Në Komunën e Zhelinës për herë të parë u mbajt Festivali i Trashëgimisë Kulturore
Premtim: Administrata e re do të angazhohet për krijimin e programeve kulturore në nivel komunal, me qëllim që të përfshihet çdo vend banim. Projektet kulturore kanë rol të fuqishëm për ruajtjen e trashëgimish kulturore, familjare dhe vlerave shoqërore.
[Burimi: Programi parazgjedhor i kryetarit të Komunës, Blerim, Sejdiu, Komuna e Zhelinës – në gjuhën shqipe]
ARSYETIM:
Në programin parazgjedhor të kryetarit të tanishëm në Komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu, pjesa Kultura (faqe 3) është dhënë premtimi për realizimin e projekteve kulturore në këtë komunë. Ky premtim i Sejdiut, i cili përmban edhe Festivalin e parë për trashëgimi kulturore në këtë komunë është realizuar.
Prej 18 deri me 22 korrik në Komunën e Zhelinës për herë të parë u organizua Festivali i trashëgimisë kulturore. Ky manifestim kulturor përmbante program kulturor të pasur muzikor, letrar, humoristik, aktivitet sportive etj. Mediumet informuan se organizatorët e festivalit ishte Komuna dhe Organizata Kulturore dhe Arsimore “Adrion”, e cila është aktive në Zhelinë.
Në hapjen e këtij festivali që u mbajt në stadiumin e Zhelinës të pranishmëve ju drejtua edhe kryetari Sejdiu, i cili para të pranishmive tha:
Ky Festival dhe ky panair paraqesin pasurinë tonë shpirtërore dhe materiale të kombit tonë. Ky festival madhështor është ngritur me qëllim që të afirmojmë kulturën dhe traditën tonë të pasur, si dhe të propagandojmë bukuritë e mëdha natyrore të kësaj komune. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim edhe në të ardhmen këtë festival të rëndësishëm për traditën tonë kulturore, letrare, muzikore.
Hapjen e këtij festivali e përshëndeti edhe kryetarja e organizatës “Adrion”, Lindita Emrullahu, e cila foli për aktivitet të cilët duhet të zbatohen që të arrihet deri te organizimi i këtij festivali. Ajo siguroi se në të ardhmen festivali do të jetë edhe më i pasur si rezultat i përvojës së arrirë dhe se do të shndërrohet në projekt serioz promovues i kulturës sonë të pasur.
Organizata “Adrion” rregullisht i ka informuar qytetarët për aktivitete lidhur me festivalin përmes profilit zyrtar në Facebook, dhe nëpërmjet fotografive u prezantuar gjithë manifestimit. Festivali zgjati katër ditë dhe përfundoi me 22 korrik 2018.
Sipas të gjithë informatave, këtë premtim të kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, e vlerësojmë si të realizuar.
BURIME:
- Фејсбук страница на организацијата АДРИОН [проверено на 01.09.2018]
- Официјална Фејсбук страница на Општина Желино [проверено на 01.09.2018]
- (25.07.2018) Порталлб.мк Заврши фестивалот за културно наследство [проверено на 01.09.2018]
- (25.07.2018) Бонзо Фестивалот за културно наследство во Желино (18-22 јули)
- [проверено на 01.09.2018]
- Програми на градоначалникот на Општина Желино, Блерим Сејдиу [проверено на 01.09.2018]
Vlerësoi: Drilon Saliu
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari