Është zgjeruar “Boris Sarafov” në Gjorçe Petrov
Projekt: Zgjerimi i rrugës “4 Korriku”.
Përshkrimi i projektit: Zgjerimi i bulevardit “4 Korirkut” dhe zgjedhja e çështjeve juridike-pronësore në bashkëpunim me Komunën Gjorçe Petrov. (Afati: 2016-2017)
ARSYETIM:
Projekti për zgjerimin e rrugës “4 Korriku” në Gjorçe Petrov ose “Boris Serafov” siç është riemëruar, është pretim i realizuar i kryetarit të komunës së qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Ky projekt është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë!” (faqe 57).
Zgjerimi i rrugës, siç u publikua në një pjesë të mediumeve, filloi me 20.06.2017
Rruga “Boris Serafov” në Komunë Gjorçe Petrov nga një komunikacion i ngushtë do të shndërrohet në komunikacion më të gjerë. Mbrëmë kanë filluar punët ndërtuese për këtë rrugë të komunës në të cilën do të punojnë ekipi i NP “Rrugë dhe rrugica”, lajmëroi Utrinski vesnik.
Për këtë qëllim, siç publikoi Skopje info me 22.06.2016, ka qenë në plan që të rrënohen dy objekte.
Fabrika e vjetër “4 Korriku”, gjegjësisht dy objektet e kompleksit të saj do të rrënohen, që të zgjerohet rruga “Boris Serafov” në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov. Pas negociatave të gjata është arritur marrëveshja me pronarët e tokës dhe objekteve, që të rrënohen objektet të cilët gjenden në pjesën e paraparë të rrugës e cila në këtë moment rindërtohet.
Lajmi për zgjerimin e rrugës “Boris Serafov” u publikua edhe në sajtin zyrtar të Qytetit të Shkupit.
Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të NP “Rrugë dhe rrugica” sot /21.05.2016/ filluan projektin për riformim të rrugës Boris Serafov në Komunë Gjorçe Petrov, gjegjësisht për largimin e grykës së ngushtë në trafik . Fillimet e punëve ndërtuese i shënuan kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Sokol Mireovski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva
Gjatë verifikimit të këtij premtimi “Vërtetmatësi” ju drejtua qytetit të Shkupit dhe prej aty na informuan se zgjerimi i rrugës “Boris Serafov” ka filluar dhe ka përfunduar përgjatë vitit 2016.
Ky projekt është shënuar edhe në Llogaridhënien e kryetarit Koce Trajanovski për projektet e realizuara në të gjithë komunat në vitin 2016.
Në komunën Gjorçe Petrov në vitin 2016 përfundoi zgjerimi i bul. Partizan nga unaza në Porta Vllae deri te unza te kisha “Shën Petar dhe Pavlle”, me çka ky bulevard është ndërtuar në të gjithë gjatësinë e vet të paraparë. Në vitin 2016 u zgjerua edhe rruga Boris Serafov, si dhe një pjesë e rrugës Gjorçe Petrov.
Duke pasur parasysh gjithë këtë. mund që të përfundohet se premtimi i Trajanovskit për zgjerimin e rrugës “4 Korriku” në Gjorçe Petrov, ose “Boris Serafov” siç është riemëruar, është realizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013-2017 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобро Скопје!“ (стр.57) [Пристапено на 21.06.2017]
- Тајм.мк (21.06.2016) – Се проширува улицата „Борис Сарафов“ [Пристапено на 21.06.2017]
- Утрински весник (21.06.2016) – Се проширува улицата „Борис Сарафов“ [Пристапено на 21.06.2017]
- Скопје инфо (22.06.2016) – За целите на проширување на „Борис Сарафов“ ќе се урнат два објекти [Пристапено на 21.06.2017]
- Официјален сајт на Град Скопје (21.06.2016) – Почна дооформувањето на улицата Борис Сарафов [Пристапено на 21.06.2017]
- Официјален сајт на ВМРО-ДПМНЕ (24.01.2017) – Реализирани капитални проекти во сите општини- еве што ќе се гради во 2017 [Пристапено на 21.06.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari