Nuk ka çerdhe të re në Rasadnik
Projekt: Ndërtimi i kompleksit të ri të çerdhja ekzistuese në lagjen Rasadnik.
Komuna e Kisella Vodës do të ndërmerr aktivitete për ndërtimin e kompleksit të ri si rindërtimin e çerdhes ekzistuese në lagjen Rasadnik për 160 fëmijë. Mjetet për këtë projekt do t’i sigurojë Komuna e Kisella Vodës. (Afati për realizim: nëntor 2015)
ARSYETIM:
Premtimi për ndërtimin e kopshtit të ri në lagjen Rasadnik është premtim i parealizuar i kryetares së Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec. Projekti është pjesë e programit të saj për zgjedhjet lokale 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Kisella Vodë më të mirë!” (faqe 53). Projektin e njëjtë e premtoi edhe në fushatën zgjedhore për këto zgjedhje lokale (2017) dhe kolegu i saj partiak, kandidati për kryetar komunë në Kisella Vodë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Johan Traçullovski.
Tarçullovski në fushatën e vet para rrethit të dytë të zgjedhjeve të cilat u mbajtën me 15 tetor (2017), premtoi ndërtimi e kopshti të ri në lagjen Rasadnik.
Kandidati për kryetarë Komunë nga VMRo-DPMNE për Komunën e Kisella Vodës, sot në konferencë për shtyp tha:
Në periudhën e kaluar u ndërtuan 3 kopshte të reja sipas të gjithë standardeve evropiane edhe atë në Pintija, Pripor dhe Çërniçe. Vendbanime të cilat për herë të parë u bën me çerdhe dhe mundësi për prindërit më afër atyre vendeve dhe kujdes më i përshtatshëm për më të dashurit e tyre. Por, nuk ndalojmë këtu, do të vazhdojmë më përkujdesjen e banorëve më të ri në Komunën e Kisella Vodës dhe do të ndërtojmë edhe 2 kopshte të reja edhe atë një këtu në lagjen Rasadnik dhe një në lagjen Draçevo, theksoi Tarçullovski, informon Republika.
Në Llogaridhënien e Beliçanecit për të punuarën në mandatin 2013-2017 “1460” vepra, në pjesën e rritjes së numrit të kopshteve në këtë komunë, nuk ka informacione për ndërtimin e kopshtit të ri në Rasadnik.
Duke ndjekur prioritete të cilat që në fillimin e tyre u definuam së bashkë me banorët e kësaj pjesë të qytetit, këto 4 vjet punuam intensivisht në rritjen e numrit të kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve parashkollorë dhe përmirësuam kushtet në këto objekte ekzistuese. Kjo rezultoi me ndërtimin e 3 kopshteve të reja, të ndërtuara sipas standardeve bashkëkohore, të cilat Komuna e Kisella Vodës i hapi në ato pjesë të komunës në të cilat më parë nuk ka pasur fare kopshte. Me rikonstruktimin dhe adaptimin e këtyre dy hapësirave të SHF “Krume Kepeski” dhe me rindërtim, hapëm kopshtin “Stapallçe” në Pripor, ndërtuam objekt tërësisht të ri për kopshtin “Gjugjica” në lagjen Pintija ndërsa kopshtin “Perunika” në Çërniçe e hapëm në pjesën e rinovuar të SHF “Kuzman Josifovski Pitu”, thuhet në llogaridhënie.
Duke pasur parasysh gjithë këto më lart, mund që të përfundohet se premtimi i Beliçanec për ndërtimin e kompleksit të ri si rindërtim i kopshtit ekzistues në lagjen Rasadnik për 160 fëmijë, është i parealizuar.
BURIME:
- Програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013-2017 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Кисела Вода!“ (стр.53) [Пристапено на 18.10.2017]
- Официјална веб страна на Кисела Вода – Отчет- Градоначалникот на Општина Кисела Вода реализираше 1460 дела во овие 4 години [Пристапено на 18.10.2017]
- Република (26.09.2017) – Тарчуловски: Расадник и Драчево ќе добијат нови градинки [Пристапено на 18.10.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari