për VMRO DPMNE-në është më mirë që të krijohen kushte për hapje në vendet e reja të punës dhe të ofrohen subvencionet e përshtatshme për të gjithë kategoritë e qytetarëve, në vend që të ligjerohet demagogji. 

Me 11 shtator të vitit 2016 LSDM premtoi se nëse do të fitojë mandatin e qytetarëve të formojë qeveri, deri në prill të vitit 2017 do të rrit pagën minimale në 12.000 denarë. Dragan Tevdovski, kryetari i Komisionit për ekonomi dhe anëtarësim në BE nga LSDM, në konferencë për shtyp deklaroi se qëllimi i tyre është paga minimale, e cila tani është 10.080 denarë të arrij vlerën prej 16.000 denarë në vitin 2020.

Për atë, menjëherë pas ndryshimit, deri në prill të vitit 2017 do të rrit pagën minimale në 12.000 denarë. Kjo pagë minimale do të vlejë edhe për të punësuarit në industrinë e tekstilit, veshjes dhe lëkurës, të cilët me vite ligjërisht të pa favorizuar, marrin paga minimale në krahasim me të tjerët, tha Tevdovoski.

Kjo pagë minimale, siç tha në konferencë për shtyp Tevdovoski, do të vlejë edhe për të punësuarit në industrinë e tekstilit, veshjes dhe lëkurës, të cilët me vite janë të pa favorizuar ligjërisht dhe marrin pagat më të ulëta minimale nga sektorët e tjerë.

Neto-paga minimale kap vlerën 10.080 denarë. Punëtorët në industrinë e tekstilit, veshjes dhe lëkurës marrin edhe më pak. Ndërsa, këto janë të punësuarit me pagat më të ulta dhe balancimet të cilat do t’i bëjmë, në 12.000. do ta rregullojmë këtë padrejtësi sociale! Që të mos ketë largim nga puna të të punësaurve, kompanitë do të mbështeten nga shteti. Në vitin e parë, shteti punëdhënësve do t’ua kompenzojë shpenzimet me 1.900 denarë për neto-pagën minimale në undustrinë e tekstilit, veshjes dhe lëkurës, tha Tevdovski

Për këtë deklaratë të LSDM-së reaguan nga partija qeverisëse duke akuzuar  LSDM-në  “që moti e ka humbur kredibilitetin që të flasë për pagat minimale dhe për të drejtat e punëtorëve”. 

LSDM mbylli 648 fabrika dhe la në rrugë më shumë se 200.000 punëtor. Gënjeshtrat e LSDM-së dhe përkujdesi hipokrit për punëtortë tani më nuk pinë ujë. LSDM është parti e cila e tha gënjeshtrën më të madhe duke premtuar se do të punësojnë nga një anëtar për çdo familje. Qytetarët e dinë se VMRO DPMNE e ka zvogëluar papunësinë në 24 %,  futi pagën minimale dhe falë masave ekonomike, thuajse dyfish rriti pagën mesatare. Për këtë LSDM do të humb në mënyrë katastrofale me 11 dhjetorë, thuhet në reagimin e partisë qeverisëse.

Duke pasur parasysh se partia qeverisëse në periudhën e kaluar e ka kritikuar propozimin për rritje të pagës minimale kur ajo është inicuar nga LSDM, ndërsa para një viti në Kuvend ka votuar “kundër” ndryshimit të ligjit, deklaratën e Greuvkit në të cilën ai lajmori rritjen e pagës minimale, e vlerësojmë si jokonsekuente.

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *