Është zgjeruar “Boris Sarafov” në Gjorçe Petrov

Rruga :4 Korrikut" ("Boris Serafov") pas zgjerimit. Foto: Qyteti i Shkupit

 

Projekt:  Zgjerimi i rrugës “4 Korriku”.

Përshkrimi i projektit: Zgjerimi i bulevardit “4 Korirkut” dhe zgjedhja e çështjeve juridike-pronësore në bashkëpunim me Komunën Gjorçe Petrov. (Afati: 2016-2017)

 

ARSYETIM:

Projekti për zgjerimin e rrugës “4 Korriku” në Gjorçe Petrov ose “Boris Serafov” siç është riemëruar, është pretim i realizuar i kryetarit të komunës së qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Ky projekt është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë!” (faqe 57). 

Zgjerimi i rrugës, siç u publikua në një pjesë të mediumeve, filloi me 20.06.2017

Rruga “Boris Serafov” në Komunë Gjorçe Petrov nga një komunikacion i ngushtë do të shndërrohet në komunikacion më të gjerë. Mbrëmë kanë filluar punët ndërtuese për këtë rrugë të komunës në të cilën do të punojnë ekipi i NP “Rrugë dhe rrugica”, lajmëroi Utrinski vesnik. 

Për këtë qëllim, siç publikoi Skopje info me 22.06.2016, ka qenë në plan që të rrënohen dy objekte.

Fabrika e vjetër “4 Korriku”, gjegjësisht dy objektet e kompleksit të saj do të rrënohen, që të zgjerohet rruga “Boris Serafov” në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov. Pas negociatave të gjata është arritur marrëveshja me pronarët e tokës dhe objekteve, që të rrënohen objektet të cilët gjenden në pjesën e paraparë të rrugës e cila në këtë moment rindërtohet. 

Lajmi për zgjerimin e rrugës “Boris Serafov” u publikua edhe në sajtin zyrtar të Qytetit të Shkupit.

 Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të NP “Rrugë dhe rrugica” sot /21.05.2016/ filluan projektin për riformim të rrugës Boris Serafov në Komunë Gjorçe Petrov, gjegjësisht për largimin e grykës së ngushtë në trafik . Fillimet e punëve ndërtuese i shënuan kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Sokol Mireovski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva

 

Улицата „ 4 Јули“ („Борис Серафов“) пред проширувањето Фото: Град Скопје
Rruga :4 Korrikut” (“Boris Serafov”) para zgjerimit. Foto: Qyteti i Shkupit

Gjatë verifikimit të këtij premtimi “Vërtetmatësi” ju drejtua qytetit të Shkupit dhe prej aty na informuan se zgjerimi i rrugës “Boris Serafov” ka filluar dhe ka përfunduar përgjatë vitit 2016.

Ky projekt është shënuar edhe në Llogaridhënien e kryetarit Koce Trajanovski për projektet e realizuara në të gjithë komunat në vitin 2016.

Në komunën Gjorçe Petrov në vitin 2016 përfundoi zgjerimi i bul. Partizan  nga unaza në Porta Vllae deri te unza te kisha “Shën Petar dhe Pavlle”, me çka ky bulevard është ndërtuar në të gjithë gjatësinë e vet të paraparë. Në vitin 2016 u zgjerua edhe rruga Boris Serafov, si dhe një pjesë e rrugës Gjorçe Petrov. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë. mund që të përfundohet se premtimi i Trajanovskit për zgjerimin e rrugës “4 Korriku” në Gjorçe Petrov, ose “Boris Serafov” siç është riemëruar, është realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.