Është rindërtuar rruga e fëmijëve “Toshe Proeski”
Projekt: Ndërtimi i vendkalimit për këmbësor – vazhdimi i rrugicës për fëmijë Toshe Proeski ne mes gjelbërimit publik të lagjes Jane Sandanski dhe rindërtim i rrugës ekzistuese Toshe Proeski në Lisiçen e Re.
Përshkrim i projekti: Rindërtim dhe ndërtim i rrugicës Toshe Proeski me ndriçim dhe pajisje urbane. (Mjete: 38.000.000 denarë Burimi i financave: Buxheti i Komunës Afati: shtator viti 2013)
ARSYETIM:
Vendkalimi për këmbësor “Toshe Proeski”, është rindërtuar dhe lëshuar në përdorim në shtator të vitit 2013. Ky është një premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Aerodromit Ivica Konevski, të dhënë në programin e tij zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! (Punë komunale, faqe 36)
Kryetari i Shkupit dhe Komunës së Aerodromit, koce Trajanovski dhe Ivica Konevski me 18.09.2013 zyrtarisht e lëshuan në përdorim rrugën e rindërtuar për fëmijë në Lisiçen e Re në të cilën mblidhen dhe shoqërohen të ritë nga e gjithë Komuna. Kryetari Koneski atëherë deklaroi:
Me rindërtimin e rrugës për fëmijë “Toshe Proeski”, e cila në më shumë vende është e dëmtuar, qytetarët fituan një vend më të bukur për shëtitje dhe relaksim. (Konevski)
Vendkalimi për këmbësor “Toshe Proeski” është futur mes projekteve të realizuara në llogaridhënien e Konevskit për vitin 2013 (faqe 21), ku, mes tjerash, është shkruar:
Vendkalimi për këmbësor është i gjerë 7 metra dhe i gjatë 550 metra. Rruga e fëmijëve është shtruar me pllaka mermeri dhe pllaka nga graniti, në të cilën janë gdhendur heronjtë prej filmave vizatimor. Rruga është tërësisht e ndriçuar, ndërsa është vendosur edhe pajisje urbane, më saktë ulëse dhe shporta për mbeturina.
Përkrah rrugës janë mbjell 96 saksia me lule dhe bimë të gjelbërta, të cilat i ka donuar Qyteti i Shkupit, përmes ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërim”.
BURIMET:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Ивица Коневски (2013-2017), Нови дела за нов напредок, нови дела за подобар Аеродром! (Комунални работи, стр. 36) [Пристапено: 27.07.2016]
- Веб-страница на Општина Аеродром: Отчет на градоначалникот на Општина Аеродром (2013) (стр.12) [Пристапено: 27.07.2016]
- Тајм.мк (18.09.2013): Детската улица Тоше Проески доби нов лик [Пристапено: 27.07.2016]
- А1 ОН (18.09.2013): Детската улица Тоше Проески доби нов лик [Пристапено: 27.07.2016]
Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari