Është asfaltuar rruga lokale në fshatin Odri

Është asfaltuar rruga deri në fshatin Odri. Foto: Komuna e Tearcës.

 

Projekt: Rikonstruktimi i rrugëve lokale dhe trotuareve në fshatrat e Komunës së Tearcës – fshati Odri (2013-2016)

ARSYETIM:

Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Odri, është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Tearcës, Isen Asani, dhënë në platformën parazgjedhore “Bashkë ndërtojmë” në zgjedhjet lokale të vitit 2013, si pjesë e projektit për rikonstruktim të rrugëve lokale në Komunën e Tearcës.

Në lidhje me këtë nga Komuna e Tearcës, me 14 tetor të vitit 2016 deklaruan:

Sot me date 14 tetor 2016, Kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani nënshkroi kontratën me kompaninë “Pellagonia” për  asfaltimin e rrugës lokale në fshatin Oder, dhe ndërtimin e trotuareve në rrugën regjionale Tetovë-Jazhincë (duke filluar prej fshatit Tearcë deri në fshatin Sllatinë). Vlera e përgjithshme e këtij projekti kapital është 13.936.088,00 denarë pa TVSH.

Ky projekt financohet prej IPA granteve të Bashkimit Evropian dhe administrohet sipas rregullave të Bankës Botërore, përmes Ministrisë së Financave, programi MSIP-IPA-NCB-081-16 në bashkëpunim me Komunën e Tearcës. Ky projekt paraqet një ndër projektet më të rëndësishme kapitale që Komuna e Tearcës i realizon në infrastrukturën rrugore në fshatrat e Komunës së Tearcës. Realizimi i punëve në terren do të fillojnë nga fundi i javës se ardhshme, dhe pritet të përfundojnë në afat të paraparë në dokumentacionin e tenderimit.

Për fillimin e punëve ndërtimore në rrugën e fshatit Odër mediumet informuan një vit më vonë, me 23 shkurt 2017 ndërsa deklaratë dha edhe kryetari Asani:

Ky projekt është shumë i rëndësishëm për qytetarët në Odri si kërkesë afatgjate e qytetarëve. Kjo rrugë për një muaj do të duket shumë më ndryshe. Punët ndërtimore do t’i realizoj kompania “Pelagonia”, me ndihmën e fondeve nga programi MSIP-IPA-NCB-081-16 në bashkëpunim me Komunën tonë.

Për realizimin e këtij projekti u informua edhe në Buletinin e komunës së Tearcës për vitin 2017, në të cilën jepen edhe detaje me fotografi. Për këtë projekt thuhet:

Komuna e Tearcës realizon edhe një premtim të dhënë banorëve të fshatit Odër, asfaltoi rrugën kryesore në gjatësi prej 2 kilometër dhe gjerësi 4.5 metër. Mjetet janë të siguruara nga Banka Botërore për zhvillim të parapara për komunat rurale, sipas komponentës MSIP IPA-fondet. Vlera e tërësishme e projektit, duke përfshirë edhe ndërtimin e trotuarit nga fshati Sllatinë deri në Tearcë është: 226.500,00 euro. Punët janë realizuar nga kompania ndërtimore “Pelagonia”-Gostivar.

Duke pasur parasysh verifikimin e bërë, mund që të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës për “Rikonstruktimin e rrugëve lokale dhe trotuareve në fshatrat e Komunës së Tearcës” – fshati Odri (2013-2016), është i realizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.