Është ndërtuar skejt-park afër shëtitores së lumit Vardar

Ideja për skejt-parkun ka ekzistuar që nga viti 2012, me ç'rast Gruevski i ka sinjalizuar Trajanovskit për realizmin e një parku të tillë. Foto:Skrinshot

 

Me ndërtimin e skejt-parkut në territorin e qytetit të Shkupit do të realizohet dëshira e kamotshme e adhuruesve të këtyre sporteve, numri i ti cilëve po rritet nëpër botë, si për nga masiviteti ashtu edhe për nga pamja. Skejt-parku do të ndërtohej sipas të gjitha standardeve dhe normave ndërkombëtare, ndërsa banorët e Shkupit do të fitojnë këndin e tyre sipas standardeve bashkëkohore për sport dhe rekreacion. (Afati2014)

ARSYETIM:

Projekti SKEJT-PARK NE SHKUP, është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, te cilën ai e premtoi ne Programin zgjedhor  ( Sport, faqe 57)me të cilën doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

 

Skejt-parku gjendet pranë shëtitores të lumit Vardar dhe u hap para dy viteve – në korrik të vitit 2014. Në hapjen solemne i organizuar për atë qëllim Trajanovski, theksoi që ky skejt-park është i pari i këtij lloji në Maqedoni dhe ai është plotësisht i financuar nga Qyteti i Shkupit.

Parku është ndërtuar sipas gjitha standardeve,dimensionet e tij janë 15 metra në gjerësi dhe 15 metra në gjatësi. Në park ka nëntë pajisje dhe lokacioni është i rrethuar me gardh me lartësi të mjaftueshme, tha kryetari komunës Trajanavoski.

Ai shtoi që “interesimi tek të varurit nga sportet me adrenalinë është i madh dhe për aktivitete sportive  më të madh janë vendosur edhe reflektorë të cilët do të ju mundësojnë aktivitete edhe gjatë orëve të vona”.

Lideri i VMRO-DMNE-së, në atë periudhë edhe kryeministër, Nikolla Gruevski, i cili mori pjesë në hapjen solemne, atëherë tha që ideja për ndërtimin e një skejt-parku në Shkup është propozuar që në vitin 2012 në ditën e qeverisë për ide.

Përpara dy viteve, diku afër vitit 2012 në Ditën e ideve erdhi një person i cili dha një ide për ndërtimin e një skejt-parku të këtillë dhe arsyetoi pse një gjë e tillë është e nevojshme, dhe se shumë njerëz e përdorin dhe se në Republikën e Maqedonisë nuk ka një park të tillë sipas standardeve dhe dimensioneve të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht. Ju drejtova kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, deri te Agjencia për Sport dhe të Rinj dhe ja projekti është realizuar, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.

 

LINQE:

 

Vlerësuar nga:Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.