Është ndriçuar lugina në fshatin Novo Sellë

Rrugica e këmbësorëve në dalje të Shtipit. Foto: Komuna e Shtipit

 

Projekt: Ndriçim i luginës në Novo Sellë

Ndriçim i rrugicës për këmbësore në dalje të Shtipit te lugina në Novo Sellë ( Buxhet: 3.000.000,00 denarë). Burim financiar: Buxheti i Komunës. Afati: 2013-2017

 

ARSYETIM:

Projekti për ndriçimin e luginës në Novo Sellë është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Shtipit, Illço Zahariev. Premtimi është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017, të quajtur”Vepra të reja për për zhvillim të ri, vepra të reja për komunë më të mirë”! (faqe.39)

Premtimi për ndriçim të luginës në Novo Sellë, Zaharievi e ka dhënë para qytetarëve të kësaj bashkësie, me 20.09.2013.

 

Para nesh kemi shumë punë për përmirësimin e një numri të madh të pikave në pjesën e hyrjes së qytetit, posaçërisht pikat e ngushta të qytetit- theksoi përpara të pranishmeve në një takim në Novo Sellë, kryetari i komunës Zahariev. Ai premtoi mbrojtje dhe konservim të disa pjesëve të vjetra në Novo Sellë, ndriçim rrugor më të mirë dhe ndërtim të një terreni sportiv në afërsi të kishës “Sveti Spas”. Do të bëhet ndriçimi i luginës në dalje të qytetit dhe rregullim të pjesës së kopshtit të banjës Kezhovica, u publikua në faqen e tij oficiale në Facebook

Me 28.10.2014, siç publikoi agjencia shtetërore MIA. Komuna e Shtipit për herë të parë ka realizuar program zhvillimor për aktivitetet komunale. Siç informon udhëheqësi në Zyrën për aktivitete komunale në Komunën e Shtipit, Sonja Kitanova, ky program përfshin disa projekte.

Komuna në tre vitet e ardhshme do të rinovoj ndriçimin rrugor me led drita dhe komplet do të ndriçohet lugina në fshatin Novo Sellë të Shtipit për çka është paraparë investim prej 4 milion eurosh.

Me 04,06.2014, portali Porta 3 publikoi që Komuna e Shtipit i ka vendosur kandelat në rrugicën e re për këmbësorë e cila po ndërtohet përreth Isar.

 Deri në fund të ditës pritet instalimi të përfundoj, ndërsa me vetë këtë, nga sonte të ndriçohet edhe rrugica për këmbësorët.

Projekti për ndriçim të luginës në Novo Sellë, nuk figuron si projekt i realizuar në Llogaridhënien e kryetarit të komunës Zhariev për punën e bërë në katër vitet e fundit. Për këtë arsye, “Vërtetmatësi” ju drejtua komunës për të kontrolluar deri ku ka arritur realizimi i projektit. Nga atje na thanë që projekti është përfunduar tërësisht, edhe pse nuk përmendet në Llogaridhënie.

Nuk bëhet fjalë vetëm për ndriçim, për shkak se pjese shkëmbore është punuar, është asfaltuar, është vendosur instalimi elektrik dhe në fund janë vendosur kandelat- informoi Dragan Rasmov nga Komuna e Shtipit, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun.

Ai na dërgoi dhe fotografi nga rrugica e rregulluar në luginën e fshatit Novo Sellë.

Duke pas parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet që premtimi i Zaharievit për ndriçim të luginës në Novo sellë, është realizuar.

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.