Në Usje është hapur qendër ditore për persona me aftësi të kufizuara
Qendër ditore për persona me aftësi të kufizuar
Në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale, do të hapim qendër ditore për persona me aftësi të kufizuar, me qëllim të socializimit të tyre dhe përmirësim të kualitetit të jetesës. (Mjetet për këtë projekt do t’i sigurojë Komuna e Kisella Vodës. Afati i realizimit: 2014-2015)
ARSYETIM:
Qendra ditore për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara është hapur në lagjen Usje në mars të vitit 2015. Me këtë është realizuar premtimi i kryetares së Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec – Aleksiq, të dhënë në programin e saj zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Kisella Vodë më të mirë” (Mbrojte sociale dhe preventiva sociale, faqe 54).
Në 20 mars të vitit 2015 mediumet informuan se kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beliçanec – Aleksiq dhe Ministri për Punë dhe Politik Sociale Dime Spasov së bashku me drejtoreshën e Shoqërisë për fëmijë me aftësi të kufizuara “DAMA EL” Ollgica Geogieva, prenë shiritin dhe me atë e shënuan fillimin e punës së qendrës së re ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar në lagjen Usje.
Në ueb-faqen e Komunës në tekstin e titulluar: “Kryetarja Beliçanec – Aleksiq dhe ministri Spasov hapën qendrën ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara“, është transmetuar deklarata e Beliçanec- Aleksiq. në të cilën thotë:
Në objektin që Komuna e Kisella Vodës e dha për shfrytëzim nga ana e Shoqërisë për fëmije me aftësi të kufizuara “DAMA EL”, pa asnjë tarifë shtesë, për 10 vite, pasi ishte bërë rindërtimi, në gjithsej 400 metër katror, funksionojnë 6 klasa në të cilat gjatë ditës mund të qëndrojnë deri në 25 persona prej 3 deri 26 vjeç. Ato kanë nën shërbim një ekip të profesional të përbëre prej psikologëve, pedagogëve, defektologëve dhe logopedëve. Si shtesë, në pjesën e poshtme të kësaj ndërtese është planifikuar edhe hapja e klinikës, dhe në këtë vend do të të vendoset edhe një shoqëri e re.
Në informatën e njejtë është dhënë edhe deklarata e Ministrit për Punë dhe Politik Sociale, Spasov ne të cilën ai i falenderohet Beliçanec – Aleksiq
Do të doja që të urojë Komunën e Kisella Vodës dhe kryetaren e Komunës Biljana Beliçanec Aleksiq për mbështetjen që ia kanë dhënë investitorit privat- me qëllim që një objekt i tillë të përdoret për fëmijët me pengesa në zhvillim nga Komuna e Kisella Vodës, mes tjerash dhe nga qyteti i Shkupit.
Qendra ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara “Shën Kirili” gjendet në objektin e dikurshëm të SHF “Nevena Georgieva Dunja” në lagjen Usje. Ka kapacitet për 25 fëmijë prej 3 deri në 26 vjeç.
BURIMET:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Билјана Беличанец Алексиќ (2013-2017), Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Кисела Вода! (Социјална заштита и социјална превенција, стр. 54) [Пристапено: 01.07.2016]
- Тајм (20.03.2015): Отворен дневен центар на лица со хендикеп [Пристапено: 01.07.2016]
- Лидер (20.03.2015): Отворен Дневен центар за деца и младинци со посебни потреби во Усје [Пристапено: 01.07.2016]
- Веб – страница на Општина Кисела Вода (20.03.2015): Градоначалникот Беличанец-Алексиќ и Министерот Спасов отворија Дневен центар за деца со посебни потреби [Пристапено: 01.07.2016]
Vlerësuar prej: Olivera Vojnovksa
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari