E realizuar: Në Kapishtec hapet Qendra ditore për persona me pengesa intelektuale

Qendra ditore gjendet në rrugën "Vasil Gjorgjov" nr.4 mes Agjencisë së punësimit dhe Qendrës për ortotikë dhe protetikë "Slavje". Foto. Printskrin

PROJEKT: “MBËSHTETJE PËR HAPJEN E QENDRËS DITORE PËR PERSONA ME PENGESA INTELEKTUALE”

Një prej drejtimeve prioritare në Qytetin e Shkupit lidhur me përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me nevoja të posaçme do të jetë mbështetja për hapjen e qendrave ditore për personat me pengesa intelektuale, si model për kujdes cilësor dhe ndihmë të personave dhe familjeve të tyre. Qendrat ditore do të sigurojnë mbështetje për personat me pengesa intelektuale në bazë ditore, trajnim për përvetësimin dhe përsosjen e shkathtësive për jetesë të pavarur, programe pune, programe arsimore dhe aktivitete sociale, aftësim për aktivitete të caktuara të punës, që mund të kontribuojnë për pavarësimin e tyre në jetën e mëtutjeshme, komunikim dhe socializim në grup dhe jashtë tij. Qendrat ditore për personat me pengesa intelektuale do të paraqesin segment të rëndësishëm në integrimin social të kësaj kategorie të personav dhe pritet dobitë nga funksionimi i qendrave të jenë të mëdha dhe të rëndësishme, si te personat me pengesa ashtu edhe familjet e tyre (Afati: viti 2014-2015)

ARSYETIM:

Projekti: “MBËSHTETJE PËR HAPJEN E QENDRËS DITORE PËR PERSONA ME PENGESA INTELEKTUALE”, është premtim i realizuar i kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski, të cilin e dha në Programin e tij zgjedhor  (2013-2017) “Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Shkup më të mirë”,( në pjesën Mbrojtja sociale, fq.41).

Qendra e re ditore për persona me pengesa intelektuale filloi të punoi në verën e vitit 2015 në lagjen Kapishtec të Shkupit, gjashtë muaj para afatit final për realizim, që figuron në Program (dhjetor 2015). Ndryshe, kjo është qendra e dytë e këtij lloji në kryeqendër, e para gjendet në lagjen Aerodrom.

Мë 10 qershor 2015 kryetari Trajanovski dhe ministri i atëhershëm i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov hapën Qendrën e re për personat me pengesa intelektuale. Në këtë ngjarje Trajanovski, mes tjerash, tha se bëhet fjalë për:

Qendër e cila duhet të siguroj kujdes dhe akomodim ditor, përkujdesje, ushqim, rehabilitim psikosocial dhe riedukim, punë përkatës dhe shërbime për harxhim të organizuar të kohës për personat me pengesa në zhvillimin intelektual. Në qendrën ditore ku do të përfshihen personat me pengesa mesatare dhe të rëndë intelektuale të moshës mbi 18 vjet, do të realizohen aktivitete programore që do të kenë të bëjnë me aktivitete si dhe punë me prindërit e shfrytëzuesve. E gjithë kjo do të mundësoj aftësim për jetë të pavarur, socializim dhe integrim të personave me pengesa intelektuale në komunitetin lokal, aktivitete pune, aktivitete praktike dhe sociale…

…Dua të theksoj se Qyteti i Shkupit edhe më tej do të vazhdoj që të ofroj përkrahjen e tij financiare për dy qendrat ditore, qendrën në Aerodrom (me 2.000.000 denarë) dhe qendrën e re në Kapishtec (400.000 denarë) përmes sigurimit të mjeteve në buxhetin e Qytetit, në nivel vjetor. (Trajanovski)

Spasov atëherë njoftoi se sigurimi i objektit dhe riparimi janë deri në vënien në funksion.

Kjo Qendër do të mbështetet për prindërit e personave me pengesa intelektuale dhe formë e shkëlqyeshme e mbrojtjes jashtë- institucionale dhe kujdesit për këto persona. Dita e tyre do të jetë e mbushur me përmbajtje të caktuara dhe program që do t’ju ndihmojnë që t’i avancojnë shkathtësitë e tyre dhe t’ia dalin në jetën e tyre të përditshme (Spasov)

Qendra ditore e personave me pengesa intelektuale gjendet në rrugën “Vasil Gjorgjov” nr.4 në Kapishtec, mes Agjencisë së punësimit dhe Qendrës për ortotikë dhe protetikë “Slavej”.

Ky projekt përmendet në mesin e premtimeve të realizuara të kryetarit Trajanovski në llogaridhënien  e tij për vitin 2015 (fq.26) ku, mes tjerash, shkruan se:

Hapja e Qendrës ditore (10.06.2015) është rezultat i partneritetit mes Qendrës republikane për mbështetjen e personave me pengesa intelektuale- “Poraka”, Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe Qytetit të Shkupit.

Në Qendrën ditore për persona me pengesa intelektuale mbi 18 vite “Poraka” në lagjen Kapishtec, këtë vjeshtë u hap punëtori e riparuar për aktivitete sportive dhe rekreative. Mjetet financiare për rregullimin e punëtorisë në vlerë prej 280.000 denarë ishin siguruar nga Panairi ndërkombëtarë i organizuar nga OJQ-ja “Dobrodojde”-Macedonia welcome centar, si dhe nga Qyteti i Shkupit.

 

LINQE:

 

 

Оценето од: Оливера Војновска

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.