Nxënësit nga Kratova u bën me sallë të re sportive

Salla e re në SHF "Koço Racin" në Kratovë. Foto: mon.gov.mk

PROJEKT:Ndërtimi i sallës së sportit të SHF “Koço Racin” 

Përshkrim i projektit: Për shkak të nxitjes së zhvillimit të duhur psikofizik dhe nxitjes së shpirtit motivues te të ritë dhe te të rriturit, në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të ndërtojmë sallë sporti në SHF “Koço Racin”. Burimi i financave: Buxheti i Republikës së Maqedonisë (Afati: dhjetor 2016)

ARSYETIM:

Projekti për ndërtimin e sallës në SHF “Koço Racin” është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Kratovës, Mite Andonovski. Projekti është pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Kratovë më të mirë!” (faqe 21″). 

Me 27.02.2016, Kanal 5 publikoi se lideri i VMRO-DPMEN-së ka qenë në vizitë në Kratovë, me qëllim që të shoh aktivitet ndërtuese të sallës së sportit në shkollën “Koço Racin”.

Në Kratovë janë mbikëqyrur punët ndërtuese të sallës së sportit në shkollën Koço Racin. Pas përfundimit të saj në tërësi do të kënaqen nevojat e shkollës fillore dhe të mesme për mbajtjen e procesit mësimorë. 

Lajmin për mbikëqyrjen e sallës u publikua në të njëjtën ditë edhe në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë (MASH).

Salla e sportit pritet që të përfundojë deri në fund të këtij viti, me sipërfaqe prej 650 m2, do të ketë garderobë, tush-kabinë, hapësirë për vendosjen e rekuizitave sportive si dhe hapësira të nevojshme për mësimdhënësit në sport dhe aktivitete sportive. 

Edhe pse informimet në programin e kryetarit Andonovski dhe MASH, kanë qenë se salla do të përfundoj deri në fund të vitit 2016, ajo përsëri është lëshuar në përdorim disa muaj më vonë.

Lajmet se nxënësit në Kratovë kanë sallë sporti, mediumet e publikuan me 10.05.2017.

Nxënësit e SHF “Koço Racin” në Kratovë tash së fundmi orët e edukatës fizike i mbajnë në sallën e re sportive të ndërtuar në suaza të projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, lajmëroi Telegraf. 

Lajmi u publikuar edhe në faqen zyrtare në MASH.

Ministri për Arsim dhe Shkencë Spiro Ristovski sot ishte prezent në hapjen e sallës së re sportive si pjesë e shkollës fillore “Koço Racin” në Kratovë, e cila ka filluar që të ndërtohet në fillim të vitit të kaluar. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të Komunës së Kratovës, Mite Andonovski, për ndërtimin e sallës së re sportive në SHF “Koço Racin” është premtim i realizuar, me vërejtje se është bërë me vonesë prej disa muajsh.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasoska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.