Nxënësit e SHF “Grigor Përliçev” u bënë me fushë tenisi

Fusha e tenisit në SHF "Grigor Përliçev" Foto: Komuna Gazi Baba

Projekt:  Ndërtimi i terrenit për tenis në kuadër të SHF “Grigor Përliçev”. (Afati: tetor i vitit 2013)

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e terrenit për tenis në SHF “Grigor Përliçev” është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajanovski. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si: Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Komunë Gazi Baba më të mirë! (faqe 28). 

Me ndërtimin e 100 fushave të tenisit, talentëve tanë të ri u mundësojmë që të zhvillohen si tenist të ardhshëm profesional, por edhe njëkohësisht ju ofrojmë kushte të gjithëve rekreativëve, të cilët në numër të madh merren me ketë sport interesant. Terren tenisi bashkëkohorë, të lidhur plotësisht me infrastrukturë, me ndriçim për ndeshje nate, shtigje të kalueshme, gardh prej teli, dhe çka është më e rëndësishme platformë bashkëkohore sipas të gjithë standardeve të Asociacionit të Tenisit Botëror, thuhet në program. 

Me 27.05.2015, një pjesë e mediumeve informuan se është lëshuar në përdorim fusha e re e tenisit në SHF “Grigor Përliçev”.

Në oborrin e shkollës fillore Grigor Përliçev është lëshuar në përdorim fusha e re e tenisit e cila do të jetë në funksion të shfrytëzimit nga ana e nxënësve. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim mes komunave Gazi Baba dhe Agjencisë për Rini dhe Sport, informoi Netpres

Verifikimi se fusha e tenisit është lëshuar në përdorim dhe se shfrytëzohet është publikuar prej 23.04.2016 në faqen zyrtare të Facebook profilit të kryetarit Trajanovski.

Përherë të parë së bashku me Asociacionin e komunës për sport shkollor në Gazi Babë organizuam turne në tenis në fushën e tenisit në vendbanimin Zhelezara, në të cilën morën pjesë të gjithë shkollat fillore të Gazi Babës. 

Më shumë informacione  rreth turneut u publikuan në ueb-faqen e Komunës Gaza Baba me 23.04.2016.

Në turne ishte i pranishëm kryetari Toni Trajanovski i cili mbështeti zhvillimin e këtij sporti, anëtarët e administratës së komunës, mësimdhënësve dhe banorëve nga vendbanimi Zhelezara. Pas përfundimit të turneut u shpallën nxënësit të cilët morën tre vendet e para, në kategori të meshkujve edhe të femrave. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të arrihet në përfundim se kryetari i Gazi Babës projekti “Ndërtimin e terrenit të tenisit në kuadër të SHF “Grigor Përliçev” është pretim i realizuar, me vërejtje që është realizuar me vonesë prej dy vitesh

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.