Janë publikuar raportet financiare për shpenzimet zyrtare të Arben Taravarit

 

Premtim: Publikimi i raporteve financiare të kryetarit Arben Taravari për shpenzime zyrtare 

[Burimiр: AA – Arben Taravari: Për Gostivarin me dije dhe guxim – 2017, data : 05.10.2017 ]

 

ARSYETIM:

Gjatë fushatës parazgjedhor të zgjedhjeve lokale (tetor 2017), në debatin e organizuar nga “Portalb”, Vërtetmatësi dhe Birn Kosovë(05.10.2017), Arben Taravari, në atë kohë kandidatë për kryetar në Komunën e Gostivarit, premtoi transparencë për të gjithë shpenzimet e Komunës, përfshirë edhe shpenzimet e tij zyrtare. Ky premtim i Taravarit është realizuar. Premtimin për transparencë, gjendet edhe në programin e tij zgjedhor: Taravari “Me dije dhe guxim për Gostivarin”, (faqe 16).

Me 05.10.2017 në debatin e organizuar nga an e “Portalb.mk” dhe BIRN Kosovë, Arben Taravari i pyetur nëse në ueb-faqen e Komunës së vet do të publikojë shpenzimet buxhetore, pot edhe shpenzimet e tij si kryetar komune, u përgjigj:

Patjetër, transparencë maksimale. 

Me 10.11.2017, pas ardhjes në funksion, kryetari Taravari ne brifingun e tij me gazetarët, po ashtu, njoftoi bashkëpunim të lartë dhe transparencë në punën e qeverisë lokale:

Së shpejti do të kemi ekip të konsoliduar për marrëdhënie me opinionin dhe në kohë do të informoheni për të gjithë ngjarjet që ju interesojnë si gazetarë që të informoni publikun. Ekipi i PR-it do jetë i hapur për bashkëpunim dhe do të keni qasje të shpejtë deri te të gjithë informacionet me karakter publik, theksoi Taravari dhe shtoi se mbajtje e këtyre takimeve joformale një herë në muaj do të jetë praktikë e rregullt. 

Taravari në cilësinë kryetarit të Komunës së Gostivarit, në intervistën e dytë të tij për “Portalb” me 30 maj të vitit 2018 deklaroi se në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit tashmë po publikohen raportet financiare për të gjithë shpenzime dhe projektet e Komunës dhe se një praktikë e tillë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Pas verifikimit në ueb-faqen e Komunës së Gostivarit në faqen kryesore në pjesën “Informacione”, në pjesën “Të përgjithshme”, mund të shihem raportet financiare, në mesin e të cilëve edhe shpenzimet zyrtare të kryetarit prej vitit 2017 deti në vitin 2018. Duke klikuar në linkun hapet tabela në të cilën mund të shihen shpenzimet e realizuara të Taravarit prej nëntorit të vitit 2017 deri në korrik të vitit 2018.

Duke pasur parasysh gjithë këto informacion, premtimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për “Transparencë financiare dhe publikim edhe të shpenzimeve zyrtare të kryetarit të komunës”, e vlerësojmë si të realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni

Your email address will not be published.